MUNGESA E TËRËSISË dhe 30 poezi të RRUSTEM GECIT, nga libri „Rogana“, dhe me Roganë
E Premte, 10.10.2014, 02:51pm (GMT+1)
Trojet tona përherë kanë qenë të banuara me shqiptarë. Shkenca historiografike botërore pranon njëzërit që trualli i atdheut tonë ( Xara, pranë Sarandës, Lanabregasi, rrëzë Dajtit, Bardhaj, afër Shkodrës, dhe Smira, afër Vitisë në Kosovë ( që njëherit supozohet edhe si vendlindje e Homerit ) , dhe shumë lokalitete në Dalmaci, Bosne, dhe Panoni, kanë qenë të banuara qysh nga fillimi i paleolitit e këtej me shqiptar të lashtë. Studius të Onomastikës Ilire, dhe të pellazgjishtes janë në dijeni të këtyre të dhënave. Por, Shkencëtarët tanë duhet të jenë më studius, dhe më të guximshëm, t´i mbledhin farat e së vërtetës, dhe të zbardhin përfundimisht të kaluarën tonë të vjedhur, dhe të mbytur nëpër rrënoja, dhe të ndryra nëpër arkiva botërore.
Në Roganë, po dhe në fshatrat përreth Roganës, ka me dhjetëra emra që vijnë nga fillimet e lashtësisë. Është e vërtetë s´e ka pasur rënie historike në periudha të caktuara të qytetërimit shqiptar. Ndodhem në një tumë të kohës së tashme, dhe mall kam për largësi të kohës së kaluar, dhe të kohës së ardhshme. Kot e rrahi ujin e lumit për të më treguar, sa ujë ka rrjedhur këtej pari, dhe si është vetlindur lumi. Jam diku në jug të ëndrrave të mia, ku bota hyjnore i ngjanë endacakëve. Këtu jam për t´i treguar vetes, s´e në ëndërr nuk ka diell, dhe shumë nga ëndrrërrat janë pa shtëpi të përhershme. E vërteta pyet, a kemi Promethe modern në kohën tonë?!
E them me plotë gojën se kaluara e shqiptarëve është dhunuar, është vjedhur, dhe përvetësuar nga fqinjët dhe nga politika të historisë nëpër epoka. Fara e mirëfilltë e së vërtetës sonë është vrarë dhe është mbytur, njëherë kur u dogj Biblioteka e Aleksandrisë, dhe mëpastaj kur u përshkruan veprat dhe biografitë e Homerit, si dhe të filozofëve, dhe shkrimtarëve të lashtësisë. Homeri dhe vepra e tij tërësisht shqiptare, dhe e shkruar në shqipen e lashtë, (në alfabetin pellazgjik) sipas pohimit të çamit, Aristidh Kola, ai ishte i pari shqiptar, që e lexoi në origjinal Odisenë e Homerit, dhe grekët për këtë lexim dhe publikim, se babai i poezisë botërore shkruante shqip, dhe se lufta e Trojës ishte, luftë në mes të Dardanëve të Trojës, dhe Dardanëve të Mikenës, Shërbimi kombëtar Grek, Aristidh Kolën e vret si të sëmurë me Leuçemi, në moshën më krijuese.
Mesazhi i shkrimtarit, historianit, dhe filozofit çam, Aristidh Kola, se më duhen 400 vjet jetë për ta kthyer mbarë të kaluarën tonë, duhet të merret shumë seriozisht nga arti, filozofia dhe shkenca shqiptare. Thirrja e Aristidhit, duhet të jetë vetëdije dhe kushtrim për 20 Universitetet shqiptare në Shqipëri, dhe Kosovë. Intelektualët tanë duhet ta zënë të vërtetën, duhet t´i mbledhin farat e humbura të fillimit, dhe të mos bien në ekstazat e dehura të mësimeve të ndenjave.
