E Hënë, 05.13.2024, 09:49pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
MURI I BERLINIT
Nga QAZIM  D.SHEHU

E Enjte, 11.06.2014, 08:12am (GMT+1)



MURI I BERLINIT

Ishte një botë ku s`shkuam kurrë,
Enigmatike ,me mjegull tispurpurtë,
Dhe një vijë horizonti që e ndante.
Lumturia shikimin na shplante.

Ishim mësuar me botën tonë,
Nën ritmin e shkopit monoton.

Një ditë kur vijën e thyem
Shkopin  që na ndenjti mbi krye,
Botën tjetër kur e mësyem,
Zemra  me gaz u zhgënjye...


FLAKË E PASHUAR

Enë pa ujë je, veten zbraz,
Një enë ku nuk vihet asnjë buzë.
Çaprazitesh  për këtë me maraz,
Në fund të barkut ndizesh shpuzë.
Do vijë uji që të shuaj,
Do vijë një ditë se s`bën,
Po vetëm hirin do gatuaj,
Me flakë të pashuar shkuar dëm ...

BOJË

Marr një penel e ngre në ajër,
E ngjyej në një re të zbrazët,
Vetëtimë e munguar.
Nga një bubullimë e ngathët.

Kjo botë zbraz kova me bojë,
Furçet nuk i kursen.
Më mirë ta ngjyej penelin në një re,
Se në këtë bojë që nuk ia vlen...

KAPILARË

U thurën aq çaste duke u zbrazur tek njëri tjetri,
Si në kapilarë  komunikues, varg.
Asnjë s`e ktheu kokën për të parë,
Gërryerjen e zgollës që për të u zbraz...

Pa ditur çdo ndodhte me të,
E njënjta përtëritje e pabesisë,
Kapilarë  që zbrazen e mbushen pa zë,
Gjersa lëngu i jetës t`i ikë magjisë...

PËRBETIM

Për përbetimin tonë  dielli skuqet
Fytyrën e fsheh midis reshë,
S`mund t`ia durojë njeriut turpet,
Plehrat që ngrohen serbezë.
Në  nxehtësi  reja tretet,
Rrobë  për turpin ajo qe,
Kur dielli del gollomesh,
Përbetohet të djegë çdo re...

QAZIM D. SHEHU


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SEPETJA ME VARGJECikël me poezi nga PËRPARIM HYSI (11.05.2014)
A TË JEM DIELLCikël poetik nga ANILA BITI TONI (11.04.2014)
NË MENDJEN E SHPENDIT TË LIRËADEM ZAPLLUZHA - Katër poezi të tjera nga libri “Mbi flokët e ullukëve” (11.04.2014)
LEGJENDA E UJVARËSNga QERIM SKËNDERAJ (11.04.2014)
K A R R O C I E R Ipoemë nga libri „Heroika „ për njëshekulloren pavarësi!Nga RRUSTEM GECI (11.04.2014)
ATI YNË - POEZI NGA ZHAK PREVERPërktheu: FASLLI HALITI (11.02.2014)
RRI PRANË MEJECikël i ri poetik nga QAZIM D. SHEHU (11.02.2014)
LIBRI I 34-t I FLORI BRUQIT - “DIADEMË LETRARE II”Nga REXHEP SHAHU (11.01.2014)
TË DHASHË dhe KUR M’U PRE FJALADy poezi të reja nga FASLLI HALITI (11.01.2014)
PËRKIME TË ÇUDITSHMERrëfenja nga PËRPARIM HYSI (11.01.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lart]