E Djelë, 04.28.2024, 06:01pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
REFLEKSIONE NGA LEXIMI I VEPRËS STUDIMORE: ‘’DODONA NDODHET NË DËSHNICË TË PËRMETIT’’
Nga TOMORR ÇAUSHI

E Martë, 10.14.2014, 02:39pm (GMT+1)


                             TOMORR ÇAUSHI

Një punë dinjitoze, siç është ajo e shkrimtarit dhe studiuesit Kujtim Mateli, tashmë të njohur nga lexues të shumtë, mund të thyej heshtjen "˜'apostolike'' dhe të na dhurojë një libër sa dinjitoz aq dhe shkencor, sa historik aq dhe filozofik, sa letrar aq  dhe studimor.
Dodona e lashtësisë vjen në këtë vepër, me të njëjtin emër nëpërmjet morisë së dokumentave të shumta faktmbledhëse. Autori me penën brilante "ecën'', kapërxen shekuj dhe mijëvjeçarë për të gjetur  rrënjët e  Dodonës dhe të dodonasve. "Ecën'', në të shumtën e rasteve, "˜'kundër rrymës'' duke prishur jo vetëm gjumin e dekadave, po edhe "˜'qetësinë'' e pakuptimtë të kohës së sotme.

Nuk është rastësi kur shkrimtarin dhe studiuesin vullnetshumë e  gjejmë sa në një institucion kulturor te tjetri, sa në biblioteka aq dhe në arshiva, duke prishur radhën e vendosjes së librave apo stivën pa mbarim të dosjeve. Punonjësit e shërbimit janë mësuar me këto veprime të përsëritura të tij. Kështu  "ecën'' Kujtimi në krijimtarinë e vet, prish pak për të ndrequr shumë, thyen heshtjen për të krijuar harmoninë e vërtetë;  e thënë me gjuhën e filozofisë, unitetin e të kundërtave.

Ka  rreth një dekadë që, duke u mbështetur në studime serioze dhe intensive, iu forcua mendimi se vendndodhja e  Dodonës pellazgjike nuk është Janina apo rrethinat e  saj, nuk është lugina e  Carakovistës, siç thotë Karapano, po Dëshnica e Përmetit.

Kujtimi, në këtë studim të mirëfilltë shkencor, nuk udhëhiqet nga fantazia apo emocionet, as nga egoja "patriotike'' apo dëshirat nacionaliste. Ai, siç del nga leximi i librit, është i papajtueshëm si me ksenofobinë ashtu dhe me  ksenomaninë. Lejtmotivi i studiuesit: E vërteta është gjithçka dhe  ajo të thuhet qartë, pavarësisht se kujt i prish apo i ndreq punë.

I dashuri Kujtim!

Që në faqen e parë të këtij libri kaq serioz, i drejtohesh lexuesit me fjalë zemre: "Lexim të këndshëm!''Dhe libri, megjithëse shoqërohet, nga fillimi deri në faqen e fundit, me fakte e dokumente të shumta, me analiza dhe sinteza historike dhe gjeografike, gjuhësore dhe drejtshkrimore, filozofike dhe jetësore, mbetet një libër i këndshëm, tërheqës, pse jo, dhe i bukur. Dikush, ndoshta lexues sipërfaqësor, mund të më pyesë drejtpërdrejt ose tërthorazi: "˜'Po ku qëndron kjo "˜' këndshmëri'' dhe, aq më tëpër, kjo "˜'bukuri'', more i "˜'uruar!?''

Bukuria e të shkruarit të kësaj vepre, për mendimin tim, qëndron tek forca e argumentit, tek mënyra e paraqitjes së fakteve bindëse, tek e vërteta që parashtron, tek mënyra e ndërtimit të librit, tek metoda që ka zgjedhur, tek uniteti i natyrshëm midis përmbajtjes shkencore dhe formës gjuhësore, kategori të caktuara, qofshin historike, shkencore apo filozofike shprehur me specifikën e veçantë të fjalës që u përkasin fushave specifike.
Duke u mbështetur tek metodologjia e ndërtimit, disi të veçantë të  librit, autori e ka ndarë në tre pjesë:

Pjesa e parë: Dodona  nuk është në afërsi të Janinës siç pretendon Karapano.
Pjesa e dytë: Malet e  Dodonës dhe identifikimi i malit Tomar.
Pjesa e tretë: Vendndodhja e Dodonës dhe fiset që banuan rreth saj.

