E Djelë, 04.28.2024, 05:17am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
DY POEZI NGA ERNEST HEMINGUEJI
Përktheu: FASLLI HALITI

E Shtunë, 04.12.2014, 07:47am (GMT+1)





ME PËLQEJNË AMERIKANËT                 

prej  një të huaji

Më pëlqejnë amerikanët
Ndryshojnë mjaft nga kanadezët,
Nuk i marrin seriozisht policët e tyre
Vijnë në Montreal për të pirë
Jo për të kritikuar.
Thonë që kanë fituar luftën.
Por brenda vetes e dinë që kjo s'është e vërtetë.
Kanë një farë respekti për anglezët
Duan të jetojnë jashtë.
Nuk mburren me burgjet që bëjnë.
Por i shlyejnë.
Kanë dhëmbë mjaft të fortë.
Dhe mbajnë fanella të holla gjithë vitin.
Vetëm do doja të mos mburreshin me to.
Zënë vendin e dytë me flotën në botë.
Por s'flasin kurrë për të.
Do donin Henri Fordin si president.
Por s'kanë për ta zgjedhur.
E kanë kuptuar lojën e Billi Brajnit.
Me Bill Sundajin janë mërzitur.
Njerëzit i qethin flokët në mënyrë mjaft qesharake.
Është e vështirë t'i mbledhësh në Evropë.
Kanë qenë dikur atje.
Kanë krijuar Barnei Guglën, Matt e Xhefin.
Dhe Xhigs.
Nuk i varin vrasëset.
I fusin në vodëvil.
Lexojnë Saturdein Evening Post.
Dhe besojnë në Babo Natale.
Kur bëjnë lekë.
Bëjnë një thes.
Janë njerëz të zotë.

Rreth 1923




MË PËLQEJNË KANADEZET                   


nga një i  huaj


Më pëlqejnë kanadezët.
Janë kaq të ndryshëm nga amerikanët.
Në mbrëmje kthehen në shtëpi.
Cigaret e tyre nuk bien erë.
Kapelat e tyre kanë madhësi të arsyeshme.
Besojnë vërtet që kanë fituar luftën
Nuk besojnë në Letërsi.
Mendojnë se me artin është tepruar.
Por janë fantastikë në patinazhin mbi akull.
Pak prej tyre janë shumë të pasur.
Por kur janë të pasur blejnë më shumë kuaj
Se automobila.
Çikago i jep Torontos ca qytet puritan.
Por hipia dhe boksi janë ilegalë
Në Çikago.
Të dielën s'punon asnjë.
Asnjë.
Kjo s'më mërzit aspak.
Ka vetëm një Uotbin.
Por a keni qenë vallë në Blu Bonets?
Nëse në Ontario vret dikë me makinë,
E kanë të lehtë të të fusin në burg.
Prandaj të gjithë janë tepër të kujdesshëm.
Janë mbi 500 viktima te incidenteve
Automobilistike
Në Çikago.
Këtë vit
Është e vështirë të pasurohesh në Kanada.
Por është e lehtë të bësh para.
Ka shumë salla për çaj.
Por nuk ka kabare.
Nëse i jep kamerierit një çerek dollari bakshish
Të thotë "Faleminderit".
Në vend që të thërrasë rojën.
Në tram s'ua lëshojnë vendin zonjave
Edhe po të jenë të bukura.
Nxitojnë shumë të gjithë që të kthehen për darkë në shtëpi
Dhe për të dëgjuar radion.
Janë njerëz të zotë.
Më pëlqejnë.

Rreth 1923


Përktheu: FASLLI HALITI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KËNGA E VDEKJESNga QERIM SKËNDERAJ (04.12.2014)
ENVERI KËRCËNON NEXHIN ME SHKURORËZIM!Satirë kundër përkujtimit të vdekjes së HoxhësNga REZART PALLUQI (04.11.2014)
DUKE LEXUAR AMANETIN E HEROIT AGIM RAMADANICikël poetik nga SABIT RRUSTEMI (04.10.2014)
PERLAKatër poezi të reja nga QAZIM SHEHU (04.09.2014)
JEPTE UJË CICRIMËS SË NATËS dhe NGA NJË BOTË TJETËRNga ADEM ZAPLLUZHA, dy tregime poetike nga libri “Fjetëm njëqind shekuj” (04.08.2014)
MYSAFIRJA E MBRËMJESProzë nga QERIM SKENDERAJ (04.08.2014)
NJERIU QË KA PARË BOTËN ME 124 SY!!!"... Rrëfim paradoksal" i Albert Verrisë Ese nga PËRPARIM HYSI (04.08.2014)
NËPËR ZËRA TË FLOKËVE TË SAJCikël poetik nga FATOS ARAPI (04.07.2014)
PRELUDI I PAVARËSISË KOMBËTARE - KRYENGRITJA E MALËSISËNga VILHELME VRANARI HAXHIRAJ (04.07.2014)
SHTËPI BOTUESE vs. SABOTUESE(Letër e hapur për znj. Irena Toçi, presidente e sh.b. “Toena”)Nga AGRON TUFA (04.07.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lart]