VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - DIELLA (fragment)Prozë nga MARTIN CAMAJ

                                                                                      

E Premte, 05.17.2024, 11:26am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
DIELLA (fragment)
Prozë nga MARTIN CAMAJ

E Shtunë, 07.05.2014, 03:07pm (GMT+1)



Kudo shkoj marr me vete nje arke me rraqe ne vete te pavlere, e kjo asht i vetmi trashegim qe me lane prindet.
Nje dite tue kerkue dicka ne te, gjeta kutine e duhanit te tim et, ende i vinte era duhan, nje ame aromatike si me i pase ruejte ne doze konserve. Kutine, ime ame e pat perdore shum gjate mbas vdekjes se shojt, kur pat fillue me e pshtjelle nga nji cigare "prej merzie", thonte ajo. Kutine e mbante gjithnje ne gji.
Vizat e shkrolat mbi mademin e bardhe te kutise me lidhin ehe sot me plot kujtime. Lajlat e vizimet ne siprine m'u mbresen ne tru si miset e fytyres se tyne, thom me qellim "fytyres", ne njejes sepse prindet e mij ne kujtesen teme kane nje fytyre te vetme. Ato gresa ne metal paraqesin ne kujtese edhe fajet e te dy paleve, ne nje ane, e te mia, ne tjetren.
Nese nuk i kam dashte sa duhet prindet (mire qe ka nje emen te perbashket per te dy!) asht faji i sime ame. Une per ate isha vetem i biri i tim et i cili duhej rrite e ba i zoti i vetes, posepo, por kryekreje per te mbajte Plakun. PLAKU ose KY, dmth im ate ishte per te shtylla e familjes, dikur lulja e djelmise e sot burrnija e bujaria e mishnueme dhe ma i urti njeri ne bote, andaj fjala e tij duhej cue ne vend me cdo kusht!
Ne mbramje, posa im ate hynte ne deren e kurtit, ime ame hopte ne kambe as me qene ajo pesembedhete vjece: - Qe, erdh - peshperiste tue me shty ne krah. - Coja fitulin kandilit qe te shohe shpine e ndritun pse nuk a tue hi ne shpelle, por ne plang te vet. Largoje shkamin prej rruge, ndersa une po qes ujin e nxehte te lahet kambesh...
Kambet mandej ia lante ajo!
Shpesh me binte ne sy si ajo e ruente kafshaten ma te mire per mundimcarin e shpise.
Njiqind here me ka shkue mendja me i vjedhe drate e telyenit ne magje, nda mb'ane per tim et. Kurr nuk e harroj, tue ndeje rreth votre, i pata kundershtue per te paren here tim et.
Mire - me tha ai - flasim ma vone.
M'u avit, me mori librin qe isha tue e lexue dhe nisi me i sjelle faqet ne menyre nenvleftesuese, si t'ishte libri im nje sendegja si loder. Ishte i acaruem, po e mbante veten:
- Dishroj me kuvende me ty si me nje shoq, por ndoshta nuk kemi me mujte asnjani. Une kam vjetet, ti ke shkollen, ti per mue je im bire, une per ty malok. Nen plot raste qesh nen mustak per padijen time, per shembull, kur para disa vjetesh pata shikue librin tand, a te bie ndermend?
"Po, ti me pate ra shpute dhe, sigurisht, te kujtohet se nuk t'i pata idhnue. Bile, te lypa te falun, nese kujtohesh".
"Ma bane edhe ma zi kur me lype te falun... Ne familje nuk lypet te falun: skjarojme fetyren me nji buzqeshje e harrohet gjithcka... Por a mundesh me me thane pse pate qeshe?"
"Shikoshe librin e sjellun per se mbrapshtit..."
"E disha se ishte per se mbrapshtit. Deshta me te provue se cka ban ti. A nuk e ke pa kur une e qes firmen me emen e mbiemen ne leter kur e do puna? I njoh te gjitha germat por s'mundem me i lidhe si gurt apo tullat ne mur".
Bante nji gaz te keq tue picrrue syte. Ne ate levizje buzesh, zbulova se atij i vinte keq qe me kish dhane rrugen e shkolles. "Une e kam fajin qe me doli djali dore", do te kete thane me vete.
Ne ate moment edhe une jam kujtue se kisha humbe pergjithmone miqesine e shokun ma te afert qe mund ta kisha pase ne jete.
"Shiko ketu, kjo nuk asht zeja ime. Sa per kaq, bane se nuk dij send ne kete pune, sall fjalet e mia mos i ban n'asgja. I riu si veriu, beson gjithmone ne vedi. Merret vesht: ke kendue plot libra e storina, por une kam pa e ndie ma teper se ti, a di sa? sa ketu e deri ne Stambolle ma teper se ti".
Ai fliste e une veresha kokerr nder sy qe te kishte pershtypjen se jam tue ndegjue me bindje.
Ishte e para here qe e perqendrosha krejt vemendjen ne fetyren e tim et. M'u duk se hyna ne shpirtin e tij e gjeta pjesen e palatueme, t'ashper e te shemtueme te vetes, dhe ketij njeriu i thashe:
- Ma jep doren, lamtumire! Ne keto kater mure ku neper dritare te vogla hyn kaq pak drite, asht mbretnia jote dhe e sime ame. Cdo send qe leviz ketu mbrende duhet te marre fryme si ju, ne te njejtin ritem, por i vetmi pinjuell qe ju lindi e ju rrnoi, dale ngadale tue u rrite, prej djalit u shnderrue ne dashamire, prej dashamirit ne nje te njoftun te larget dhe, per mos me u ba anmik, tash del e tret dikah. Due ajer dhe bote te hapet, pa skaje.
Shum vjet ma vone, para nje pamje dimnore, tue perkujtue vetmine dhe atmosferen e ngushtueme t'atyne koheve, me qene shkepute prej shpirtit keto vargje me nje udobesi te habitshme, ashtu si bie prej peme nje fryt i sterpjekun:

Plepi ka mbete i thate si shtize:
Si fryn tash era ne gardh!
Si loton ardhia e preme me kize!
Si lari te lumi u mardh!

Sa druja u dogj nder votra simjet.

Me fletzen e dushkut na co n'ajer, moj ere,
Na sjell, na pshtjell e qitna njihere
Ne ndoj verri pa dimen.

"Hajt, ve vesh pa i cue turijt. - Me shkundi im ate. - Shoh edhe se ke fillue me i ba n'asgja disa urti e doke, ruejte brez mbas brezi ne trojet tona si malesore si jemi. Para nji jave kje ketu Culi, per Zotin burre per t'u nderue e i mire mjaft! Kur u cue me shkue, nuk e percolle deri te dera. Ti edhe pak e ke me ua dhane doren gjindjes ndejun, si ne Evrope. Kajhere e ve doren ne tamth e pyes: kur djali sot ndrroi keshtu, po nipi? Sigure, ka me i ardhe marre me thane se i nipi i kuj asht. Shkurt, djalo, me duket se si me qene tue shkue me qiri fiket"!
Keshtu ishte puna per se gjalli te prindeve te mij, por kur ata u zhduken, vetmia u dyfishue. Atebote me kaploi malli i ndrydhun me mote ta kthej kohen prape per te jetue nje jete familjare te re, me prind. Fytyra e tyne u zdrit para syve te mij si t'ishin gjalle: ne kujtese lemosha me dashuni te paperjetueme rrudhat e ballit te sime ame, por buza e saj nuk qeshte. Pergdheljet e mia ishin te vona, te palande, mendim qe s'gjen kurrkun fjale, i thate.
Butesia birnore e mirenjohja me shtyne ma vone, mbasi qe rane ne fashe mallengjimet e perflakta, te shkruej:

Dy gjana print me thane kur ishin gjalle:
Poqese shkel ti buken gand,
Coje prej toke, puthe e vene ne balle!
Ndigjo ti djale, pse na jemi pleq.
Kur te rrijsh te votra mbeshtete tue pi duhan,
Mos pshtyj ne zjarm
Mos pshtyj ne drite, se a keq!

Harrova plot sende qe thane print
Plot tjera mesova e dola ndoshta i larm,
Por bijve t'mij une kam me u thane tu'u rrite:
Mos pshtyni ne zjarm,
Mos pshtyni ne drite.
MARTIN CAMAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
I THA DHIMBJA SHPIRTITCikël poetik nga NIKOLL NDOK ULNDREAJ (07.05.2014)
BASHKË ME GJERGJIN-Fletë Ditari, NJ, 19 Prill 2014Poezi nga ZEQIR LUSHAJ (07.04.2014)
In memoriamNGA TIRANA NË TORONTONga SIRI SULEJMANI (07.04.2014)
'LENTE' PËR SYTË (SIPAS MIKES SIME M.L.)Pështjellim letrar nga PËRPARIM HYSI (07.03.2014)
PARLAMENTI PA WCProzë humoristike nga REZART PALLUQI (07.03.2014)
BIOGRAFI THOTË SE KUTELI U NJOH ME GRUAN NË PLAZH, E PËRGËNJESHTRON E BIJA E KUTELIT (07.03.2014)
PUTHJA E CUBIT dhe BUKËN TONË TË PËRDITSHME FALNA SOTDy proza nga MIGJENI (07.02.2014)
VAGËLLIMË E KTHJELLËTProzë nga QERIM SKËNDERAJ (07.01.2014)
DISA ÇASTE ME POETIN ADEM ZAPLLUZHANga HALIL KAJTAZI (07.01.2014)
ÇFARË U MUNGON KËTYRE RRUGËVEPoezi nga VEHBI SKËNDERI (06.30.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]