Autori , larg ndjenjës së unit, me thjeshtësi të admirueshme, por me guximin e një intelektuali, tashmë të formuar, parashtron argumentet pro e kundër, pavarësisht i joshin apo jo palët debatuese (në qoftë se mund  ta quajmë  kështu). Kështu e ka konceptuar librin autori që përbën  sensin  krijues të tij. Kështu, ai bën ballafaqimet me të kundërtat që është një  ballafaqim, se veritikalizim i studimit "ecën'' drejt thellësive. Dokumentet nëpër faqet e librit, duken se s'kanë të sosur, ato përfshijnë jo vetëm mesjetën e hershme, por  edhe  murgëtirën e mijravjeçarëve, që nga Homeri që u këndoi portave të prehistorisë dhe Eskili i papërsëritshëm. E për t'i ngjitur shkallët  nga Barthomeleu deri te  Rilindasi i Madh, Sami Frashëri. Për t'u lënë radhë studiuesëve të kohës  së sotme: historianëve, arkeologëve, gjuhëtarëve,  krijuesve, demografëve, turistëve...

Moria e dokumenteve vihet përballë katër opsioneve mbi vendndodhjen e Dodonës pellazgjike:
-A ndodhet ajo në afërsi të Janinës, në luginën e Carakovistës, siç shkruan Karapano e ndonjë "studiues'' sipërfaqësor?
-Pse këmbëngulet se vendndodhja është shpati i malit Trebeshinë afër të cilit ndodhet fusha pjellore, dikur një vend  moçalor që përshkohej nga dy lumenj?
-Mos  ndoshta ndodhet në Tomor të Beratit?
-Apo  bëhet  fjalë  për  dy  Dodona?

Studiuesi, në labirinthin e fakteve, "ecën'' me sytë e mendjes, flet me gjuhën e fakteve, arsyeton me llogjikë të ftohtë, ashtu si burimet e kristalta që burojnë nga zemra e  Trebeshinës. Paanshmëria e autorit është evidente për çdo dokument që qas para lexuesit.

Dhe lexuesi, mbasi është ngërthyer pas çdo  faqe, më në fund shfaqet lirshëm: Ja kjo është Dodona e lashtësisë. Pse të mos e quajmë : Dodona e  Dëshnicës?

Po tempulli i lashtësisë dhe orakulli afër  tij, para se  t'i përkasin  trevës së Përmetit i përket Shqipërisë. Këtij  koncepti i  mëshon pena  e stëvitur e autorit. E parë në këtë këndvështrim  bien poshtë edhe pretendimet e ndonjë "studiuesi'' politikan kur shprehet: "Dodonën  ta  lëmë atje ku ka qënë. Kështu  i  bëhet  mirë  Shqipërisë".
 
Jo! Shqipërisë i bëjnë  mirë  të  vërtetat. Boll  kemi vuajtur nga "patriotizmat'' e  stisur apo nga padrejtësitë  e  sheqerosura që  na  kanë  servirur  të  tjerët,  që  në  të  shumtat e rasteve janë  pjellë e fantazisë së sëmurë.

Jo!  Kujtimi ynë e ka penën qelibar e aspak të  ndikuar nga mendjet e ndryshkura.
Kush e frymëzoi shkrimtarin e studiuesin tonë? Cila zanë i pëshpëriti  në  dritare  që  të  thyej heshtjen shekullore?  

Dikur,  (viti 1809) Bajroni i madh, miku Shqipërisë,  pati shkruar:
Dodonë,  ku  është  pylli i moçëm, burimi i shenjtë,  ku   janë  orakujt hyjnorë? Ku  janë  gjurmët e  tempullit  të Zeusit  gjëmimtar? Të gjitha, të gjitha u harruan''.

 Ishte  thirrje  zgjimi, apel për  memorjen e shqiptarëve  dhe  miqtë e tyre,  për intelektualët e çdo krahu. Këto vargje brilante, kjo muzikë shpirti, këto  tela  zemre, siç duket, kanë zënë rrënjë  në  memorjen e studiuesit  të  talentuar, që zor se ngopet me të lexuar dhe nuk harron t'i përsërisë dhe në faqet e këtij libri.