Shqiptarët prej fillimit të ekzistencës njerëzore kanë qenë të edukur, të qytetëruar, dhe popull qytetërues. Këtë e dëshmojnë fjalët e mbijetuara të emërvendeve, qyteteve, lumejve e gjësendeve. Në Roganë, ku jam lindur unë, janë disa emra të lashtë. Emervende të kryqëzuara, në epokat e antikitetit të hershëm. Emervendet, te "Kryet e Njerit", " Kodra e Brisë", "KaNiku", "DonBulli", "RaBora", dhe dëshmia më e mirëfilltë, poezia në Gurin e Tërnovcit, e shkruar para mileut të ri, tregon s´e edhe Rogana, po edhe fshatrat përreth, kanë qenë të banuara, dhe me kulturë të lartë. Në Roganë janë gjetur themelet e 2 Kishave, dhe enë të panumërta drithi dhe peshore.
Teksti i poezisë në Gurin e Tërnovcit është i cilësisë shumë të lart; Biri im / Mos qaj për mua / Unë isha tek ju / Por, edhe ti do vish tek unë / Deri sa të vijë ajo ditë / Jetoje jetën tënde!.. / përkthim i Gjylteqin Shehut. Me këtë rast unë i shprehi mirënjohje gjuhës, emrave të përvetshëm, artit dhe tokës sime, për këto pasuri të çmuara me jetën dhe për jetën. E ndjej në shpirt s´e duhet të bisedoj më shumë me nënshtresat e zbuluara, dhe me ato që do të zbulohen. Pasuria shpirtërore e shqiptarëve s´guxon të mbetet kështu e shpërndarë.
Të gjithë një ditë do të mplakemi / vetëm vullnetin e dua për timin / pa vullnet jam i vdekur / pa të s´jam askushi !..Krijues është ai që ka një qëllim ose një die. Askush nuk mban ar në gojë, po pështymë dhe lëngë pështyme, shprehet arkeologia Erza. Rruste, kam një hamendësim poetik për antikën dhe për të bukurën e përgjithshme. Jeta pa dashuri, dhe pa këtë pikë mjalti në gjak, kujtoj s´e është e zbrazët dhe pa domethënie. E vërtetë i them Erzës, e vërtetë! Ajo që mungon në këtë çast, është një gotë verë e arbërit, për të sajuar një ekstazë dehjeje. Erza, unë nuk njoh, shkrimtarë, artistë, shkencëtarë, që kanë vdekur duke lexuar në bibliotekë. Kohës sonë duhet patjetër t´i dalim përpara.
Erza s´ndalet me pyetje; ç´është një dëshirë poeti, një dëshirë në vakansë, një dëshirë me kaq vogëlsira! Erza, ne kot e rrahim ujin në havan, mua e ty na mugon tërësia e të shkuarave, dhe duhet t´i bëhet një gjyq hajdutëve të historisë, dhe atyre që na vodhën të kaluarën tonë.
