E Martë, 05.14.2024, 11:54am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
ÇASTE TË 'VOGLA' PAFAJËSIE
Tregim nga PËRPARIM HYSI

E Shtunë, 11.08.2014, 09:38am (GMT+1)


Festim Hasa, inspektor pranë departamentit të arsimit në rreth, u nis për një kontroll rutinë në një nga shkollat në periferi të qytetit. Do testonte nxënësit e klasës së tetë që përgatiteshin për provimet e lirimit. E kishte praktikë pune: vinte nga një përvojë e gjatë pune për lëndët gjuhë e letërsi shqipe dhe e dinte mirë se në ç'trysni ishin mësuesët në shkolla, sidomos kur kontrolli vinte nga rrethi. I kish hequr vjete e vjete mbi supe këto lloj vështirësish që nuk ishin aspak subjektive. Kish një realitet të tërë para sysh: puna e mësuesit matej me përgjigjen e nxënësve. Dhe ai e dinte mirë ( e kish pësuar dhe në kurriz të tij), që, sado të punonte mirë një mësues, në fund të fundit, notën ia vinin nxënësit. Ua thoshte këtë dhe nxënësve të tij: nuk jam unë që ju vë nota, por jini ju! Nxënësit si nxënësit! E merrnin si një thënie për t'u bërë qejfin dhe aq. Këto sillte në mend, ndërsa iu afrua shkollës.
* * *
Sa hyri në shkollë, ngjiti shkallët në katin e dytë dhe, pasi mori kontakt me drejtoreshën e shkollës, kërkoi mësuesen e klasës së tetë. Drejtoresha dërgoi një nga mësueset që u gjend aty dhe, pas pak, erdhi dhe mësuesja. Drejtoresha bëri prezantimin dhe, ndërsa inspektori zgjati dorën për ta takuar, pa që mësuesja të mbulohej kokë e këmbë nga një rozë e ndezur që fliste për një emocion. Festim Hasa i njihte mirë këto emocione. Për tridhjetë vjet me radhë, sado që i kishin nxjerrë ujtë e zi me kontrolle, ai gjithmonë qe ngacmuar nga këto emocione made in mornica. Asnjëherë një mësues i mirë nuk shpëton syresh. Tek i hodhi një vështrim kalimthi, për një çast ndjeu t'i vinte keq. Qe si një "viktimë" që nuk kishte asnjë faj. U çlirua nga ky vështrim kalimthi dhe, për t'ia hequr sadopak atë gërç si stres, e mori fjalën:
- Dëgjo,- i tha. Nuk ke hiç pse stresohesh. Tek të shoh kaq lulkuq në fytyrë, më jep përshtypjen e një fëmije që qan pa e rrahur. Unë vij nga baza. E di mirë se ç' është kontrolli për një mësues. Dhe, për ta "çliruar" edhe më nga ky lloj gërçi, shtoi: gjithmonë jam pranë mësuesëve që "luftojnë" me trupa. Mësuesja sikur u qetësua dhe priste që inspektori të fliste më qartë. E thashë këtë me "trupa",- vazhdoi inspektori,- se më kujtohet ushtria. Në ushtri kishte dy lloj oficerësh: të shtabit dhe të atyre me trupa. Ata që merreshin me ushtarët, hiqnin të zitë e ullirit. Të "shtabit": kokrrën e pallës! Në fund të fundit, shkopinjtë binin mbi kurrizin e atyre që merreshin me trupat. Kështu ndodh dhe me mësuesët. Ndaj dhe unë jam pranë tyre. Kur them kështu, mos kujto se jam liberal dhe lejoj të neglizhohet ora e mësimit. Mësuesja sikur u qetua disi dhe, tek matej që të fliste, pa që inspektori jo vetëm nuk e lejoi, por i tha:- Kam gati dhjetë minuta që po flas dhe as që të pyeta se si të quajnë?
- Jam Antoneta! Antoneta Bardhi!
Hë,- bëri shaka inspektori,- se për pak desh e mora për Antonela Lualdi! Tek lakoi emrin e artistes famoze, ai sikur me një gur vriste dy zogj. Kish një përkim të çduditshëm me portretin e mësueses. Festim Hasa qe "usta" për këso llloj insinuatash, por këtë herë me të vërtetë që qe shokuar.
* * *
Shkoi u ul në bankën e fundit dhe, pasi nxori nga dosja testin e gjuhës, ia zgjati mësueses. Kjo qe ndezur aq, sa, pot t'i vije shkrepsen, do të merrte flakë. Inspektori u ndje keq. Unë po dal,- i tha. Jepua nxënësve dhe, pasi t'i korregjosh, rezultatet m'i sill në seksion. U ngrit dhe, tek i dha dorën për t'u përciell, ndjeu që dorën t'ia mbulojë një nxehtësi përvëlonjëse që çlirohej nga dora tjetër. "Antonela Lualdi" ia shtrëngoi aq shumë dorën si një mesazh të ngrohtë falnderimi e mirënjohjeje. Dhe ajo kish mbi njëzet vjet punë, po kurrë nuk i kish ndodhur ky lloj trajtimi apo kontrolli. Inspektori iku dhe emocionet e asaj dore (gati që të mos e lëshonte), sikur e futën në hulli të tjera.
Tek shkoi në zyrë, zuri të përqas sadopak portretin e "Antonela Lualdit".
Sikur po "testonte" veten, zuri dhe shkroi: lëkurë ngyjrëmjaltë, hundë të hollë, buzë të plota, dhëmbë të bardhë qumësht dhe sy të mëdhenj, të kadifenjtë me vetulla të harkuara. Pas këtij "testimi", si për të mos harruar, ai shkroi:- Ti je si një lule që lulëzon edhe pas vyshkjes. Shkroi dhe zuri e qeshi me veten:- Mos po zbraz fishekë në det?!
Seç u mor dhe me ca vogëlima të tjera dhe, humbur syresh, nuk qe në gjendje të caktonte se sa orë kishin kaluar, kur ndjeu që dera trokiti.
-Hyr,- urdhëroi ai dhe, kur dera u hap, ai pa që hyri ajo: vetdora, Antoneta! "Lualdi",- shtoi ai dhe, për ta bërë pak më konfident takimin, tha:- Po mirëseerdhe moj mësuese! Moj Antonela Lualdi, luajti sikur nuk ia mbante mirë emrin! Tjetra, sado e çliruar që qe, nuk kish si mos të skuqej nga sfida e inspektorit, dhe, pa folur, rroku dorën e shtrirë të tij, për t'iu përqasur sfidës me sfidë, e shtrëngoi dhe ca më shumë atë dorë mirënjohëse. Inspektori e pranoi këtë lloj sfide dhe rezonoi me të njëjtin shtrëngim.