Jo  vetëm  kaq. Atë  e  lëndon  heshtja e tejzgjatur, që i bën  fresk  një  mendimi të gabuar të Karapanos  e  që bie  ndesh  me  një  mori  të  vërtetash  të  shprehura nga mendjendriturit. Dhe studiuesi Kujtim Mateli, nëpërmjet veprës të shkrur me ndjenjën e  përgjegjësisë që ia dhuron  talenti i tij, jep përgjigjen: Askush nuk e ka monopolin t'u mbyllë gojën të tjerëve. S'i   kyç  dot  askush  vargjet   brilante të Bajronit dhe argumentat gjuhësore  të Çabejt. Askush s'e ka  tagrin  të  shpërfillë  Homerin  e të  nënvleftësojë Eskilin, me  një  të  rënë  të  lapsit nuk rrëzohet  mali i dokumenteve.
Identitetin  e  Dodonës,   pena  e  studiuesit e  sjell  nëpërmjet fakteve dhe, këto, në të shumtën e rasteve, i  përcjellë  te   lexuesi  nëpërmjet tregimeve, përshkrimeve, hartave, toponimeve. Të gjitha në sinkron të veprës me gojën e studiuesve, shkencëtarëve, shkrimtarëve.

Kujtimi, si mjeshtër  i  fjalës,  me  një  bagazh   të   pasur  në  shumë  fusha, di  t'i  vendosë  këto  pasazhe  në  vendin e  kohën e duhur, duke  i  dhënë  veprës  frymëmarrje dhe freski të përhershme.

Lexojmë vargjet e Homerit të lashtësisë për  Dodonën  dimërkeqe, përshkrimet Hesiodit për fushën e Hellopisë, librin gjeografik të Strabonit për kaonët e mollosët, tregimet e Bartolemeut (nga më bindësit) deri tek vendndodhja e Talarëve (Tolari i sotëm) dhe 100 burimet poshtë malit Talar. Mund të vazhdojmë me përshkrimet e Pukëvilit për malet që  i  rrinë rrotull krahinës së Dëshnicës, për lisat e shenjtë, pa  lënë  mënjanë   bukurinë e frazës  së M.Frashërit  kur  flet  mbi funksionimin e Orakullit, etj. Të gjitha në funksion të studimit. Çdo gjë në unitet të formës me përmbajtjen dhe, çdo pjesë, apo element i veçantë , në funkion të së tërës, të vendndodhjes së Dodonës mijravjeçare.

Dua t'i mbyll këto rreshta me fabulën e Ezopit. Dhelpra burracake i tha një ditë luanit:
-Goxha  luan  dhe bën  vetëm  një  këlysh.  
-Një bëj, po e lind luan, kurse ti bën shumë, por të gjitha dhelpërushka.''
Dhe libri studimor : "˜'Dodona ndodhet në Dëshnicë të Përmetit'', i para i këtij lloji, përfaqëson një zë të fuqishëm e po prish heshtjen e gjatë. Ka marrë përsipër të mënjanojë harmoninë e krijuar jo mbi baza të shëndosha shkencore dhe të qasë para lexuesve një harmoni të  re  për  identitetin real  të Dodonës Pellazgjike.

Tashmë Kujtimi e ka gjetur "˜'kodrën e vreshtit'', e bëri qilizëm, e mbushi me hardhi të zgjedhura, i prashiti dhe i ujiti, i  tëharri e i spërkati dhe, kur vjeshtës po i afrohen ditët, na fton të provojmë veshukët, duke na uruar" "˜'Shijim të këndshëm!''.

Urime!!



TOMORR ÇAUSHI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
REFLEKSIONI NË MES TË VJETRËS DHE TË RESË DHE PESHA E METAFORËS POETIKE...!(Duke komentuar poezinë "M ë n gj e s o re - 15" LEXIM DASHURIE" të shkrimtarit dhe publicistit, Sejdi BERISHA)Impresion nga HASAN SELIM (10.14.2014)
NËPËR XHEPAT E KUJTESËS*Cikël me poezi nga PËRPARIM HYSI (10.13.2014)
TRIPTIK ME POEZI LIRIKENga THANI NAQO (10.13.2014)
KËTU VDESIN ZOGJTËNga ADEM ZAPLLUZHA - Pesë poezi nga libri “Mbi flokët e ullukëve” (10.13.2014)
 -NGA BREG-VALBONA NË BREG-ADRIATIK- TRAFIK MENDIMESHCikël poetik nga ERIOLA MARGJEKA, Shëngjin (10.13.2014)
TRE EREMITËTregim nga LEON TOLSTOIPërktheu: ROLAND GJOZA (10.12.2014)
LIBRI SHQIP NË PANAIRIN E LIBRIT 2014 NË FRANKFURT (10.12.2014)
VEPRIMTARI NDERIMI PËR SHKRIMTAREN VILHELME HAXHIRAJ –VRANARINga MSc. ALBERT HABAZAJ (10.12.2014)
MALLKIMI I ATDHEUTPoezi nga AGIM GASHI (10.11.2014)
A N T I A R T I F I C I A L E dhe PRAPË...Dy poezi të reja nga FASLLI HALITI (10.11.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lart]