E Hënë, 04.29.2024, 01:06am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
KATAKLIZMI I RRUZULLIT
Poezi nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1871 - 30 dhjetor 1940)

E Mërkurë, 10.23.2013, 08:58am (GMT+1)



At ditë disi tu' u matë u çueka dielli;
E as dritë ai nuk po bate. Njato rreze,
T'cillat motit t'shkelxyeshme e t'xeta ngrohshin
Gjit e plleshem t'natyrës, e gjallë mbi shekull
Mbajshin flakën e jetës, ato të zbeta
E t'marrta dheut po i bijshin: thue se gurra
E dritës isht'shterrë. Por pesha e rruzullimit
Ajo "˜dhe atë ditë e ngathët e disi rryetas
Asaj ravës s'hershme (neper eter t'cillen
Gishti ia çili Perëndis' s'Amshuem),
Po i bite, e, shtekut, n'kavaljete t'shkueme
Rrahun me hap t'sigurtë, zattette prore:
Si ajo mokna, qi, veglash grisë prej kohe,
Ngurrueshëm lshon e ngelë pa da nder dhambza
E as n'punë ajo, ma s'hin. T'thjermët e Empirit
- Ata t'bredhun të dritës s'lumnis s'Parrizit -
Krejt isht'irnue. N'mjedis t'terthores s'qiellit
Hana pergjakun ndryshe ajo nuk date,
Veç si varra n'krahnuer t'nji djali t'vetëm
Kmishën e dekës ka'atij ia veshë e ama.
Hyjt' dhe ata, vjetrue e shterrun dritet,
M'qiellë xhixhllojshin si flaka e nji kandili,
Qi m'tryezë skamnore vjen t'u shue n'vedvedi,
Ke voj nuk ka m'u ushqye, e n'terr n'gjysë t'bukës,
T'vorfnin e ngratë e len; aq sa njat lode,
Qi prej sysh i kjason mbi koje t'mykuna
Ma as bulku i voters s'mund t'ia shohë . . . Mbarsë ajri
Me miazma morijet, mbi gja t'gjalla
E m'njerz randote porsi plumb, e t'liga
T'pranshme e t'vshtira përftote; e u shuete nieri
E u shuete gjaja e gjallë, si shuhet bari
Për nen kosë t'bulkut. S't'shihte syni tjetër,
Veç se vorre e stervina. Pse edh' as toka
Ushqim ajo ma s'epte, e m'shekull uja
Bate kerdi. Jo n'popuj ma, jo n'fise
Mbledhë gjindja u shihshin tok, por kokrra kokrra:
Si njata shpendt shtektarë, qi atje kah vjeshta
T'dam çetet t'shokvet, duken tue flutrue
Aty-ktu n'për pullaze, mjesa dimni
Jetën mos t'ua shkurtojë. Me gjithçka mnija
E zemra e keqe prap sundonte m'shekull;
E mbërthye m'shoqishojn, prap njerzt u grijshin
E u coptojshin ndër lufta e ndër degame,
Si kjen coptue gjithmonë, q'prej se pik' s'parit
Zemrën e nierit kuprracija e flligji.
