E Premte, 05.10.2024, 01:59pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
NJERIU QË KA PARË BOTËN ME 124 SY!!!
"... Rrëfim paradoksal" i Albert Verrisë
Ese nga PËRPARIM HYSI

E Martë, 04.08.2014, 01:00pm (GMT+1)


"Aktori në skenë është Perëndi
In theos.
Të vdekurit i ngjallë.
Të gjallët i marros..."
Irini Nanushi
"... Rrëfim paradoksal" i Albert Verrisë


Gorki, midis tjerash, kur flet për shkrimtarin më të madh rus Leon Tolstoi, thotë: - Tolstoi shikon me dhjetë palë sy. Dhe mua kjo ndjesi emocionale m'u krijua, mbasi lexova librin e Artistit të Popullit, Albert Verria, "Rrëfim paradoksal". Ky, Albert Verria jo me dhjetë,po me plot 124 sy. Dhe kaq, për mendimin tim është pak. Madhështia e tij si aktor është në raport të drejtë me thjeshtësinë. Thjeshtësia, siç gjykoj unë, është dafina më gjelbëroshe në ballin e bardhë të tij. Vetëm, po ta shohësh përciptas, lexon e zezë mbi të bardhë: "... mbi 90 role në theatër e 40 në kinema..." dhe nuk ke pse shkon më tej: autori, tek shkruan, u ka bërë një "krehje" të rëndë roleve që ka luajtur. Kështu që shifra që përdor unë, është pjesërisht e saktë. Sidoqoftë, ajo që më çudit ( më sakt: më mahnit!) është dalja me një libër të autorit. Me lojën e tij në skenë (në theatër a kinema), ne jemi mahnitur, por kjo është një mahnitje tjetër: ka një penë që mund ta ketë zili çdo shkrimtar i mirë dhe, tek lexoj nëpër faqe e faqe të tëra, them: më duket se arti i ka "vjedhur" letërsisë shqiptare një shkrimtar? Por kjo lloj "vjedhjeje" me këtë artist të madh, sikur nuk ka filluar tash vonë, por që në rininë e tij.

* * *
Sa herë që shkruaj, por dhe në biseda me miq e shokë, dua që t'i shoqëroj me shëmbuj. Huq mësuesi, domosdo. Kur shkruaj pak më sipër se "vjedhja" e ka shoqëruar që në rini, nuk shkruaj me apriori. Përkundrazi. Jam i sakt dhe i kthiellët. Albert Verria, një nga më të lavdishmit e theatrit e kinemasë, është kokë e këmbë nga Fieri dhe, për çudi, ka nga viti 1963 që e ka ngritur "shtëpinë" në Vlorë. Pra, Vlora na "vodhi" një aktor të madh. Gjithësesi, është një "vjedhje" e bukur. Albert Verria,sa është nga Fieri, aq është dhe nga Vlora. Dhe, për të qenë edhe më i saktë: Albert Verria tani e ka fituar të drejtën që të quhet Albert Shqipëria. Këtë atribut ai e ka fituar dhe ndaj është "Qytetar Nderi i Qarkut të Fiert","Qytetar nderi i qytetit të Vlorës", ka titujt më të lartë artistikë: Artist i Merituar" dhe Artist i Popullit. Është lauruar me Çmimin e Parë të Republikës, Çmimin e madh të karierës dhe kaq besoj se nuk janë pak, për t'iu afruar sado pak portretit të tij si artist.
* * *
Libri i Albert Verrisë është shkruar me një prozë që të shijon. Autori nuk është një rrëfimtar i rëndomtë që të mërzitë. Jo. Ka një penë të zhdërvjelltë që e mban lexuesin pas vetes. Libri është voluminoz, punuar nga ana teknike, me shumë cilësi dhe është gati si një libër tavoline. Si lexues, e ndjen veten në një gjendje pak komode. Autori, për të treguar, rrënjët e familjes, në pak faqe, tregon se, sado të ardhur në krahinën e madhe të Muzakajve, ata , Verria-sit, e me shumë si vëllezërit e tyre ( fisblegtorësh) u ngulën në Fier. U ngulën në Fier dhe nuk qenë "gjoshinarë", pa plangë e shtëpi, por vunë, me djersën e ballit, pasuri. Patën prona e blegtori (qenë nga të pasurit e Fierit) e, megjithatë, i lanë me gisht në gojë. Jam fierak dhe e di mirë "trajtimin klasor" që i bën kësaj familjeje dhe dhjetra të tjerëve si këta. Autori, nuk qëndron shumë në këto" peripeti" që ka hequr si familje. Megjithatë, sado përciptas, ai "lakon" një fakt që flet vet: edhe sot, sado familje të prekur nga reformat e"pushtetit popullor",ata nuk i kanë marrë pronat. Pronat... një plagë që rrjedhë e nuk mbyllet. Por një artist i madh pak vënd lë në libër për këtë padrejtësi që, ende, nuk është ndrequr.

