E Shtunë, 04.27.2024, 10:57pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
DHJETË VJET MË PARË U NDA NGA NE AKADEMIKU BEDRI DEDJA
Nga TEUTA MATI, botuese

E Djelë, 04.13.2014, 10:29am (GMT+1)


Në 13 prill bëhen 10 vjet nga largimi prej nesh i Bedri Dedjes, një prej figurave më të ndritura të kulturës sonë kombëtare, i cili zotëronte shkëlqyeshëm disa mjeshtëri: të shkrimtarit, pedagogut, psikologut, didaktit, historianit, redaktorit, përkthyesit të talentuar etj. Megjithëse i shumë vlerësuar në kohë si: Akademik që nga themelimi i Akademisë së Shkencave 1973, Mjeshtër i Madh i Punës, Laureat i Çmimit të Republikës, si intelektual i nivelit të lartë, asnjëherë fjalët e mira që shkruhen, nuk janë tepër për këtë burrë me vepër aq të madhe, me zemër të madhe dhe thjeshtësi, modesti e dlirësi fëmije.

Çdo punë që kryente, Bedri Dedja e kryente me seriozitet e pasion, me përkushtim dhe profesionalitet. Asnjë nuk e haron nga nxënësit e tij të Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, asnjë nuk e haron nga specialistët e Institutit të Studimeve Pedagogjike, asnjë nuk e harron nga redaktorët e Shtëpisë Botuese të Librit Shkollor, nuk e harrojnë në Akademinë e Shkencave, sepse gjurmët e punës së tij janë ngado: në librat e botuar prej tij, te përkthimet e kryeveprave botërore e në mënyrë te veçantë të veprave më të dashura të letërsisë botërore për fëmijë, nuk e harojnë mësuesit që ai u krijoi për herë të parë gazetën e tyre "Mësuesi", që i ndihmoi ata për shumë dekada me radhë e revistën "Arsimi Popullor", nuk e harojnë fëmijët tashmë të rritur, për revistën shumë të dashur për fëmijë "Fatosi", që ai shumë vite botoi për ta. Nuk harron askush librat e tij për fëmijë: "Aventurat e Fatbardh Pikaloshit", "Alarmet e Qytetit Sdikuisht" " Gjyqi i maçokut", "Kalamajtë e Pallatit Tim", " Kacimisri rreth globit ", "Qyteti me tri kështjella", "Nëpër korridoret e thella të Jonit" përkthimet e tij si " Aventurat e Tom Sojerit" Mark Tuen, "Përalla të zgjedhura" etj. etj.

Duke qenë autor dhe bashkautor i shumë librave shkollorë të niveleve të ndryshme, për arsimin parauniversitar, universitar dhe pasuniversitar, me të vërtetë akademiku Bedri Dedja ka qënë një nga personalitetet, që ka ndikuar mjaft fuqishëm në emancipimin dhe rritjen e nivelit të arsimimit të brezave dhe arritjen e standardeve të larta të kohës dhe edukimin qytetar në Shqipëri.

Për vendin që zinte në studimet psikologjike didaktike në Shqipëri dhe jehonën e punimeve studimore të tij në botë, ai ishte zgjedhur Kryetar i Shoqatës Mbarëshqiptare të Psikologëve dhe anëtar i Asamblesë së Ligës Botërore të Shkencave Psikologjike.

Akademiku Bedri Dedja, në vitet 1992-1997, atdhetar i madh, u shqua edhe në fushën publiçistike me artikuj e shkrime politike për çështjen kombëtare shqiptare, botuar në gazetat tona, Kosovë, Maqedoni e më tej.

Janë të panumërta veprat madhore ku ka punuar si: autor, bashkëautor, redaktor nga mund të
përmendim disa si:

"Historia e arsimit shqiptar" (Nga lashtësia deri në 1944, Vol. I).
"Shënime mbi historinë e mendimit pedagogjik shqiptar" në 1972,
"Tradita e probleme të letërsisë shqipe për fëmijë" në 1972,
"Drejt enigmave të psikikës së njeriut", në 1980
"Studime për problemin e metodave të dhënies së mësimit" në 1983,
"Fjalorit Enciklopedik Shqiptar bashkëautor (1985)
"Sekreti i talentit" në 1998 etj.


