E Djelë, 04.28.2024, 05:23am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
REFLEKSIONI NË MES TË VJETRËS DHE TË RESË DHE PESHA E METAFORËS POETIKE...!
(Duke komentuar poezinë "M ë n gj e s o re - 15" LEXIM DASHURIE" të shkrimtarit dhe publicistit, Sejdi BERISHA)
Impresion nga HASAN SELIM

E Martë, 10.14.2014, 02:34pm (GMT+1)



                              HASAN SELIMI

Njëherë e një mot, njerëzit përcaktuan cilësitë e fiseve. Të kuptohemi, kjo gjithmonë për sarkazma. Që njerëzit t'i bënin të debatojnë. E kështu vendosen. Njërit i dhanë burrërinë, tjetrit mençurinë, njërit i dhanë sojninë, njërit krenarinë, njërit dredhinë (sherrin), tjetrit budallallëkun, njërit tjetër fukarallëkun, e tjetrit i dhanë hajnin, kurse njërit i dhanë hamallëkun. Asnjeri nuk kërkoi lotin, ledhatimin, zjarrin, këngën, terrin, dritën, tradhtinë, nuk i kërkuan të ik as të kthehet pasi nuk dinin të çlodheshin duke lexuar dashurinë. Të gjitha ishin brenda kësaj mëngjesoreje (Poezisë "Lexim dashurie"), edhe zgjimi herët për një fat të mbarë. Janë vargje të filozofisë moderne! Krejt transparente që lidhë shumë bukur breznitë, që harmonizon të ardhmen me cilësitë e bukura të brezave që pak duam t'i njohim.

Ju, o Sejdi Shqiptaria, po kërkon, e mirë bën, kërko se edhe pika e ujit bën një shenjë në gurin e pa kapluar. Lus Zotin të dëgjojnë. Por të dëgjojnë, pasi në odat tona nuk këndohet më me lahutë, as me çifteli, as me fyell, as me zurle. Nuk këndohet kënga maje krahut, nuk këndohet as kënga e kapuçave e as nuk luhet kapuça, Nuk luhet loja e "bat-batit", duart nuk kapen kush ia thyen njëri-tjetrit, rrallë dëgjohet në oda fjala e mençur e një burri që mban diçka mend nga brezi para tij. Nuk tregohet për faljen e diçkaje deri edhe te gjakut, cilësi kjo e bukur e burrërisë tonë shumë shekullore. Pra, jeta dhe të vepruarit, sot janë ndarë shumë, dhe nuk e puthin njëra-tjetrën.

Dashuria lexohet me tradhti, ndërsa lotit nuk ja vënë askush veshin, të dëgjoj ushtimën e tij, kur rrokulliset nëpër faqen e dëshpëruar! Zjarrin nuk e ndezim, pasi nuk kemi oxhak, besa as burrë për të vendos në ballë oxhaku! Edhe dritën me erën e pishës e kemi harruar. Ne, njohim ikjen pa kthim dhe dëgjojmë njerkën, se nënën nuk duam ta njohim. Ne o Sejdi, hidhërimin e kemi ledhatim. Nuk besoj se kjo qe tradita. Jo, traditën e vendit tim dhe të parëve tanë, nuk e ka pasur gati askush. Nuk besoj se a e di dikush si i kemi mbjellë arat bashkë, si i kemi prashitur ato bashkë, si i kemi korrur e mbledhur bereqetet bashkë. Ti e di se si kemi kositur livadhet dhe bartë gjithë ushqimin e bagëtive bashkë. E për të gjitha këto, ka qenë festë! Pastaj, se si kemi dalë në bjeshkë të gjithë bashkë. Edhe sot e kësaj dite ka ngelur aty vendet ku kanë pushuar karvanët. Aty ishte vendi që prisnin njëri-tjetrin. Sot e kësaj dite, ai vend ka emrin: "Tek pushojnë karvanët"!... E pastaj udhëtonin bashkë. Pastaj, se si kemi ba pastermën bashkë. Të gjithë mblidheshim,... të gjithë bashkoheshim! E, sot,... pikë e pesë...