* * *
Rruga e artit, sa e bukur dhe aq e vështirë, zë vëndin kryesor në libër. Autori tregon se dhuntia për t'u bërë aktor, është, pothuaj, e lindur. Përfeksioni arrihet me punë. Ai që fëmijë mblidhte fëmijtë e lagjes për t'u zbavitur. Në shkollë, që në 7-vjeçare, mësuesja e zgjodhi të luante rolin e atij "dishepullit" të Miçurinit dhe aq bukur e luajti atë rol, sa shokët i thirnin në emrin e rolit, Më tej, deshesh me fakte që flasin vet. Konkuron në shkollën e lartë për aktor dhe fiton. Qe më i miri. Raporti: konkuronin 70 vetë, do fitonin 16 dhe ky: më i miri. Atje, nxënës i të mëdhenjëve, ai shkruan me dashuri të veçantë për mësuesët e tij të dashur: Andrea Malo, Kujtim Spahivogli, për rusen Nina Trfunova. Dhe, mandej, skena. Skena ku u dha jetën aq e aq roleve. Para se të flas për disa prej roleve të tij, dua që bëj prezente, me aq sa mundem erdudicionin e tij. Në libër autori rrëfehet si një njeri që , gjatë jetës së tij artistike, ka hulumtuar historisë dhe është ndalur duke dhënë qëndrimin e tij për ngjarje e njerëz që kanë lënë gjurmë në kohë. Ai gjen kohë të "intervistojë" Menalaun e Agamnenonin nga lashtësia; dinakun Odise duke i akuzuar ata deri në "shuarjen" e një qytetërimi si Troja. Më tej, pa menduar se mund t'i them të tëra, si artist, zë e dialogon me të madhin Da Vinçi. "Mona Liza" apo "Darka e fundit" flasin shumë për autorin. Si të thuash: i bie pragut të dëgjojë dera. - Nuk ka të përkryer,- thotë Da Vinçi, se e përsosura në art, është hipotekë e Zotit. Dhe më tej " deshifrimi i Kodit të Mona Lizës" është mister. Pra,ka të fshehta në art që nuk zbulohen. Mund të vazhdoja dhe më të tjera, përqasje, që vetëm një Albert Verria mund t'i sjellë.
Por... a të lënë rolet? Ato janë shumë. Autori ka lënë " lëkurën" e tij dhe ka veshur "lëkurën" e tyre. Ç'them, është krejt e vërtetë. Nuk ka nevojë që të bësh "plebishit" për ç'ka them. Qe 36 vjeç kur u fut në lëkurën e "Kapedanit" 70-vjeçar dhe aq bukur i ndënji ky "kostum", sa nuk ka "Versaçe" në gjuhën e modës që ta konkuroj. Me Soll Lilin qe aq i dashurauar,sa autori, për analogji, ringjall Mikelanxhon që statujlës së "Davidit" i bërtiti:- Fol! E Soll Lili aq u bë vetja e dytë,sa iu ngjit si paranom. Më tek kapural Pelegrini; Hiluk "memeci" tek "Detyrë e posaçme"; Leck Kabashi apo Nuroja tek "Koncert në vitin 1936". Mandej, Harpagoni që për "paranë" vret dhe dashurië prej prindi. Po "Tartufi" ky sharlatan, parazit e pedofil . Klestakovi si mashtrues,është sivëllai rus, i Tartufti. NJë Klestakov dalë nga pena e Gogolit që u shkrua sipas rrëfimit të Pushkinit. Po figura e urtë e aq doemthënëse Ezopit. Sa flet për këtë autor që di të japë të gjallë dhe personazhë pozitivë. Galeria e persoanzheve që u ka dhënë jetë (nga jeta e tij,domosdo) është e gjërë dhe e bukur. Në se ata dhe sot janë prezent në memorian e njerëzve, dihet që merita është e aktorit, Albert Verria.
* * *
Natyrisht, në role ai nuk ka qenë i vetëm, por është i këndellur në sedrën e tij profesionale, kur e vënë në një shkallë me të pavdekshmit, Naim Frashëri e Kadri Roshi. Sado, madhështor në rrugën e vetë artistike, ai bëhet nostalgjik për kolegë e miq të tij. Këto emocione kaq njerëzore i gjen kur flet për të ndjerët Nikolin Xhoja apo për LLazi Sërbon. Ah, mor Sërbo,- thotë autori,- sa kisha dëshirë që të lozja me ty një film me kauboj, ku ti të ishe sherifi im! Ka dhe faqe të tjera, ku jo vetëm mund të ndalesh, por dhe të përlotesh. Nuk ke si u shpëton lotëve në një "testament" apo amanet për të afërmit:-... kur të iki, dua që të mos qani. Natën dua ta kaloj në kishë...
Sinqerisht, edhe në këtë çast, përlotem dhe nuk e vazhdoj dot atë lloj "amaneti". Sado njerëzore, është tejet forcave të mia. Por, thashë, që nuk bëj gjithë nalizën e roleve që u ka dhënë frymë nga fryma e tij, se është jashtë natyrës së ksësaj esseje, por dua që t'iu bind që arti i ka "vjedhur" letërsisë një shkrimtar. Nëse kjo ka ndodhur dikur, " vjedhja" ka filluar të zhbëhet. Ky libër është veç fillimi. Jam i sigurt,se ai ka bërë gati një libër tjetër. Dhe,nesër, mund të themi me plot gojën: Albert Verria,artisti i mdah dhe shkrimtari i bukur. Them që hamendësia ime nuk do jetë veç iluzion. Dhe, po të nisesh nga një thënie e një shkrimtari të madh,se " shkrimtar quhesh kur shkruan një libër, kur mbjellë një pemë dhe kur ke një fëmijë...",atëherë them se nuk hamendësoj kot. Nuk më mbetet veç t'i uroj Artistit dhe shkrimtarit Albert Verria:- Me libër tjetër, së shpejti!

