A N T I A R T I F I C I A L E dhe PRAPË... Dy poezi të reja nga FASLLI HALITI
E Shtunë, 10.11.2014, 08:46am (GMT+1)
A N T I A R T I F I C I A L E
Buzë të fryra artificiale Që as puthin, As i puthin. Gjinj Të fryrë dekorativë, Ku s'pi qumësht asnjë foshnjë, Gjinj që s'i puth kush As i riu serioz, As edhe i riu pusht; Hundë artificiale që s'nuhasin Pas rregullimit me operim estetik. Sy artificialë, me lente të kaltra, Të bruzta, Të gjelbra: Sy, Sy, sy... Sy me lente blu Që shohin veç kaltërsi.
Qerpikë të gjatë artificialë Të kthyer si grepa lart, përpjetë, Imitim i krahëve të dallëndysheve, Shëmtim i krahëve të dallëndysheve verore... Vithe, këllqe artificiale të fryra me vata
Po pse ia prishni dorën natyrës moj vajza ?
Shtator 2014
PRAPË...
Legena Legena Kudo legena, Sa shumë legana: Legena bakri, plastike alumini Legena teneqeje, llamarine, Legena «floriri?».
Legena Legena Kudo legena: Në administrata, Gjykata, prokurorira, Në kuvende, Në parlamente; Në Washington, Londër, Berlin Bruksel, BE, Pekin, Paris, Moskë, në Botë...
Këmbët e popujve prapë të palara deri sot!
16 shtator, 2014
FASLLI HALITI
|