VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - TRE EREMITËTregim nga LEON TOLSTOIPërktheu: ROLAND GJOZA

                                                                                      

E Enjte, 05.02.2024, 11:02am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
TRE EREMITË
Tregim nga LEON TOLSTOI
Përktheu: ROLAND GJOZA

E Djelë, 10.12.2014, 05:44pm (GMT+1)



( Sipas nje legjende qe tregohet edhe sot ne distriktin e Vollges)

" Dhe ne lutje mos perseritni pa mend ato qe predikon zoti, por mendoni sikur i keni degjuar
perpara se ta keni pyetur, ngaqe ju nuk jeni si ai; per te jane te njohura ato qe kerkoni ju. "
                
                                                                Ungjilli sipas Mateut

Nje peshkop nga Arkangjeli po udhetonte me anije per ne manastirin e Soloveskut. Aty ndodheshin dhe disa pelegrine qe do te vizitonin vendet e shenjta. Deti ishte i qete, moti i kthjellet, era vinte e mbare si nje puhize pranverore. Pelegrinet kishin zene vend ne kuverte, te vecuar e ne grupe te vogla, ata hanin e bisedonin me njeri-tjetrin. Peshkopi beri drejt tyre dhe ndersa shkonte poshte e lart, i zune syte disa burra qe po degjonin me vemendje nje peshkatar, i cili po iu rrefente dicka me  fytyre nga deti. Peshkopi ndali hapat dhe ndoqi me sy ne po ate drejtim qe tregonte peshkatari. Po nuk vuri re asgje per shkak te detit qe shndriste e vezullonte hareshem nen rrezet e diellit. Ai u afrua me prane, aq sa peshkatari e vuri re dhe menjehere hoqi shapken dhe heshti. Dhe te tjeret e pasuan; hoqen shapkat dhe u perulen me nderim perpara tij.

  " Me ndjeni miqte e mi se ndoshta ju shqetesova" tha peshkopi " Une erdha te degjoj ato qe po rrefen ky njeri i mire."
  " Peshkatari po na tregonte per eremitet " ia ktheu nje tregtar qe dukej si me i hedhur nga te tjeret.
  " Per ç'eremite behet fjale? pyeti peshkopi dhe shkoi e u ul ne nje arke. " Me flisni per ta. Kam shume kenaqesi te degjoj. Per cfare po flisnit qepare me fytyre nga deti, peshkatar?"
  " Pse, hiresia juaj, nuk e vini re ishullin e vogel atje pertej?" u pergjigj peshkatari duke treguar nje pike te vogel ne horizont pertej ujerave pa ane e pa fund qe vezullonin lebyrshem. " Ky eshte ishulli ku eremitet rrojne per te shpetuar shpirtrat e tyre."
  " Ku eshte ishulli? pyeti peshkopi " Se une nuk po shoh gje."
  " Ja, atje tej, ne qofte se keni miresine te me ndiqni nepermejet dores sime. E vini re, hiresi, nje re te vogel? Ja aty poshte saj eshte. Pak ne te majte duket nje rrip toke. Ai eshte ishulli.

Peshkopi veshtroi me kujdes, po serish nuk dalloi asgje neper ato ujera terratisese prej shkelqimit te forte te diellit.

  " Une nuk shoh dot" tha ai " Po kush jane ata eremite qe rrojne ne ate humbetire?"
  " Thone se jane njerez te shenjte." u pergjigj peshkatari " Une kisha degjuar prej kohesh per ta, po asnjehere nuk me rastisi t'i shoh nga afer, vetem nga fundi i motit te kaluar kur u ndodha papritur atje."

Dhe ai nisi te tregonte se si njehere kur ishte duke peshkuar naten, kish humbur drejtimin per shak te shterngates dhe papritur kishte pare fare afer brigjet e nje ishulli pa e ditur se ku ndodhej. Ndaj te gdhire qe endur me kot neper  ate shkreti e vetmi, gjersa i kishin zene syte nje kasolle. Ajo ish aty ne stere, mu ne blatishte dhe aty ai shqoi nje plak te mocem shume. Papandehur, sikur te mbinin nga dheu u perhiten dhe dy te tjere qe me pas i dhane te hante, i bene zjarr qe te ngrohej e te thahej, i ndreqen barken.

