VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - HAPNI RRUGËPoezi nga NEKI LULAJ

                                                                                      

E Premte, 05.17.2024, 03:19am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
HAPNI RRUGË
Poezi nga NEKI LULAJ

E Premte, 10.10.2014, 07:42am (GMT+1)



Kohë seancash që fund nuk kanë fund këtë kohë të sterrosur
Belbi kërkon të qëndrojë sërish mbi kalin e pabekuar
Kafsha hingëllin e koha ikën si sovrani me vulë, i plagosur
Lënë plagë të mëdha në zemër të kombit të pashëruar


Për bjegëzat e shpirtit në çdo kthinë shoh kohë vendimesh
Sa gjatë duhet të kullojnë plagët e gërvishura në gur
Për fodullëkun e atyre që hipën një herë mbi gomar në shtigje
Kur duhet logjika e thërret ndërgjegjjen e pastërt në furtunë


Shurdhëri, kokëfortësi, kacafytje moderne mosbindje
E Sovrani fle me plagët në shpirt në thembrën akiliane
Kohërat gjykojnë tiranët e egër e kështu vetëm veniten
Verbëria mbin verbëri që sjell anarshi e kohës hamletiane



Kohe spicash nëpër bregut të gurishtës së madhe
Dëgjoi hapa vetmije tmerrie e vërdallë jehonte troku i marrë
Sovrani im engjellor pret e pret të vetëbesuarit pa halle
Në kohë pritjesh në këtë turbullirë të një pritjeje të stërgjatë


Koha nuk ecën e gjeraqinat nëpër çerdhe këndojnë
Shtigjet i mbyllin bashkët e reve të zeza në qiellin ë zënë
Në këtë çast si hijenat rrugëve mjaullisin dhe bukë kërkojnë
Erë myku e re pluhuri nuhat një tjeyër fatkeqësi të rëndë


Thërrasin zëra të shtjerrur të deshmorëve kombëtarë
Ju thërrasin zëra nga ndërgjgjja e mërgatës shqiptare
Kthjellohuni se shpirtërat e lënduar po na qajnë, më vaj
Për kryeneçësinë tuaj të egër, të pashpirt e qyqare.


Rrojmë në kohë pa kohë, në kohë ikjesh në këtë verbëri
Edhe zogu i nënës së re i pret puplat e para për fluturim
Se kështu po i mungon cicërima e drejtësisë në përjetësi
T'i drejtohet pa u lodhur Bregut të Lumit të Shpresës së Mirë

Kohë vetëdijesimesh

Po ta takoja atë që nuk la derë pa trokitur për pazare
Do ta udhëzoja që ta thërriste mendjen për vetëdijësim
Se me kryeneçësi armiqtë si ujqër të rinj po kënaqen
E miqtë si Baballarë të rinj të Kombit po bëjnë çudi.

NEKI LULAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SE SI KRYETARI I BLERTË MËNGJESI, KUJDESEJ PËR  BLUTËPërktheu: FASLLI HALITI          (10.09.2014)
Portrete krijuesishMUZA NË KRAHARORIN E POETIT NEXHAT REXHANga RRUSTEM GECI (10.09.2014)
ASNJË HORIZONT NUK MË FTON MËNga QAZIM D. SHEHU (10.08.2014)
MID’HAT FRASHËRI – BIBLIOGRAFI MË I PËRKUSHTUAR SHQIPTARNga NAUM PRIFTI (10.08.2014)
DREJT QYTETITPoezi nga ADAM ZAGANJEWSKIPërktheu: FASLLI HALITI (10.07.2014)
POETIKA E DRITËRO AGOLLITNga KOLEC TRABOINI (10.07.2014)
KURTHI I MËNDAFSHTË I DASHURISËTregim nga PËRPARIM HYSI (10.07.2014)
SHKËPUTJE NGA LIBRI 'RRNO VETËM PËR ME TREGUE' TË AT ZEF PLLUMIT (10.06.2014)
Poezi shqipe nga ItaliaMALET E FËMIJËRISË SIMECikël poetik nga ZEF MULAJ (10.05.2014)
IDENTITETI SHQIPTAR I ARBËRESHITdhe 13 poezi e një poemë nga libri 'Heroika' i RRUSTEM GECIT (10.05.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]