VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - MEGJITHËSE VAN GOGU KISHTE RËNËCikël poetik nga ROLAND GJOZA

                                                                                      

E Hënë, 04.29.2024, 01:59am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
MEGJITHËSE VAN GOGU KISHTE RËNË
Cikël poetik nga ROLAND GJOZA

E Mërkurë, 10.23.2013, 09:29am (GMT+1)





RA VAN GOGU

Eh, nëna ime
E mira nëna ime e bekuar
Kur erdhi në Amerikë
Pa me pyetur mua
Hoqi nga dhoma e pritjes Van Gogun
Korbat në arën me grurë
(ç'është kjo gjë e shpifur, Landush?! )
Dhe vuri portretin e babait të vdekur në mur.
Ne s'pipëtimë,
Ne s'u ndjemë,
Megjithëse Van Gogu kishte rënë.
 
 
GJELI

 
Nëna ime solli një gjel nga Shqipëria
Një gjel të gjallë
Me marifete e kish kaluar
Në Nju Jork
Në doganë.
Po pse moj nënë na turpëron
Sillet gjel i gjallë
Në Amerikë?
Këtu gjen dhe majën e gjerit
Folëm ne me gjuhën e saj.
Ju s'dini, tha
Jeni bërë të ftohtë
Ky gjel do të shtypë një pulë amerikane
Dhe ju do të hani vezë
Të kujtoni Shqipërinë mëngjes për mëngjes.
 
 
PIKAT
 
Me nënën më gjeti belaja
Gjysmën e ditës me karta telefoni
Merr të vetët
Në Shqipëri.
Gjysmën tjetër avazin e vjetër
Në shtepi kanë filluar pikat
Merrni masa.
(E ka fjalën për shtëpinë tjetër. )
Ne flasim për billa të kripura
Dhe bosë të ashpër që të heqin nga puna
Ajo këmbëngul për pikat.
Moj nënë
Ti gjithmonë mendon për Shqipërinë
Nuk e di
Që këtu je në Amerikë?
Vuuu
Kartat e telefonit
Dhe gjeli me huqe
Sahat i çkurdisur
S'na le të bëjmë një sy gjumë,
Se është sahat Shqipërie
Atje e para është festa
Njerëzia mbushin rrugët
Janë të papunë
Po kjo quhet festë
Dhe kjo quhet punë!
 
Shqiptarët zoti i ka bekuar.
 
 
NENA IME BEN KOMPLLEJN
 
Nëna ime bën kompllejn
Për zarzavatet, frutat, lulet pa erë,
Veçanërisht për mishin e viçit dhe të derrit
Që kurrë s'janë të freskët, po të ngrirë,
Që s'e bëjnë gjellën të mirë,
Që s'vijnë erë mysk
Nëna ime bën kompllejn
Për billat e kripura
Për zarfet e shpeshtë
Pesë gjashtë në ditë
Sa erdhi, more bir, pyet e tronditur
Mua më dridhen duart
Më hipën inati papritur
më vjen dhe për të qeshur
Vetëm celulari 229 dollarë
Sa, sa, 229 mijë lekë?
Ajo i kthen dollarët në lekë shqiptar
Po këta paskan lojtur, bir
çupka ta ka fajin, çupka
Dhe në gjumë me celular te veshi
Nëna ime bën kompllejn
Për lendlordin që s'vjen njëherë
Për qiranë që rrit çdo vit
Për diabetin
Për ilaçin që s'ia gjeti
As Amerika e zengjinëve
Ah, ky diabeti!
Nëna ime bën kompllejn
S'kam një mike
Të këmbej një fjalë
Dy vjet luftë për të ardhur në Amerikë
Nëntë herë paraqitur në ambasadë
Tri vjet për t'u kthyer sërish
Vetëm që të pijë një kafe me teto Sofinë
Jam e vetmuar mes fëmijëve të mi
E vetmuar dhe atje, krejt fillikate
Kot s'thonë të vjetrit
S'ka si shtëpia jote
Nga vendi yt merri
Gruan dhe errësirën.
ç'na gjeti me nënën!
Tani e kemi radhën ne
Të bëjmë kompllejn.
 
 
MAMAJA E SKANDALIZUAR
 
Mama
Hidhi
Mama
Kane marrë njollë
Pantallonat
Ajo skandalizohet
Thasët plot me tesha që nxjerrim në korridor
Për kishat
Që vinë të enjteve
T'i marrin
Ajo i përgjysmon
Jeni bërë pasunarë si Rrokfalli
Ngatërron emrin e të madhit
S'u dhimbset paraja
Bli e hidh përjashta
Tesha të reja, kërk të reja
Pullovra, fustane, pantallona, këpucë pe marke
Ajo skandalizohet.
Mama
Hidhi
Mama
I njëjti refren
Po ajo s'e këndon këtë këngë amerikane
ç'nxjerr nga thasët
I fut prapë në sirtare
Na e hedh dhelpërisht
Dhe ne  se kuptojmë fare
I veshim këmishat, pantallonat sërish
Alo,
Kisha e Shën Mërisë në Manhattan?
Do të vini të enjten?
Mamaja
Fetare e madhe
Bijë e Krishtit
S'heq dorë nga mëkati
Vjedh  kishat.
ROLAND GJOZA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KATAKLIZMI I RRUZULLITPoezi nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1871 - 30 dhjetor 1940) (10.23.2013)
DERËS SIME VENI FERRAPoemë nga AGIM GASHI (10.22.2013)
OHA, BALASH!...Tregim nga PËRPARIM HYSI (10.21.2013)
NJI LULE VJESHTETPoezi nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1871 - 30 dhjetor 1940) (10.21.2013)
FAUNË TIRANASEPoemë nga SKËNDER BUÇPAPAJ (10.20.2013)
MEDALJA … ME DY ANË- Reagim për botimet e mia ose përmbyllese, pa qejfmbetje –Nga ZEQIR LUSHAJ (10.20.2013)
IRMA KURTI - FITUESJA E PARË SHQIPTARE E ÇMIMIT 'UNIVERSUM DONNA' (10.20.2013)
IM BIR FILLON SHKOLLËN SOT - LETRA E ABRAHAM LINCOLN PËR MËSUESIN E DJALIT TË TIJShqipëroi ELIDA BUÇPAPAJ (10.19.2013)
Doli në qarkullim'DASHURIA ÇEL NË PRILL' - LIBËRI I RI ME TREGIME I SHKRIMTARES DRITA LUSHI (10.19.2013)
SONJA, SI VETËTIJE TI NË BALLIN TIM TË RRUDHUR E NË BALLIN E PAGDHENDUR TË GLOBITDy poezi nga VEHBI SKËNDERI (10.18.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]