  " Si ishin ata?" pyeti peshkopi.
  " Njeri ishte i vockel fare, i imet, me kurriz te dale, ai kishte veshur nje rraso prifti dhe dukej shume i moshuar, mund t'i kish kaluar te njeqindat, them une. Ai ndoshta dukej aq i mocem dhe prej mjekres se bardhe me nje si llapsje te gjelbereme, buza i rrinte me gaz perhere, fytyra i ndriste me hare si ajo e nje engjelli te parajses. I dyti ishte me i gjate, por ai, po ashtu, dukej shume i shtyre ne moshe. Mbante veshur nje qyrk, nje lloj dollomaje te reckosur e te lerosur prej muzhiku, si mos o zot, kishte mjeker te madhe me nje ngjyre si te verdheme ne hi. Ai dukej nje burre shtatmadh, i forte si dhoge. Njehere kur une u perpoqa ta ndihmoja per barken, ai e mbertheu ate me te dyja duart dhe e kthehu nga ana tjeter sikur te ishte nje kove. Papo c'sjellje te bute me kishte dhe sa me perzemersi qe te veshtronte. I treti qe i gjate sterhell dhe kishte nje mjeker te bardhe si debore qe i arrinte gjer te gjunjet. Ne fillim me dha peshtypjen e nje njeriu te vrazhdte e gernjar, kjo me fort dhe prej vetullave te dendura e te kreshperuara; s'mbante asgje veshur, po vec nje cope rrogozi leskra -leskra te lidhur ne brez.
  " Per cfare biseduat?" e pyeti peshkopi.
  " Pjesen me te madhe te kohes ata e shkonin ne heshtje dhe kur me te rralle i flisnin njeri-tjetrit, gati peshperitnin, me zera aq te ulet sa s'degjoheshin. Sikur njeri prej tyre, bie fjala, te hidhte nje shikim te shpejte, te tjeret e kuptonin menjehere se c'donte te thoshte. Une e pyeta me te gjatin se sa kohe kishin qe jetonin aty ne ate ishullth. Ai ngrysi vetullat e kreshperuara dhe mermeriti dicka gjithe pezm, por me i moshuari, e kapi nga dora dhe qeshi, ndersa i gjati e veshtronte krejt i qete. Me i moshuari tha vetem keto fjale; "Meshirona, o zot!" dhe qeshi perseri sikur te degjonte nje ze te fshehte.

Ne kohen qe peshkatari tregonte per eremitet, anija po i afrohej brigjeve te ishullit.
  " ja ku duket, ju mund ta shihni qarte, ne qofte se i zoti i kesaj anije do te kete nderin te na coje atje." tha tregtari duke treguar me dore.

Peshkopi veshtroi ne ate drejtim dhe shpejt dalloi nje rrip te erret toke qe ishte ishulli. Pa ia shkeputur syte, ai e la bashin e anijes dhe shkoi drejt kicit per te pyetur timonierin:
  " Cili ishull eshte ky?"
  " Nje nga ishujt!" ia ktheu timonieri. " Nuk ka emer. Ne det ka shume ishuj te tille.. "
  " Eshte e vertete qe atje ndodhen tre eremite, te cilet rrojne vetem per te shpetuar shpirtin e tyre?"
  " Keshtu thone, hiresia juaj, po une nuk e di nese eshte e vertete. Peshkataret ngulmojne se i kane pare ata, por natyrisht kjo nuk duhet besuar dhe aq, se ata merren shume me llafe, gjithe kohen e kalojne duke rrefyer perralla.
  " Une dua te zbrez ne ishull dhe te takohem me ata njerez. " tha peshkopi " Me ndihmoni, ju lutem!
  " Anija nuk mund t'i afrohet ishullit, ia preu timonieri " po ju mund te shkoni atje me barke. Me mire flisni me kapitenin.
Kapiteni erdhi menjehere sapo e njoftuan.
  " Kam deshire t'i shoh ata eremitet e ishullit" tha peshkopi " A mund te shkojme atje?
Kapiteni u perpoq t'ia kthente mendjen.
  " Edhe mund te shkojme" tha ai " por do te humbisnim shume kohe. Dhe ne qofte se do t'ia hyjme kesaj aventure, ati yne, nuk ia vlen, se ata pleq te mjere do t'ju shkaktojne shume dhimbje. Une kam degjuar te thone se ata jane ca humbameno te mbaruar, nuk kuptojne asgje, kurre nuk thone nje fjale, jane te heshtur si peshku ne det."
  " Une dua t'i takoj patjeter" nguli kembe peshkopi " Do t'iu paguaj per shqetesimin dhe kohen e humbur. Ju lutem, me jepni nje barke te vete atje."