E kaluara jonë e vjedhur nga fqinjët është gur i rëndesës. Vjedhja e Homerit nga grekërit, e Pirro Burrit, e Akropolit të Athinës, do duhej, ( që përmes një gjyqi ndërkombëtar ) , të gjithë filozofëve, shkrimtarëve, figurave historike të atikitetit etj. tu njihet identiteti dhe përkatësia shpirtërore shqiptare. Hajdutëria e fshehur 2 mijë vjet duhet të marr fund. Në këtë rrethim dhe përvetësim hajdutësh ndaj pronësisë sonë shpirtërore, një nxënës në Roganë më pyeti; A kemi edhe ne Promethe, dhe i kujt ishte ai burrë i zgjuar!..Mungesa e tërësisë së kaluar, o Arbi, ngadalson të tashmen dhe të ardhshmen e popullit tonë. Tek shumë njerëz vetëm këmbët ecin!.. -- Rrustem Geci - 30 poezi nga libri "Rogana", dhe me Roganë
B U B U L I N A
Vetëm jam në stacion ku askush s´ më pret trenat shkojnë e vijnë jashtë mendimet ikin Në tërë këtë gjithnajë "jetime" kam mbetur trenat shkojnë e vijnë mua askush s´më pret Me këtë shi në zemër plagët i kam në lot me këtë shi në zemër kush nuk qan o zot
Y L B E R I
A duhej të vdiste Troja për një grabitje gruaje e sotmja s´ka përgjigje nga Troja del ende tym A duhej të vdiste Troja për dy të dashuruar apo,.. nga një dashuri e nxehtë e një mëkati ...ajo kohë më s´ flet e sotmja s´ka përgjigje me vdekjen e Trojës u shuan edhe pellazgët
T R O H A
Gjumë fare s´ kam ëndërra më ka ikë dhimbja në kraharor më therë si me thikë E r a jashtë f r y n nuk di se ku shkon brenda kam një trim që fort më dashuron Në mëngjes në fushë era në pemë qan ku vajti sot ai burri që këtu ishte mbramë
D A R D A N I
Që nga fillimet e antikës në Kosovë unë bëj lavër Mbjelli, bluaj, dhe korri me pikën e gjakut tim Që nga fillimet e antikës jam zot i vendit tim,jam zot i kësaj toke, jam zot i gjelbërimeve të mia Që nga fillimet e antikës unë jam ai i motëshmi vendlindja e shqiptarve me nipër dhe stërnipër
KOSOVËS
Gjithë a j r i n e atdheut që erërat e shpërndajnë është pasuri e natyrës një prodhim amë i tokës
Gjithë diellin e atdheut që s o t e konsumojmë është pasuri e të gjithëve për një jetë më të mirë
Gjithë yjet e pashuara që Prishtina i këndon janë yje të Tiranës , të Preshevës e të Tetovës
T R Ë N D Ë L I N A
Nata sonte veç ka rënë unë mbështillem si gjësend dhe ëndërroj...mes vetmisë një diell tjetër të lirisë
Dhembja ime s' ka fund kupën e saj me se ta tund dhimbja ime rron tek plaga ajo shpresat i ka tek flaka
Zemra diellin e dëshiron dielli zemrën e frymëzon nata sonte veç ka rënë unë mbështillem si gjësend
P R O T E S T Ë
Shlimani Trojën e shiti në një ankand në Berlin ai e ndau të pandashmen p r o n ë n tonë historike
Shlimani Trojën e shiti për 100 milion dollarë ai t r e g t a r i Evropës Trojën grekut ia shiti
sikur Troja të ishte e tij Priam , Hektor , Eneida gjallë janë këtej plot Ida po Troja ishte e veçantë një pasuri historike jona
K R O I
Jam në vendlindjen time me gjysh dhe babagjysh këtu uji buron i kthjellët ajër ka sa ka dashtë zoti
Në këtë tokë me Roganë kam qiellin e nënqiellit ëndërren time të bukur dëshirat e mia të bardha
Në këtë tokë me Roganë kam flamurin e zemrës fëmijërinë time të bukur këngët e mia të jetës Motive me Roganë Nga gjithë vendet që ka toka s´ka më e bukur se Rogana sa herë dielli bie n´ katund rrezet dielli i sjell me fund
Në Guramel dhe Frakamen hapet gjithësia e fshatit tem që nga toka gjer në qiell e tërë Rogana e ka një diell
