E Premte, 05.10.2024, 03:38am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
NËPËR ZËRA TË FLOKËVE TË SAJ
Cikël poetik nga FATOS ARAPI

E Hënë, 04.07.2014, 11:59am (GMT+1)

 

VDEKJA E GJYSHES

Ja, edhe gjyshja në arkëz,
kukull e vogël në kartëz,
Eshtë... dhe prapë s'është e tëra,
sikur nuk është si përhera.
Gjithë karfica, gjilpëra
kapur satenet në kokë,
lidhur këpuckat përposh,
shami e lule në gjoks.
Mbyllur kapakët e syve
(ç'ndjej u shua brenda tyre?).
E sheh... dhe të duket heshtja
pe gjasme e pe gjasme vdekja.
Gjyshja e vogël, e bukur,
e pastër...
Në arkëz kukull.

Gjithë karfica, gjilpëra,
qepur vite të tëra,
lidhur kujtime e malle,
dhembje, që duken si përrallë.
E sheh... dhe të duket heshtja

 

SI S'TË DESHA PAK MË SHUMË

Si s'të desha pak më shumë
Unë e desha përtej vdekjes,
Ashtu dashurova unë
Edhe prap s'ia fal dot vetes:
S'i s'e desha pak më shumë...

Pak më shumë ku shpirti thyhet,
T'i them ndarjes: - Prit, ca pak...
Të gënjejmë mallin që s'shuhet,
Kujtimin të gënjejmë pak.

Përtej vdekjes, përtej botëve,
Atje ku nis "ca pak" tjetër,-
Asaj që më rri mes Zotave:

"Si s'të desha pak më tepër...".


TI DO VISH

Ti do vish, e dashur, si s'do vish?
Kur e di se unë ty të pres
duke ndjer' frymëmarrjen e vet mbrëmjes
duke ndjer' frymëmarrjen e vet pritjes
duke ndjer' frymëmarrjen e vetmisë

Ti do vish, e dashur, si s'do vish?
Kur e di qe unë po të mundja,
rreth vetvetes rruzullin do vërtitja
si një portokall' në dorën time-
të rrjedhë koha shpejt

        e ti të vish...

 

NË PARK


 

Në trup të natës hije nëpër hije
duken e zhduken forma dashurie,
duken e zhduken silueta të holla
Tungjatjetani-o dashuri të njoma!
Tungjatjetani-çaste pafajësie!
dehur nga mushti i pëshpërimave tuaja
mes jush,-dukem e zhdukem vet' si hije,
si siluetë e hollë dashurie.

 

DUKE SHKELUR NËPËR GUACA TË DETIT


 

Duke shkelur nëpër guaca të detit
ndjeva ditën e sotme, të çelë
nëpër trupin tim, si një gjethe dafine...
 

Fëshfërinte e gjelbër.... e gjelbër.
 

Dhe mendova:
nesër,
këto gurëza do t'i shoh ndryshe,
këto brigje të kohës së bardhë;
nesër,
fjoll' e dridhshme, inkandeshente
e orbitave, që sapo feksën
nëpër qiej të virgjër të njerëzve,
do të lidhë ditët e mia,
porsi sot... edhe pakëz më ndryshe;
nesër,
dashurinë që drejt meje po vjen,
do ta puth në buzë, në ballë;
nëpër zëra të flokëve të saj
gishtërinjtë do përshkoj, do t'i them:
hyrë tek unë, pa frikë se një ditë
mund të vdesësh (si të tjerat?) edhe ti.
Dhe e vdekur atje, dashuri,
përjetësisht do të mbetesh e gjallë;
nesër,
ndryshe pyetjen e jetës: "Cili je?"
do dëgjoj edhe ndryshe pastaj
zërin tim: Unë jam...

Duke shkelur nëpër guaca të detit
ndjeva ditën e sotme, të çelë
nëpër trupin tim, si një gjethe dafine.
FATOS ARAPI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PRELUDI I PAVARËSISË KOMBËTARE - KRYENGRITJA E MALËSISËNga VILHELME VRANARI HAXHIRAJ (04.07.2014)
SHTËPI BOTUESE vs. SABOTUESE(Letër e hapur për znj. Irena Toçi, presidente e sh.b. “Toena”)Nga AGRON TUFA (04.07.2014)
PERSIATJE MIGJENIANEEsé nga MOIKOM ZEQO (04.06.2014)
KOZETA ZAVALANI - ME VEPRIMTARI E BOTIME, SI NJË FUSHË ME LULE SHUMËNGJYRËSHE…Nga Prof. MURAT GECAJ publicist e studiues-Tiranë (04.06.2014)
RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONITNga ELIDA BUÇPAPAJ (04.05.2014)
BOTË NË MINIATURËCikël i ri poetik nga QAZIM SHEHU (04.05.2014)
SHQETËSIM dhe ÇARTJE Nga FASLLI HALITI (04.04.2014)
TË KISHA CA DJEM SI PËLLUMB GORICA"Sulova e Poshtme në shekuj!"Esé nga PËRPARIM HYSI (04.04.2014)
VËSHTRIM NDRYSHE 'MILOSAOS' SË DE RADËSNga MOIKOM ZEQO (04.04.2014)
DËSHMOJ (unë, hija dhe vuajtja)Kujtime nga VIKTOR MARTINI (IX) (04.03.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lart]