Kur i zgjati tabelën e notave, ai vuri re se asaj iu skuq fytyra si qiellit në agim. Ai e vështroi me ca sy që shkëlqenin nga gëzimi. Jo vetëm kaq: i erdhi mirë që ajo e pa, pa ia hequr sytë. " Sy për sy e dhëmb për dhëmb", iu kujtua atij sikur me këtë do të vuloste një pakt. Mandej, tek mori tabelën e notave dhe i futi në sirtarin e tij, u terratis për një çast nga zyra ( me mendje, sigurisht) dhe tha si për vete: si dy pulëbardha mbi syprinën e një deti të tërbuar. Tjetra (as qe një nga pulëbardhat?) priste se ç'do t'i thoshte më inspektori dhe ky, pasi u kalmend një çast, i tha:- Më vjen mirë që nuk ke përfituar nga "lëshimi" im. Unë e çmoj shumë sinqeritetin. Testi tregon një realitet të përafërt që duket sidomos në shkollat rreth qytetit. Jam i sigurt që, sado që ke "atributet" e Antonela Lualdit ( kjo qe shpoti për ta bërë më intim afeksionin e inspektorit për të), do të punosh që arritjet për provimin të ngrihen edhe më. "Lualdi" sikur u këndell nga ai "atribut" aq emocionues, u skuq krejt si një trëndafil kur çelet i plotë dhe, tek po zotohej, gati u mbyt. Qe një ligështim a një ngacmim ndjenjash shumë mbytës. Në të kishte dhe këndellje dhe afeksion, por dhe një si frikë nga diçka e panjohur. U kap nga një zjarr emocionesh ku fshihej një gëzim i madh. Dhe, sado që qe grua e martuar prej vitesh, kjo "këndellje" (eh,sa ia donte zemra!) sikur po i ndodhte për herë të parë.
-Do vij pas dy javësh,- i tha inspektori, tek po ndaheshin. Do vij për të testuar në punët me shkrim. Dhe qe një ndarje që sikur premtonte për diçka më shumë. Kështu besonte inspektori që sipas "testimit enkas të tij", kjo "Lualdi" ia vlente qoftë dhe si një ëndërr ku "anija e ëndrrave" çante deteve të qeta dhe ankorohej në një liman veç e larg të tjerëve. Dy javë sikur janë shumë!- tha jo vetëm për vete. Tjetra tani kish ikur dhe për dy javë, o zoti inspektor, vëri zemrës një gur. Apo dhe kyç. Si të duash? Aha,- tha,- mos po i bie fyellit vetëm me një vrimë?
* * *
Por nuk qe e thënë për dy javë. Pa mbaruar java e parë, ajo u rrëfye përsëri. Tani, sa hyri, inspektori i befasuar, e sulmoi: - Antonela, e di se si dukesh? Mu si ajo perëndesha Dianë kur kthehej nga gjuetia! Seç ke një forcë të fshehtë bukurie! Se bukuria jote është krejt "agresive". E sulmuar nga kaq e kaq vlerësime, ajo gati e humbi. Për një çast, iu duk vetja si ajo pula shqirake goditur nga përdhesi. Katandisi si një figurë e pambrojtur, gati për t'iu nënështruar fatit. Tek e pa ashtu, Festim Hasa, iu afrua dhe, pasi i zgjati dorën e tij, i tha me miklim dhe fare hapur:- Gjithçka tek trupi yt vezullon. Fustani sikur është endur me rrezedrite. Sytë tënd të menduar më flasin më shumë se ç'do më thosh me gojë. Fytyra jote është si një lule e prosavesitur dhe, o Zot, falëm në po bëj blasfemi. A mund të duroj dot pa të puthur? Dhe, pa pritur se si do reagonte ajo, ai e tërhoqi pranë vetes me një delikatesë të veçantë dhe e puthi aq ngrohtë dhe me aq afsh,sa me këtë mendonte se kish nënëshkruar një pakt të madh dashurie. "Lualdi" sikur e kish pritur një sulm të tillë dhe "vdiq" në krahët e tij ashtu siç vdes një ushtar në një betejë për jetë a vdekje. Dhe vërtet që u nënshkrua një pakt i madh dashurie.
I tha ai:- E di se si m'u duk vetja? Si një fëmijë që hyn natën në një dhomë gjumi! Ajo ende nuk e kish kapërcyer "përgjumjen nga kjo këndellje", por e lëshoi veten fare "lisho" në dorën e këtij "sulmuesi" kaq të guximshëm .
* * *
Kur shkoi për testimin e punëve me shkrim, puna qe fare ndryshe. Ata shkëmbyen "kredencialet": ai i dha letrën që kish shkruar për të. Ndërsa nxënësit bënë "testin", ata lexonin ato që i kishin shkruar njëri-tjetrit.
- Nuk ndihem më i vetëm,- i shkruante ai. Më duket sikur kanë kaluar njëqindë vjet nga koha kur të kam puthur. Por le të kalojnë dhe qindra vjet të tjerë, kujtimi i puthjes tënde më përvëlon buzët.
Kurse ajo i shkruante:- O rojtar i shpirtit tim! Çdo fjalë që nxjerr nga goja për mua, janë si plumb i shkrirë në shpirtin tim. RRi i qetë! Me atë shpërthim ndjenjash ti më shokove. Më paralizove. Nuk rezistova dot dhe, atë çast, mund të zhbëhesha e tëra, të ndahesha në çika vetëm për ty. Dhe në shtëpi, sikur mallkoja veten: përse vallë u shkëputa nga gjoksi yt? Ah, sikur ta dish se sa të dua! Me hap të sigurt, për ty, edhe drejt Ferrit shkoj.
Ndërkaq, ora mbaroi dhe, pasi bëri analizën, inspektori u nda me "Lualdin". Kjo qe ndarja zyrtare se ata u takuan vite e vite më pas. Tek shfletonte qoft dhe ndonjë prej letrave që ka rujatur nga "Lualdi", Festim Hasa, nuk ka se si mos bëhet nostalgjik. Se vjen një moshë dhe njeriu rron me kujtimet. Ja tek lexon: "... sa vite që shkuan! Ç'më ke bërë? Pse na u desh që të vuanim kështu? Unë të rishoh. Të prek. Të fshij lotët ( ah, ata lotë! Ka shkaqe të mëdha kur loton një burrë!), t'i ndjejë dhe rrahjet e zemrës. Puthjen time po ta nis më hënën e kësaj nate. Dil e prite dhe, pastaj, fli i qetë!...
Eh, i dha fund Festim Hasa, a nuk ka nevojë njeriu për ca çaste të "vogla" kënaqësie si këto që kalova me "Lualdin?!"...