Në vendlindje është sheqer dielli luleve u jep e u merr në Roganë ka plot stinë pema pemën e çel me rimë
L U L E V A L Ë T
Lumi përroin e thërret bashkërisht të vemi në det fryn këngëve e bubullin fryn lumit dhe vetëtin
Dallga - dallgën nanuron dallga lumin e dallgëzon fryn këngëve e vetëtin fryn lumit e bubullin
Lumi veten vetë e lanë uji lumit lumin s´ndanë liro l u n d r ë n liro djalë puthëm tani këtu mbi valë
L A B I N O T I
Pamje të bukur ka natyra kur fryn era e dallga fryn zhurma e krojeve, edhe shiu janë në natyrën e fshatit tim
Ujë prej shiu e prej bore vjen potershëm gjithandej zëri i bilbilave, zë i butë tekstin zogjtë e bëjnë vet
Në n a t y r ë n e vendit tim çelin lulet , çelë dhe pema gushti vie andej nga fusha e dimëri,zbret vetë nga mali
R A M I R I
Tek tre gurë e tek një lis plot kujtime i kam degdis kujtoj vendin ku jam lind kujtoj shokë dhe kujtoj miq
Zemër e imja është trazuar kam një mall të përmalluar ty në ëndërr të kam parë ëndrra s´ ishte aq e mbarë
Majë një shpati me tre emra Është një gur që e di zemra tek ai gur të puth kam nis plot janë vitet që jam degdis
D A R D A N I
Në një takim dashuror nuk ka vetëm përqafime ka puthje dhe shtrëngime nga më të përvetshmet
Zemër, njih veten tënde dhe unë vetveten time në dashuritë e çasteve ti je lulja që e dëshiroj
Dhoma ku e bëjmë natën është hotel midis malit nëpër mure ka pasqyra dhe peisazhe të bukura
J E H O N A
Fluturo , o f l u t u r , fluturo në qershorin e vendit tim me ty unë dua të bisedoj për një takim që ne e dimë
Tek kroi i kuq thellë në mal ishte një d j a l ë me kalë një p e m ë që era e thupë i jep më të ëmblen kupë
Ajo e p u t h u r në qershor më bie me grusht e me dorë flutur, gjejma djalin me kalë se e gjallë do futem në varr
A B A Z I
Kush u tha që s´jam tek arat e Gjirmës kush u tha që s´jam në fushë të vetimës;
Unë jam xha Abazi në kokë kam himn 70 -të e sa vjeçar me pushkë e qefin . Quamëni si të doni jam trim i kryeherit më erdhi çasti im, të vdes në log të nderit
R O G A N A
Djalin ma vrau serbi pse djali atë s'e deshi djalin ma vrau serbi se djali ishte i bukur djalin ma vrau serbi kur ai i këputi prangat djalin ma vrau serbi se lirinë e deshi të lirë Konti i Roganës Poeti e thotë me gojë e shkruan edhe në letër se poezia do të rrojë aq sa do të rrojë njeriu
Krijimet me shkronja mbeten maja e gjuhës pasqyra e pëjetimeve udha që duhet të ecim
Poeti e thotë egzaktë E shkruan dhe në letër jam Konti yt i fjalës jam Konti yt i këngës
T A U L A N T I
Mbretëreshë e qiejve fluturo shpirt , fluturo deri sa të pi këtë kafe dua të shoh në qiell t ë r ë fluturimin tënd mbretëreshë e qiejve ti ma ke parë ëndrrën derisa ty të ëndërroja
Metush Krasniqi - mesazh popullit tim !
Mos ia jepni votën armikut as t a k s a t qeverisë së tij mos i dorëzoni a r m ë t as luftën tuaj me g j a k jepni k r a h luftës , jepni nuk kemi tokë për të falur ndiqeni mësimin e lirisë shumë janë burgjet me ne plot janë beteja që presin
F R A S H Ë R I
Në aksionin e armëve Rogana ishte e plagosur dhe e torturuar rëndë për tepricat e drithit për tepricat e drurit, për tepricat që s´ i kishte Në aksionin e armëve Roganën e patën rrahur në qendrat e ndëshkimit në Hogosht dhe Gjilan
RRAPARUME
Era e fortë e me stuhi u bie pemëve si e çmendur u bie xhamave, edhe kulmeve dhe gjësendeve me llamarinë shiu me frymë bën zhurmë copa tjegullash hedh anash stuhi e fortë mbytë fushën e mëpastaj,.. ikën larg!..
