E Martë, 05.14.2024, 07:36pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
A TË JEM DIELL
Cikël poetik nga ANILA BITI TONI

E Martë, 11.04.2014, 07:38pm (GMT+1)


 
ANILA BITI TONI, u lind në vitin 1971, në Lushnjë
1989 mbaroi shkollën pedagogjike " Kristaq Capo", Berat.
1996 u diplomua në Universitetin "Aleksandër Xhuvani", Elbasan.
2013 mbrojti Master shkencor për Statistikë dhe pedagogji, në «Albania University» Tiranë.
2007, botoi librin me poezi «Erërat ulerijnë»
Ka në proces botimi një roman e një libër me poezi.

Është mësuese letersise ne Gjimnazin "18 Tetori", Lushnjë.


PAVDEKËSI...

Unë rritem...
Sa herë kuvendoj me malet
Unë plakem...
Sa herë dhimbja
ngre tek unë shtëpinë
Unë hesht...
Sa herë dallga më rreh
fytyrën...
Unë qesh...
Sa herë lumenjtë më lagin
të tërën...
Unë flas...
Sa herë dielli m'i prek
flokët...
Unë ndalem
Sa herë pemët
Ecin drejt meje
Unë s'vdes...
Kur e ndiej...
Pse pavdekësinë, ZEUSI
Ma sjell, qiejve..

NUK E DI

Nuk e di...
        Nëse duhet të flas, a duhet të hesht
Nuk e di...
        Nëse duhet të hesht, a të qaj
 Nuk e di...
         Nëse duhet të eci, a të rri në këmbë
Nuk e di...
        Nëse duhet të grindem, a të jem e qetë
Nuk e di...
        Nëse duhet të jem re, a të jem diell.


Ç'TË BËJ SONTE!

Ç'të bëj sonte...
Mbrëmja më gjeti sërish vetëm
Dhe unë rri e heshtur
S'guxoj të lëviz...
Të paktën me një pjatë yjesh ta qeras...
Ç'të bëj sonte...
Mbrëmja më gjeti sërish vetëm
Më thotë se hëna i ka humbur...
Unë lot, me zërin e saj,
Ajo më merr për dore...
Kërkon që hënën,ta kërkojmë bashkë...

FASLLI HALITI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NË MENDJEN E SHPENDIT TË LIRËADEM ZAPLLUZHA - Katër poezi të tjera nga libri “Mbi flokët e ullukëve” (11.04.2014)
LEGJENDA E UJVARËSNga QERIM SKËNDERAJ (11.04.2014)
K A R R O C I E R Ipoemë nga libri „Heroika „ për njëshekulloren pavarësi!Nga RRUSTEM GECI (11.04.2014)
ATI YNË - POEZI NGA ZHAK PREVERPërktheu: FASLLI HALITI (11.02.2014)
RRI PRANË MEJECikël i ri poetik nga QAZIM D. SHEHU (11.02.2014)
LIBRI I 34-t I FLORI BRUQIT - “DIADEMË LETRARE II”Nga REXHEP SHAHU (11.01.2014)
TË DHASHË dhe KUR M’U PRE FJALADy poezi të reja nga FASLLI HALITI (11.01.2014)
PËRKIME TË ÇUDITSHMERrëfenja nga PËRPARIM HYSI (11.01.2014)
SONTE NUK JAM KËTUADEM ZAPLLUZHA - Katër poezi nga libri “Mbi flokët e ullukëve” (10.31.2014)
POEZI TË ZGJEDHURA NGA BERTOLT BRECHTPërktheu: FASLLI HALITI (10.30.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lart]