Ne fëmijëve, na gëzonin të parët. Edhe në pazar kemi ra bashkë, si në Pejë edhe në Gjakovë. Tani, më bëhet se nuk këndon as gjeli në fshat. Sikur ka frik! Tash, nuk shkon askush, apo shumë rrallë për vizitë tek njëti-tjetri për një gëzim apo festë. Të gjithë takohen në kafene, apo diku atje në pazarin e qytetit. Edhe e ka shok klubi. E ka shok, kur nuk njeh as vëlla, as babë. Nuk i njeh as nënë, as grua, kurr fëmijën e tij nuk e ka gëzuar asnjëherë me një sheqer të kuq, apo me një rriskë sheqeri. Jo se ka nevojë fëmija i atij shokut të kafes për një rriskë sheqeri, por kështu e mbaj mend një kumbar, kur vinte tek ne, fjala vjen si me ardhur daja. Festë bëhej, kur në shtëpinë e tij shkonte baba. Stina e dimri bëhej pranverë nga dashuria se e lexonin me mjetet e kohës dashurinë. Jetës i jepnin gjallëri me dashuri dhe marrëdhënie të ngrohta njerëzore gjatë rrugëtimit zhvillimor. Lotin e gëzimit dhe të dëshpërimit e ndanin bashkë. Zjarri i fqinjit e bënte me dritë tërë fisin bajrak, dhe ne asaj të gjithë tok i gëzoheshim. Tradhtinë e dënonim me shekuj dhe kishte nofkë, por nuk i bënin propagandë. Ledhatimi bëhej me dorën e mishtë e jo me furçën-pirunin e dhëmbëzuar prej metali. Kënga dëgjohej dhe komentohej me një logjikë të kritikes brilante. Autorit dhe këngëtarit i vinte vlera në frymëzim nga debati për këngën. Kurrë në fshatin tim nuk kam dëgjuar se shkuam dhe hëngrëm e u kënaqem, por shkuam, bie fjala tek Sejdi Peja dhe bëmë muhabet dhe u kënaqëm. Oh, çfarë ode! Odë veçse për muhabet burrash...

E di se në këtë mëngjes, ndoshta të kanë rrjedhur edhe lot në këto vargje të pa mbaruara. Kjo ishte mëngjesorja që kam pritë me të dalë në fjalë. Shumë flitet për marrëdhënie në komunitet, për punët në komunitet, për jetë në komunitet. Të gjitha këto janë të vjetra për ne, pasi jetën në shoqëri njerëzit tanë e kanë bërë më mirë se askush. Ata, fshatarët e mi, kurrë nuk kanë lejuar të këndojnë dy gjela. Ata nuk kanë lejuar të ndahet askush nga shoqëria, edhe pse nuk i kishte kushtet, si sociale edhe ato shëndetësore. Atë e merrte mbi vete krejt jeta në shoqëri (komunitet) dhe e çonte përpara. Me të gjithë ato që kishte komuniteti, jetonte edhe ai i pa takati. Ai, në saje të shoqërisë gëzonte në çdo lloj feste dhe tubimi. I kishte të gjitha të drejtat, mjafton të mos dredhonte me dashje.

Dhe në fund dua të them: gjithkush ka nevojë për frymëzim. Ju më frymëzoni, pasi jeni prekja më e bukur në sentimentet e mia, në sentimentete e njeriut... andaj, edhe unë e mendova kështu këtë poezi tuajën, "Mengjezore", pasi, më ka ndodhur në të vërtet: Njëherë në Zerçan të Dibrës si mysafir, unë nuk flisja fare, sepse kisha frikë nga mençuria e tyre. Ajo trevë mbahet dhe është si një nga më të mençurat e Dibrës. Thirren shokun tim, Zenelin, i cili edhe ai ishte mysafir dhe i thanë: "O Zenel, lopa që na ke sjellë atë natë, nuk ka tambël. Ajo lopë nuk na duhet asnjë gjë, pasi qysh se e ke sjellë e deri tani nuk ka bërë asnjë shtrydhës tambli". Zeneli, me gjakftohtësi ju tha: "Jepni jonxhë të haj se bënë tambël". Unë qesha në të dyja rastet, dhe nuk fola fare. Pas nënqeshjes time, ata të gjithë shikuan njëri-tjetrin dhe vazhduan muhabetin me të e tyren. E sot, nuk di se si fola. Por diçka thash e diçka shkrova... Suksese!...!

HASAN SELIMI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NËPËR XHEPAT E KUJTESËS*Cikël me poezi nga PËRPARIM HYSI (10.13.2014)
TRIPTIK ME POEZI LIRIKENga THANI NAQO (10.13.2014)
KËTU VDESIN ZOGJTËNga ADEM ZAPLLUZHA - Pesë poezi nga libri “Mbi flokët e ullukëve” (10.13.2014)
 -NGA BREG-VALBONA NË BREG-ADRIATIK- TRAFIK MENDIMESHCikël poetik nga ERIOLA MARGJEKA, Shëngjin (10.13.2014)
TRE EREMITËTregim nga LEON TOLSTOIPërktheu: ROLAND GJOZA (10.12.2014)
LIBRI SHQIP NË PANAIRIN E LIBRIT 2014 NË FRANKFURT (10.12.2014)
VEPRIMTARI NDERIMI PËR SHKRIMTAREN VILHELME HAXHIRAJ –VRANARINga MSc. ALBERT HABAZAJ (10.12.2014)
MALLKIMI I ATDHEUTPoezi nga AGIM GASHI (10.11.2014)
A N T I A R T I F I C I A L E dhe PRAPË...Dy poezi të reja nga FASLLI HALITI (10.11.2014)
MUNGESA E TËRËSISËdhe 30 poezi të RRUSTEM GECIT, nga libri „Rogana“, dhe me Roganë (10.10.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lart]