Kur qe, si atë ditë (sado qi zhargas) dielli
U kap, mje m'cak, për gjysë ku dahet dita
E buka n'arë prej shpijet i shkon bulkut,
Ati i Pushtetshëm nalt prej fronit t'qiellvet,
Neveritun mbi t'fyeme t'randa t'shekullit,
Porsi dy t'rrebta e t'zjarrta rrfe mizore
Ngerthen Ai vetllat m'rruzullim t'shemtuem,
Edhe vranët e kundron. Per nen shkreptima
T'asaj mëni s'hyjnueshme; qi prej syve
Idhtë i vetote, hana, hyjt e dielli
E toka u pin, e ngelen n'vend pa luejtun,
Pezull fatin e mbramë tue pritun. Toka,
Pingul të cillën rrezja e syut t'hyjnueshëm
Flakë e zhgjetote, u dridh e fill prej angrash
Ma s'permbrendshme bulroi me "˜i gjamë t'trishtueshme
E u trand shimje m'themel. N'atë gjamë ushtueme
Gollet e rruzullimit Himalaja,
Si gur gëlqerje n'ujë, krejt u turshi;
E u shem Italja, kthelltë e cilla n'gjire
T'tallazevet t'perpishme t'detit humbi;
N'det edhe "˜Albjona u shue; e u derdh Stambolla
N'Bosfor. Pellas ma n'shekull s'mbet, flligshtija
Ku t'mujte ajo me u picakue e pandershme
E shpirt e trup prap me ia kalbun nierit
Veç po, syni i t'Amshuemit m'atë gjamë t'botës
Ai nuk vetoi, as nuk u zbut; por tjera
Sharte ma t'randa m'rruzullim skjyrtote,
Kah, ndezun zhari prej zemrimit t'mnershëm,
I shkrepshin shkndijat si n'për grykë t'Vulkanit;
Aq sa friget u kput vallja e Parrizit,
E shkrehën valle e shuejtën lyra t'ambla,
E vetë banorët e qiellvet nëpër lugje
E n'për lulishta gjith herë t'njoma u strukën,
E qiella u hesht.
Po; m'krena t'Kerubijvet.
Rregji i madhnis' felgruese ndejë peshtetun
E ftyret vra, si nji thellim i kobshëm:
Mbasi atë cak sheklli kapërcei me t'fyeme,
T'cillin Mishira ia pat vu e pamatne
Kurr mos me e kcye, e n'Dije t'vet i Lumi
Dau me rroposë rruzllimin: Ai kah dielli
U prir e n'rribë t'tufanit t'mnis s'hyjnueshme
Prej fronit t'vet i fryni. E flaka e diellit
U fik. E kobshme nji terrinë atë hera
Mbi rruzullim u shtri: e njerzt mbi shekull
N'për terr ravgojshin, porsi mijt ndër vorre,
Kah mnis' shemtuese e'Perëndis t'idhnuem
Dojshin me i hikë. Por nuk i hiket Zotit!
Njatë dorë t'pushtetshme mbasandej, me t'cillen
Për sa e sa qinda kavaljetesh mbajti
Peshën e rruzullit, Perëndija e struku
E natyrën e lshoi pa zot. Trishtueshëm
Krisen thithat e shekllit: e rrmores
S'humnerës s'rrmbyeshme t't'kthellët avisit
Kulihum shtielli i rruzullimit brishti
E u shem, termagshëm tue rapllue nper kaos.
Nji gjamë, nji krisme, atë botë, e nji rropamë
Elementash u ndie, kah vlojshin, ziejshin,
E nder gomna shunglluese t'njanitjetrit
U shkapërdredhshin me duhi thellimit,
Tue bumbullue n'për shekull. Hyjt e qiellit
Ata, edhe, dalun jashta rrethit t'hershëm,
Me zhumhur t'tmerrshëm n'pakthellim u rrposshin
Ka u ndeshin, ka' u përpiqshin, e u turrshijshin
E flauri kah nëpër kaos u derdhshin.
N'per tym, mandej, n'per pluhën e re t'murrta,
Qi shekllin kand e kand kishin mberthye
Shkrepte pa da rrufeja, porsi shkrepin
Shkndijat n'per tym t'dullijavet. Prej duhmet
E prej tërmetit, tue bulritë frigueshëm,
Toka edhe trandej, e, si gogel dushkut
M'ujë shkundullitej n'rrymë t'atij thellimi.
Kur qe, "˜i kometë n'mes t'kataklizmit t'mnershëm,
Shkrepun prej seprit, kulihum n'teposhte
Me zhaurrimë t'perfrigueshme goromiset
E m'Oqean Atlantik pingul plandoset.
Trandet toka m'atë t'ndeshun: ujët e detit
Jashtë lugut s'hershëm del, e dynden sklafat
E kernalles n'përpjetë si bjeshkë, si male,
Të cillt mandejna, me furi përpise
Shkul kah Europa e n'Amerikë dikohen
E shkapërderdhen përmbi Afrikë t'zharritne:
Merr dhen' boena. Felgrueshëm tue gurgullue
Tallazi male kapërcen e kodra,
E m'rrymë t'gjirevet t'veta rrmben qytete,
Mbretni përpin, e shkim gja t'gjallë e nieri,
E gjithshka dora kavatoi njerzore.