As qe behej fjale t'i thyhej zemra hiresise se tij, kjo kerkese me nje ndjesi peruljeje ne formen e lutjes, e njeriut te perendise, duhej marre si urdher mistik qe duhej permbushur.

Marinaret u vune menjehere ne levizje, timonieri i nderroi kursin anijes dhe ajo cau me shkulme e oshetime drejt ishullit. Peshkopi u ul ne karrigen qe e kishin sjelle enkas per te ne bashin e anijes dhe veshtroi perpara detin qe shndriste dhe vezullonte perplot reflekse lebyrese ne nje paqe pa ane e pa fund.

Pasagjeret ishin mbledhur aty rrotull dhe nuk ia ndanin syte ishullit. Ata prisnin qe nga casti ne cast te shfaqeshin shkembinjte dhe tutje diku te bente shenje kasollja me balte. Me ne fund njeri prej tyre i pa eremitet. Kapiteni solli dylbite dhe pasi keqyri nje grimehere me to, ia vuri ne duar peshkopit.

  " Duken fare qarte. Jane tre njerez qe rrine ne breg. Ja, atje, fare te vegjel, perpara shkembit te madh."

Peshkopi vuri dylbite te syte, gjeti pozicionin e duhur dhe pikasi me ne fund tre njerez; njeri ishte i gjate, tjetri i shkurter dhe i treti shume i vogel dhe me kurriz, ata qendronin ne breg te kapur dore per dore, gati ngjitur me njeri-tjetrin.

Kapiteni iu kthye peshkopit.

" Anija nuk mund t'i afrohet bregut me shume se kaq, hiresia juaj, ne kemi per detyre t'iu pyesim nese mund te shkoni atje me barke, nderkohe qe ne po ankorohemi ketu gjersa ju te ktheheni."

Litaret u liruan dhe u terhoqen me shpejtesi, spiranca u leshua poshte dhe velat u mblodhen. U degjua nje goditje si shkundullime dhe anija u tund dhe u shkund me gjithsej. Nje barke u ul mbi uje, nje rremtar kerceu mbi te, ndersa peshkopi zbriti nga nje pale shkalle qe vareshin peranash dhe zuri vend ne barke. Njeriu qe rrinte perballe tij terhoqi rremat dhe barka levizi me shpejtesi ne drejtim te ishullit. Kur u futen brenda ne nje te care shkembi, papritur u shfaqen tre pleqte; njeri ishte i gjate dhe kishte peshtjelle rreth belit nje rrogoz te leskraruar, tjetri ishte i shkurter dhe mbante veshur ate qyrkun e ronitur te muzhikut, ndersa me plaku, ai me kurriz te dale, ishte mbuluar me nje rraso te vjeter te lerosur prifti; te tre qendronin krahe per krah, te heshtur, te ngrire, si shkembinjte perreth.

