E Shtunë, 05.18.2024, 03:20pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
SI AJRI TI JE, SI BIMA QË AJËR KËRKON
Cikël poetik nga QAZIM SHEHU

E Shtunë, 12.14.2013, 04:06pm (GMT+1)



TEK AI PRAG...


Tek ai prag që tani është larg,
 Vjen rrezja e diellit dhe s`ngatërrohet në një hap,

Tek ai prag ,jastëk i butë, valë e shkrirë në kujtesë,
Psherëtin mbrëmja dënuar pa zë gjer në mëngjes.

Sa njerëz shkelën mbi të, i mbaji mbi shpinë,
Dhe ikën nga ai për të kërkuar lumturinë.

Kujtuan se e gjetën...tani të përmalluar,
E kërkojnë dhe ai rrudhet në një vetmi të mallkuar....
--

FLAKË E VETMISË

Flakë e vetmisë,ecën nëpër gishta të mi,
Kërkon të djegë diçka ,po vetmia është bosh,
Si çdo vetmi ku vetja s`di ku rri,
Si dielli në humnera ku s`depërton dot.

Nga e gjen këtë forcë të ndezë flakë e të ecë,
Këtë fuqi prej dragoi, vetëm ajo e di,
E rëndësishme mbetet se ajo na zgjon një shpresë,
Të mos mbetemi gjithnjë në vetmi.
--
SI AJRI

Si ajri ti je,si bima që ajrin kërkon,
Ka kohë ,me këtë, tek unë s`di pse depërton.
Gatuar krejt e bukur me falenderim hyjnishë,
Dhe unë mbeta një plasë në xham,
Nga koha gërvishtë.
--
VËRTITJE

Të ndjekësh rendjen e mëllenjës për nën barqe të pafryra,
Pa ia gjetur kurrë folenë që humbet nëpër linja.
Dhe pas kësaj lodhjeje të ulesh mbi mijëra faqe,
Si mbi një mjegull ku do të shkundet e s`arrin caqe,
Të zhduket krejt ,të shënojë një kufi.Të rendësh,
Prapë në të njenjtën rrugë pa bërë një pakt të ri...
--
COPA

Eklipsuar nga rrufetë,rrufetë duhet të ndriçojnë,
Diferencat sociale në një shpresë të re e çojnë.

Një ditë do bëhet mirë,do vijë lumëmadhi zot,
Gjithë pasurinë do e ndajë me shkop,

Në copa të barabara do ndajë tokën, kufijtë,
Njerëzit i ka njësoj, ata janë të tijtë.

Po sa të kthejë shpinë ,kur të ngjitet për në qiell,
Do turret më i forti ,hajni bandill,

Të rrëmbejë copën më të madhe se s`bën,
Zoti një herë në një milion vjet nuk rri në fron.

Sa ta presësh atë për njëmilion vjet,
Copën etij njeriu duhet ta ruajë vetë...
QAZIM SHEHU


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
23 VJET MË PARË NA DHANË BARPoezi nga ELIDA BUÇPAPAJ (12.13.2013)
KURRË MË NË TROJË(Lekë Paridi)Poezi nga SKËNDER BUÇPAPAJ (12.12.2013)
VILHELME VRANARI HAXHIRAJ PËRFSHIHET NË ANTOLOGJINË ITALIANE TË FITUESVE (12.12.2013)
PËRPIN VALA LOTT E MIPoezi nga AGIM GASHI (12.11.2013)
NUK MUND TË JESH TI, SHPIRTI YT I PATHYER dhe MBI KËTO PASTELE GJETHESHTri tregime poetike nga ADEM ZAPLLUZHA , nga libri “Fjetëm njëqind shekuj” (12.11.2013)
KURTHET E ENDRRES…Në vënd të pasthënies për librin e Hasan Selimit “ ANTOLOGJIA E ENDRRES”Nga LULZIM LOGU (12.10.2013)
BARDHYL DEMIRAJ - E VËRTETA E ARRATISJES SË MARTIN CAMAJT DHE DOKUMENTARI PËR TË (12.09.2013)
FUSTANI I MERILINITTregim nga PËRPARIM HYSI (12.09.2013)
NATË MUAJI MAJ- I vdekuri dhe i gjalli -Tregim nga MITRUSH KUTELI (12.08.2013)
PJESËTUAR NË QINDRA DASHURICikël poetik nga QAZIM SHEHU (12.08.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lart]