R R U D H A N A
Unë ende pa u bërë mollë dhe pak e hapur nën gjethe engjëlli m´u shfaq befas e unë s´ di, u dashurova Veten e qortova, çbëre moj pse trupin ia dhe bandillit ende pa u pjekur si duhet dhe ende pa u bërë mollë Budallaqe , më tha vetja frutat s´i ti si lënë të piqen bujaria e shpirtit,.këto i ka shumë jep, dhe pak merr
R R U D H A N I
Për çdo ditë tokën e sodis a i dalin lot, a ka vuajtje asnjë agim s´agon i njëjtë mbrëmja e do të zotin e saj Tokën ku unë e bëj jetën e lexoj me shumë kujdes në bari, bari është i gjelbër në det, deti është i kaltërt Për miliarda vjet të jetës toka lindi ajrin, ujin, detin toka flet bukur njerëzisht ajo flet edhe gjuhën time
Lufta e kraharorit
Pas aq viteve në mërgim kthimi mbetet i vështirë një dramë me disa pamje një betejë e përditshme Në mërgimet e detyruara nga djegiet dhe gjenocidi dhe nga prerjet e kokave edhe kthimi mbetet mizor Pas aq viteve në mërgim luftë kam në karaharor se një "lëmsh" i fshehur kthimin s´e lë të kthehet
D R A N J A
Dashuria më çmend kur burrat më pëlqejnë Një (natë) në Tetovë unë preka ëndrren time
Dashuria më çmend Kur jam në çastin tim Ajo natë në T e t o v ë
ishte vërtet dashuria Dashuria më çmend o djalë prej Rogane Dashuria më çmend O d j a l ë prej Tirane
Këngët e ullirit
Vasha të bukura si perri Vasha të Arbrit për lakmi V a l ë e valëza në bedena Shoqe jemi; të bukura jemi!
Qeshu o det o thëllim blu U l q i n a k e t lahemi këtu Verë të bukur bën në kala Në Roganë e kam një vëlla
Në fron t´ Kalasë, Abetarja Sodit detin zogjtë krahlehtë Te Guri Peshkut lahen çunat Deti verës puthë e s´vetë
U D H Ë T A R I
Nëse dëgjon një zë uji ndalu që të freskohesh aty do të gjesh kroje drunj dhe pemë , hije nëse uji është i thellë aty do ketë dhe u r ë Nëse dëgjon një zë uji ngjashëm me ujëvarën udhëtar, mos u tremb se hija është memece nëpër udhët e krojeve
F L A M U R I
Jam i etshëm të shkruaj jam i eshtuar të këndoj për një tregim të kohës me diell të vendlindjes Jam i etshëm të shkruaj jam i eshtuar të këndoj për njerëzit dhe tokën për këtë botë të gjelbër Jam i eshtuar të shkruaj këtë libër me Roganë këtë libër me Kosovë këtë libër me Shqipëri
B U J K U
Në gjakun e bujkut tonë ka grurë, misër, fasule beteja të ashpra për jetën beteja të ashpra për tokën dhe farë të njëmijë luleve Në gjakun e bujkut tonë në kraharorin e tij të gjerë lulëzojnë fusha të gjëra rrënjë gjaku të stëmoçme kokërra të gurit të lashtë pemë nga më të ëmblat Tek ky mbjellës i bukës rritet një univers i tërë dhe një botë e çuditshme me bimë, pemë dhe lule!..
R R Ë N J Ë T
Gjak i fisëm i gecajve gjak i fisëm i Roganajve gjak i bekuar i kombit jam pjesë e vuajtjes tuaj jam pjesë e dhimbjes tuaj jam fjala e bardhë, poeti jam fjala e juaj, Rogana
RRUSTEM GECI
|