Rremtari e afroi barken ne kum dhe e lidhi me gremc, ne kohen qe peshkopi zbriti dhe eci drejt tyre. Pleqte e pershendeten duke u perkulur. Peshkopi iu tha atyre keto fjale:

  " Kam degjuar se ju njerez te perendise rroni ne kete ishullth per te shpetuar shpirtin tuaj dhe rrini e luteni per zotin tone Jezu Krisht e per te dashurit tuaj. Une, nje sherbetor i vobekte i Krishtit jam thirrur prej te madhit zot te mbledh grigjen e tij e t'iu nxe mesimet e shenjta. Kisha shume deshire t'ju takoja, o sherbetore te perendise ne qiell dhe te shikoja vete nga afer, c'mund t'ju mesoja akoma.."
Pleqte e shikonin ne sy, qeshnin, po s'flisnin.
  " Me rrefeni, " tha peshkopi " c'beni per te shpetuar shpirtin tuaj dhe si i sherbeni perendise ne kete ishull. "
Eremiti i dyte, si e pa mire e mire ne sy, u kthye dhe veshtroi me te vjetrin, ate qe i kish kaluar te njeqindat. Me ne fund ai qeshi dhe tha;
  " Ne nuk dime si i sherbehet perendise. Ne vetem i sherbejme per vete dhe per te tjeret si sherbetore te devotshem te saj.
  " Po si i luteni perendise?" pyeti peshkopi.
  " Ne i lutemi keshtu; Tre jemi ne, tre jeni ju, kini meshire per ne!"
Dhe kur plaku tha keto fjale, menjehere te tre ngriten syte nga qielli dhe perseriten;
  " Tre jemi ne, tre jeni ju, kini meshire per ne. "
Peshkopi vuri buzen ne gaz.
  " Eshte e qarte qe ju keni degjuar dicka rreth trinitetit te shenjte " tha ai " Por ju nuk e beni ne rregull lutjen. Te them te drejten ju keni fituar qe tani admirimin tim te thelle si sherbetore te perendise. Une shoh tek ju, deshiren e forte per t'i sherbyer me perkushtim zotit, por me sa kuptoj, ju ende nuk dini si t'i sherbeni atij. Kjo qe beni, nuk eshte menyra e pershtatshme per t'u lutur; po ma vute veshin, une do t'ju mesoj, jo si ma pret mua mendja, po ashtu si e udhezon zoti njerezine te lutet per te. "
Dhe peshkopi filloi t'iu shpjegoje eremiteve se si zoti ka lene shembelltyren e vet te njerezit, u tregoi gjithashtu per atin, birin dhe shpirtin e shenjte.
  " Biri i zotit zbriti ne toke," tha ai, " per t'iu sherbyer njerezve dhe ai na mesoi se si te lutemi. Degjoni dhe perseritini ato qe do te them; Ati yne.."
Dhe eremiti i pare tha: " Ati yne! Dhe i dyti tha; "Ati yne!" Dhe i treti perseriti; Ati yne!"
 " Qe rri ne qiell" vazhdoi peshkopi.
I pari perseriti: " Qe rri ne qiell," i dyti i shqiptoi gabim fjalet, ndersa eremiti i gjate nuk i tha ato si duhet. Floket i mbulonin gojen, keshtu qe ai nuk mundi te fliste qarte. Eremiti me i vjeter nuk kishte dhembe, ai vetem mermeriste mbyturazi.

Peshkopi i perseriti fjalet serish dhe pleqte i perseriten pas tij. Peshkopi u ul mbi nje gur dhe pleqte qendruan perballe tij, e veshtruan ne goje dhe thane po ato fjale. Tere ate dite ndersa peshkopi perpiqej duke ua nxene cdo fjale  nga njezete, tridhjete apo njeqind here, pleqte e ndiqnin me zell duke i perseritur ato mekanikisht. Ata i shqiptonin keq fjalet dhe benin gabime trashanike, por ai ua perseriste serish e serish, pa e fshehur lodhjen e madhe, po me nje frymezim te cuditshem mistik.