Por, po; t'gjith ujët e Oqeanit s'mujt me i shlye
Njollet e gjakut t'njerit, t'cillat vritshin
Ene kah qiella e gjyq prej s'Drejtës s'hyjnueshme
Lypshin me za t'mjeruem. Prandaj i Amshuemi,
Syni i të cillit nuk mund t'shohë pegame
E gja s'i rrshket Atij per pa u ndëshkue,
Premtoi qi flakë m'atë hyll nji zjarm t'u kallte
- M'atë hyll, qi tokën nën peshë t'vet e ndrydhte -
E mbarë dhen' ta përlante e ta shkrumote.
E qe, xen hylli rebtë m'u shkundullitun.
Xen rebtë m'u trandë, e, tue shpërthye me krisme
Nji det zjarmit flakron mbi tokë t'shëmtueme.
Por edhe zhari, n'gji qi ngrohte bota,
Nen t'rrebtën frymë t's'hyjnueshmes mni s't'Amshuemit
Ndezet ai flakë e ma "˜i furi trishtuese
Shpërthen n'për zgorka t'dheut nën valë t'Oqeanit.
Ujët e zjarmi m'atëbotë u kapërthyene.
E, anmiq tue kenun, me uturim u ndeshen
E u përlan'. Ulurote deti e dyndte
Mje m're tallazet. Flaka tue krepatue
E tue fishkllue, mbi det pa da ngërthehej
E me vapa të veta e frushkullote.
N'zhaurrimë t'mnertë t'asaj lufte titanike
Kobshëm gjimojshin viset e rruzullimit
E shungullote kupa e naltë e Empirit.
N'e mbramët m'u lodhë xu deti, e, para zjarmit
N'avull t'u çue, krejt shterri. Zjarmi atëhera,
Lshue pa zangall, iu vesh tërthores s'shekullit,
Edhe krejt e zharriti. Shkrini malet
E kodrat, e kunorat; e dogj fronet
Me shpata e me gjithshka, qi dikur m'shekull
Krenin' e mbajti m'kambë; e kur s'pat tjeter
Shka me shkrumue, n'hi t'vet u shkim prej vedit,
E toka mbet veç hi e kthhiell: si votra
N'nji shpi të dalne faret, mbasi zjarmi
T'i shuhet e me ferrë dera t'i mbyllet
E kshtu u rrpos sheklli e sosi puna e nierit.
GJERGJ FISHTA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DERËS SIME VENI FERRAPoemë nga AGIM GASHI (10.22.2013)
OHA, BALASH!...Tregim nga PËRPARIM HYSI (10.21.2013)
NJI LULE VJESHTETPoezi nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1871 - 30 dhjetor 1940) (10.21.2013)
FAUNË TIRANASEPoemë nga SKËNDER BUÇPAPAJ (10.20.2013)
MEDALJA … ME DY ANË- Reagim për botimet e mia ose përmbyllese, pa qejfmbetje –Nga ZEQIR LUSHAJ (10.20.2013)
IRMA KURTI - FITUESJA E PARË SHQIPTARE E ÇMIMIT 'UNIVERSUM DONNA' (10.20.2013)
IM BIR FILLON SHKOLLËN SOT - LETRA E ABRAHAM LINCOLN PËR MËSUESIN E DJALIT TË TIJShqipëroi ELIDA BUÇPAPAJ (10.19.2013)
Doli në qarkullim'DASHURIA ÇEL NË PRILL' - LIBËRI I RI ME TREGIME I SHKRIMTARES DRITA LUSHI (10.19.2013)
SONJA, SI VETËTIJE TI NË BALLIN TIM TË RRUDHUR E NË BALLIN E PAGDHENDUR TË GLOBITDy poezi nga VEHBI SKËNDERI (10.18.2013)
RUANA ZOT NGA KËTA HORRAInspirim nga poezia “Mesazh një ish kryecensori” Elida BuçpapajPoezi nga ADEM ZAPLLUZHA (10.18.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lart]