Tiranë, 8 prill 2014

PËRPARIM HYSI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NËPËR ZËRA TË FLOKËVE TË SAJCikël poetik nga FATOS ARAPI (04.07.2014)
PRELUDI I PAVARËSISË KOMBËTARE - KRYENGRITJA E MALËSISËNga VILHELME VRANARI HAXHIRAJ (04.07.2014)
SHTËPI BOTUESE vs. SABOTUESE(Letër e hapur për znj. Irena Toçi, presidente e sh.b. “Toena”)Nga AGRON TUFA (04.07.2014)
PERSIATJE MIGJENIANEEsé nga MOIKOM ZEQO (04.06.2014)
KOZETA ZAVALANI - ME VEPRIMTARI E BOTIME, SI NJË FUSHË ME LULE SHUMËNGJYRËSHE…Nga Prof. MURAT GECAJ publicist e studiues-Tiranë (04.06.2014)
RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONITNga ELIDA BUÇPAPAJ (04.05.2014)
BOTË NË MINIATURËCikël i ri poetik nga QAZIM SHEHU (04.05.2014)
SHQETËSIM dhe ÇARTJE Nga FASLLI HALITI (04.04.2014)
TË KISHA CA DJEM SI PËLLUMB GORICA"Sulova e Poshtme në shekuj!"Esé nga PËRPARIM HYSI (04.04.2014)
VËSHTRIM NDRYSHE 'MILOSAOS' SË DE RADËSNga MOIKOM ZEQO (04.04.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lart]