Peshkopi nuk donte te ndahej prej tyre pa ua mesuar te gjitha lutjet e zotit, ne ate menyre, qe ata te mos i perseritnin me, po t'i ngulitnin njehere e mire ne mendjet e tyre. Ai zgjodhi eremitin me shtat mesatar per t'i thene te gjitha lutjet pastaj e detyroi t'i perseriste serish e serish e me ne fund iu tha dy te tjereve te benin si ai.

U dynden muzgjet dhe hena doli mbi ujera nderkohe qe peshkopi u be gati te ngrihej e te shkonte. Ne kohen qe u ngrit per te ikur, eremitet u perulen perpara tij me nderim te shenjte, peshkopi i drejtoi dhe i puthi duke i porositur qe te luteshin ashtu si i kishte mesuar. Pastaj ai shkoi e zuri vend ne barke per t'u kthyer perseri ne anije.

Dhe ndersa ai qendronte ulur dhe rremat nisen te punonin, i zune veshet zerat e eremiteve qe me pasion te cuditshem perseritnin neper ndajnathere lutjet e zotit. Ndersa barka po i afrohej anijes zerat e tyre degjoheshin ende, jo dhe aq larg dhe ata dukeshin ne breg nen driten e henes, ashtu sic i kishte lene; me i shkurtri ne mes, me i gjati ne te djathete dhe i mesmi ne te majte. Me nje shpejtesi te habitshme peshkopi iu afrua anijes dhe u ngjit ne kuverte; spiranca u ngrit lart dhe velat u hapen menjehere. Era fryu e mbare dhe anija filloi lundrimin e qete, ndersa peshkopi zuri vend ne kic dhe veshtroi ne drejtim te ishullit. Per nje cast ai i dalloi te tre eremitet, por papritur ata i humben nga syte dhe ishulli tashme mezi dukej si nje siluete e zbehte. Me ne fund gjithcka po shuhej neper terr, por jo plotesisht duke perfshire dhe nje pjese te detit  qe shndriste si me dritherime nen driten e henes.

Pelegrinet u shtrine per te fjetur dhe kuverta ra ne fashe e platitje. Peshkopi nuk kishte gjume; ai qendronte i vetem ne kic, veshtronte detin tutje diku ne erresire, jo shume larg prej anijes, ne nje vend te papercaktuar ku mund te ndodhej ishulli, qe tashme ishte bere pothuajse i padukshem dhe mendonte me mall per tre pleqte e mire, qe i la duke perseritur lutjet e zotit.

Dhe ai falenderonte me nje ndjenje perdellimi te thelle zotin e madh qe e kishte derguar enkas per te mesuar dhe ndihmuar ata njerez te rralle qe ishin padyshim njerez te perendise. Dhe peshkopi vazhdonte te rrinte ne kic i rene ne mendime te thella duke veshtruar ne det vendin ku ishulli tashme ishte bere pjese e erresires. Drita e henes vezullonte me nje ndricim te holle perpara syve te tij, binte ne uje duke krijuar perplot shndritje te befta, here ketu e here aty, mbi vale e suvale, si ne nje paqe pafund.

Papritur atij i zune syte dicka te bardhe, tejet shkelqyese e vetetitese  qe pershkonte me shpejtesi  shtegun e argjendte qe kish hapur drita e henes ne det. Mos ishte pulebardhe, apo silueta e ndonje barke te vogel? Peshkopi dukej aq i cuditur sa i mbertheu syte mbi te dhe mendoi:
  " Mos eshte ndonje barke qe lundron pas nesh, po kjo duket sikur fluturon. Ajo ishte larg, larg prej ketej, pak me pare, ndersa tani, po na afrohet kaq ngjitur sa duket gati e pabesueshme. Mund te mos jete barke, ajo sikur nuk lundron, vec vazhdon te na afrohet me shpejtesi, sa ma thote mendja se, pas nje grime, do te perplaset me anijen tone. "