Të gjitha veprat e studimet e akademikut Bedri Dedja kanë nivel të lartë shkencor, kanë frymë kombëtare dhe janë vepra moderne, aktuale edhe sot. Ato mund të shërbejnë si një trashëgimi e çmuar dhe të ndikojnë fuqishëm për ngritjen profesionale shkencore, psikologjike didaktike të mësuesve tanë, të të gjitha niveleve shkollore.

Mendimin dhe veprën madhore të tij e kanë vlerësuar kritikët dhe autoritetet më të larta shkencore brenda dhe jashtë vendit: prof. Hamit Beqja, Prof Rexhep Qosja, Prof. Nuri Abdiu, Prof. Kurt Pavlik, gazetarja dhe përkthyesja e RAI Caterina Zuccaro, Dr. Paolo Messina, shkrimtari Dritero Agolli, poeti Xhevair Spahiu etj.

Libri i fundit i shkrimtarit Bedri Dedja, "Presidenti i Planetit të Kuq", është cilësuar nga kritika si "Testamenti letrar e shpirtëror i autorit". Ai atë e përfundoi dy ditë përpara se të vdiste. Libri "Një udhëtim i rrezikshëm", ka marrë çmimin e IBBI-t për vitin 2000. Këtë libër, Shtëpia Botuese e Librit Shkollor e Re, në nderim të tij si njeri dhe shkrimtar i shquar veçanërisht për fëmijë, në përvjetorin e dhjetë të vdekjes së tij, mendoi ta ribotojë. Kështu edhe fëmijët e sotëm, duke e lexuar këtë libër ku përplasen e mira dhe e keqja, ku fluturimi i tyre në botën e fantazisë do të marri krahë, do të nxiten që të lexojnë thesarin që ka lënë ky autor për Shqipërinë, i cili është i pamatë.

"Më i lumtur nga të gjithë do të jetë ai popull, i cili më mirë se çdo gjë tjetër do të mësojë fëmijët e vet, do të dijë të pasurojë mendimin dhe t'u japë drejtimin ndjenjave të tyre".

Edlira Dedja, e bija, që na ndihmoi në ribotimin e librit, e konsideron këtë thënie një amanet të madh, të cilin dëshiron ta çojë më tej.




TEUTA MATI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PRANVERË 2014Poemë nga ELIDA BUÇPAPAJ (04.13.2014)
AMANETI I KIN DUSHIT - LIBRAT QË NUK I BOTOI (04.13.2014)
DY POEZI NGA ERNEST HEMINGUEJIPërktheu: FASLLI HALITI (04.12.2014)
KËNGA E VDEKJESNga QERIM SKËNDERAJ (04.12.2014)
ENVERI KËRCËNON NEXHIN ME SHKURORËZIM!Satirë kundër përkujtimit të vdekjes së HoxhësNga REZART PALLUQI (04.11.2014)
DUKE LEXUAR AMANETIN E HEROIT AGIM RAMADANICikël poetik nga SABIT RRUSTEMI (04.10.2014)
PERLAKatër poezi të reja nga QAZIM SHEHU (04.09.2014)
JEPTE UJË CICRIMËS SË NATËS dhe NGA NJË BOTË TJETËRNga ADEM ZAPLLUZHA, dy tregime poetike nga libri “Fjetëm njëqind shekuj” (04.08.2014)
MYSAFIRJA E MBRËMJESProzë nga QERIM SKENDERAJ (04.08.2014)
NJERIU QË KA PARË BOTËN ME 124 SY!!!"... Rrëfim paradoksal" i Albert Verrisë Ese nga PËRPARIM HYSI (04.08.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lart]