* përkimet e emrave janë veç rastësi.

Tiranë, 6 nëntor 2014

PËRPARIM HYSI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
'NGA PREMTIMI PËR LIBËR TË HAPUR, PËR BASHKËKRIJIM AUTOR-LEXUES-ROMANCIER'Studim shkencor dhe narratologjik i romanit “Loja e Fituar” të Dario RexhollaritNga Dr. ROVENA VATA (11.08.2014)
MURI I BERLINITNga QAZIM  D.SHEHU (11.06.2014)
SEPETJA ME VARGJECikël me poezi nga PËRPARIM HYSI (11.05.2014)
A TË JEM DIELLCikël poetik nga ANILA BITI TONI (11.04.2014)
NË MENDJEN E SHPENDIT TË LIRËADEM ZAPLLUZHA - Katër poezi të tjera nga libri “Mbi flokët e ullukëve” (11.04.2014)
LEGJENDA E UJVARËSNga QERIM SKËNDERAJ (11.04.2014)
K A R R O C I E R Ipoemë nga libri „Heroika „ për njëshekulloren pavarësi!Nga RRUSTEM GECI (11.04.2014)
ATI YNË - POEZI NGA ZHAK PREVERPërktheu: FASLLI HALITI (11.02.2014)
RRI PRANË MEJECikël i ri poetik nga QAZIM D. SHEHU (11.02.2014)
LIBRI I 34-t I FLORI BRUQIT - “DIADEMË LETRARE II”Nga REXHEP SHAHU (11.01.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lart]