VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - ËNDRRAT E NDEZURA NË PRITË NA RRINË...Cikël poetik nga QAZIM SHEHU

                                                                                      

E Mërkurë, 05.15.2024, 01:43am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
ËNDRRAT E NDEZURA NË PRITË NA RRINË...
Cikël poetik nga QAZIM SHEHU

E Enjte, 09.04.2014, 08:02am (GMT+1)



ZGJIMI

Fli, Kristelë e dashur,bija ime,

Në gjumin tënd shoh pafajësinë e dashurisë më të thellë,

Shoh dritën nga të largtat burime,

Ku laj ëndrrat më të bukura për ty,

Që ti t'i veshësh,

Sapo të zgjohesh.



NJË DITË

Një ditë si ditët e tjera gjithnjë e mbart një rutinë,

Ëndrrat e ndezura në pritë na rrinë,

Shkojmë dhe i shuajmë duke i pushtuar,

Në pushtim nisim për t`i shumëzuar,

Me mijëra t`i bëjmë miliona,

Gjer të rutinizohen në dështimet tona...



STUHIA

Një qiell memec shtrydh veten i lodhur,

Mbi ne.

Një qiell i dëshëruar për retë e largëta,

Pa asnjë re.

Ç`të bëjsh?Ta shkapetësh si një copë të përdorur,

Të fshijsh me të iluzionet e krijuara prej marrëzisë,

Asgjë s`mund të niset nga asgjë.

Në memecërinë e tij ai shtrydhet e shtrydhet

Lëshon një lot pa zë.

Filloi stuhia...



VESA

Mëngjesi u mbush me lumejtë e dritave të tija,

Dhe rrugët thithën zhurmat dhe lëvizjet,

Mëngjesi ritmet e panjohura dot s`i bindi.

Gjithçka shkon drejt ditës në plotëri,

enigmat e të papriturave rrinë tek një kthesë,

Mbi supet e ditës mëngjesi hedh vesën si dënesë...



MALET

Malet rrinë përballë si ushtarë të njohur,

Malet,

Një dashuri që i mbyll qiejt,

Që ëndrra jonë tek ta të ndalet...

Mos shkojë më përtej.

Ja pse më bezdisin malet...
QAZIM SHEHU


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
'SHAKAXHIU'Tregim nga PËRPARIM HYSI (09.02.2014)
YLLI PRANË YLLIT SHNDRITPoezi të reja nga SOKOL DEMAKU (09.01.2014)
KAM ZBRITUR NGA YJETCikël poetik nga BRAHIM AVDYLI (09.01.2014)
TË SHTRENJTËS KOSOVËS MARTIREKushtim mikut tim, poetit Rrusem GeciShkruan poeti LLEMADEO, Bohum, Gjermani (09.01.2014)
S`JAM ROMANTIK, LIQENIN E PËLQEJ..Cikël i ri poetik nga QAZIM D.SHEHU (08.31.2014)
BOLSHEVIKU RADETregim nga FASLLI HALITI (08.29.2014)
NJË DASHURI E VRARËFragmente romani nga PIERRE SIMSIA (08.29.2014)
NA THATË...Poezi nga FASLLI HALITI (08.28.2014)
PËR TË GJITHË NE QË NUK U LODHËM KURRË DUKE U ZHGËNJYERPoemë nga ELIDA BUÇPAPAJ (08.28.2014)
LEXOJ FATINTri poezi të reja nga QAZIM SHEHU (08.27.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]