Dhe ai nuk ishte ne gjendje te kuptonte se c'qe ajo. Jo, s'mund te ishte as barke, as zog, as peshk. Po as njeri s'mund te qe, se dukej me i madh se ai, pastaj si mund te shfaqej nje njeri kaq i cuditshem aty ne mes te detit? Peshkopi shkoi dhe pyeti timonierin:
  " E shikon ate, miku im, cudi, c'mund te jete valle, si mendoni ju, e, c'mund te jete..? Dukej sikur keto fjale peshkopi me fort ia perseriti vetes dhe, pa marre pergjigje nga timonieri, ai arriti te zbuloje vete se c'qe ajo dicka e cuditshme; tre eremitet kalonin mbi uje te rrethuar nga nje aureole e bardhe drite tejet vezulluese me mjekrat gri plot shkelqim dhe po i afroheshin anijes kaq shpejt sa dukej sikur nuk e preknin fare detin.
Timonieri i veshtronte si i ngrire dhe e leshoi timonin nga frika.
  " O zot, eremitet kalojne mbi uje, ngjitur me ne, sikur te jene duke ecur mbi toke."

Pasagjeret, sa degjuan ato fjale, kercyen perpjete  duke leshuar zera te cuditur dhe u mblodhen te gjithe ne kic. Rrinin dhe veshtronin me habi dhe kureshtje eremitet te kapur dore per dore. Kur ishin fare afer anijes, dy tre hapa larg saj, ata ndaluan. Gjithe ate udhe te cuditshme ne det ata e kishin bere pa i levizur kembet. Perpara se anija te ulte shpejtesine, eremitet ishin gati ngjitur me te dhe dukeshin sikur kishin dale nga ikonat; mbanin kryet lart dhe te tre me nje ze filluan te flasin:
  " Ne e harruam mesimin tuaj, sherbetor i perendise. Per nje kohe perseritem c'mbanim mend, po kur ndaluam njehere papritur dhe s'thame me asgje, i harruam nje pjese te madhe te fjaleve. Tani s'kujtojme me asnje prej tyre. Duke ju kerkuar ndjese ju lutemi te na i mesoni perseri."

Peshkopi u perkul edhe me shume mbi parmakun e anijes dhe u pergjigj:
  " Lutjet tuaja kane shkuar me kohe te i madhi zot, njerez te perendise. Une s'kam c'tju mesoj me. Lutuni per ne mekataret."

Peshkopi u perkul serish me nderim te thelle e perdellim perpara eremiteve, ndersa ata u kthyhen mbrapsht dhe kaluan mbi det pa i levizur kembet, te rrethuar nga nje aureole e bardhe drite tejet vezulluese gjersa humben perfare neper ate shkelqimin e mekur te henes mbi vale.
Përktheu: ROLAND GJOZA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
LIBRI SHQIP NË PANAIRIN E LIBRIT 2014 NË FRANKFURT (10.12.2014)
VEPRIMTARI NDERIMI PËR SHKRIMTAREN VILHELME HAXHIRAJ –VRANARINga MSc. ALBERT HABAZAJ (10.12.2014)
MALLKIMI I ATDHEUTPoezi nga AGIM GASHI (10.11.2014)
A N T I A R T I F I C I A L E dhe PRAPË...Dy poezi të reja nga FASLLI HALITI (10.11.2014)
MUNGESA E TËRËSISËdhe 30 poezi të RRUSTEM GECIT, nga libri „Rogana“, dhe me Roganë (10.10.2014)
HAKMARRJANga QERIM SKËNDERAJ (10.10.2014)
IVO ANDRIÇI, KRIMINELI (NOBELISTI) QË E PËRGATITI ZHBËRJEN TONË!Nga FAHRI XHARRA (10.10.2014)
HAPNI RRUGËPoezi nga NEKI LULAJ (10.10.2014)
SE SI KRYETARI I BLERTË MËNGJESI, KUJDESEJ PËR  BLUTËPërktheu: FASLLI HALITI          (10.09.2014)
Portrete krijuesishMUZA NË KRAHARORIN E POETIT NEXHAT REXHANga RRUSTEM GECI (10.09.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]