E Hënë, 05.20.2024, 08:27pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
VESHUR ME TRILLIN E POETIKËS SË VARGUT
Për librin”Zhveshur” të Sinan Kërpaçit
Nga QAZIM D.SHEHU

E Hënë, 12.01.2014, 08:47am (GMT+1)



Poet Sinan Kërpaçi vjen para lexuesit me vëllimin e ri poetik:"Zhveshur", botim i Nacional, duke sjellë përherë një ngjitje të re në lartësinë estetike të vargut. Poet, përkthyes, ai, gjithnjë e më teper , po e mpreh intuitën poetike dhe zgjeron përvojën duke vënë në qendër të shqetësimit të vet jetën e përditshme e cila rrethohet dhe shkon vertikalisht drejt kujtesës së viteve. Kështu , qenia e poetit shkrihet në hapësira dhe vende sa të fëmijërisë, deri në Kinë, nga vendet urbane deri në vise të largta të fëmijërisë.

Kemi, kësisoj një shqetësim që lëviz përmes sizmikës së një vargu të shkathët, të shtrirë e koherent me ndjesitë dhe mendimet e autorit, përftuar gjithnjë nga një kujdes i autorit që të ruhet nga teprimet. Sinani gjithnjë jeton intesivisht me poezinë, ai e ka krijuar tashmë një profil të vetin që dallohet nga vargu i shtruar dhe me i shpejtë të cilin e lëviz gjithnjë një natyrë impresive, ku përhedhja e ngjyrave të shpirtit njerëzor shkon gjithnjë në shtratin e një mendimi të thuktë.

Vetë titulli mbetet i thjeshtë, i veçantë, me një fjalë që jep një kumt të caktuar. Poeti kërkon ta zhveshë këtë botë nga e keqja për të hetuar të bukurën, të cilën ne shpesh e anashkalojmë me marrëzitë tona dhe orientimet e gabuara; poeti kërkon të heqë cipën e mjegullave të kohës për të na sjellë fëmijërinë, vendlindjen, kërkon të zhveshë ato kujtime udhëtimi për Kinën nëpërmjet pamjes së një vajze; kërkon që të zhvishet nga pozat dhe modat e të shkojë dukshëm drejt asaj që quhet e sinqertë, e bukur. Kështu fjala bëhet bartëse kuptimore e një konotacioni të gjërë dhe përmes shprehimësisë së zakonshme e fiton simbolikën nënkontekstuale në rrethana të lëvizshme ideshë dhe shprehimësisë. Sidoqoftë, titulli nuk mbetet domosdo një përfaqësim apo mbulesë për çdo poezi, por tek poetët e mirë ai e fiton vetiu këtë përfaqësim në një farë mase.

Ky përfaqësim nuk mund të kuptohet as mund të thirret në vetëdijen tone leximore pa kuptuar se të jetosh në një realitet si qenie njerëzore, patjetër duhet të shkosh në mënyrën sa më të natyrshme të sendeve dhe mjediseve përreth; duhet të shkosh natyrshëm, pra, zhveshur në këtë botë të mbingarkuar me hipokrizi, kontraste befasuese sa sociale aq edhe morale; në këtëshoqëri që nuk e pranon zhveshjen e saj prej miteve të rrejshme, prej propagandës së politikës së ditës, prej dyfytyrësisë; e prej gjasave të tjera përçudnuese që e mistifikojnë atë në rrugë të gabuara të shfaqjes së saj. Ndaj poeti i zhvesh qëndrimet e veta dhe del ballas me ndjenjën dhe mendimin e vet; nuk ka gjë më të bukur se kjo ndjesi; as më të harmonishme kur poeti kërkon zhveshjen e botës prej së keqes dhe veshjen e saj me rrobet e hirshme të së bukurës.

Kjo ideotematikë përftuese i jep veçanësi librit, e bën atë të konceptueshëm brenda një natyre të ftilluar e të qepur me ide e këndvështrime. Sinani është një poet i gjetjeve dhe i meditimit,; përsiatjet dhe filozofimet vijnë jo në një hapësirë të mbushur me shumë gjëra, po në një hapësirë të thjeshtë ashtu siç vërtet është edhe jeta. Një shqetësim i hollë social që spikat poezinë e tij, gjithashtu duhet parë në dhimbjen që ndjen poeti për kohën tonë ndërtuar keq, ai nuk mediton si sociolog, përkundrazi si poet; duke dëshmuar përmes vargjeve portretin e poetit që mendon ndryshe nga ç`mendojnë të tjerët. Ky socialitet nuk arrin britmën dhe ironinë migjeniane,por ai vjen përmes shtresës së ironisë dhe meditacionit pikëllues për kohën tonë. Ky meditacion buron nga ndeshja e përditshme me një realitet gri të ngrirë në shkallë diferencuese të shoqërisë sonë. Kujtojmë këtu poezitë: I vdekur kushton, Mëçoi në ferr; Është nëmë; Berberi në Zululand; etj etj. Ky motiv shkrihet e merr përmasë tjetër me atdheun e munguar, shprehur në poezitë: Letër poetit në mërgim, me thurjen e vargjeve të poetit:"Shkurt, shkurt,/shumë shkurt po të shkruaj,/nga atdheu i shkurtuar.."; një poezi kjo që i kushtohet Skënder Buçpapës. Vemë në dukje përdorimin e tingullit "sh" në këto fjalë që na japin përfytyrimin e ndjesisë së mallit, po edhe togfjalëshin: atdhe i shkurtuar, i cili e ngre një ide simbolike mbi atdheun që na japin të tjerët dhe poeti është i detyruar ta vendosë brenda suazës së ëndrrës së vet ,ashtu siç e mendon ai. Shoqëria dhe atdheu bëhen lajtmotive interesante, po gjithnjë duke i lidhur së bashku në kuptimin e ëndrrës poetike brenda dëshirës dhe dashurisë së poetit për të parë një shoqëri ndryshe, një atdhe ndryshe.

Nuk ka poet që nuk i ka kënduar femrës, të zbulojë portretin e saj e përmes poezisë, të ringrejë imazhet e saj përmes mundimit të dashurisë e vuajtjes ndaj saj. Madje edhe poetët metalikë apo të marsheve mobilizuese kur i kanë kënduar femrës , aty kanë mbetur poetë. Bota femërore, dashuria dhe bukuria që shkëndijohet në përmasën e perceptimit poetik bëhen për Sinanin moto e një shqetësimi inkadeshent dhe përcjellemocione të veçanta. Dashuria për poetin nuk vjen si një ndjenjëçasti, fluide, përkundrazi ajo është trazimi i një emocioni të thellë e të qëndrueshëm, me përmasë filozofike, shkrirë në aspekte kohorë, ndërvite, ashtu siç mund të shfaqet befas në njëçast të papritur. Kjo dashuri sa ç`është konkrete aq bartet përmes ndjenjës në vizione tëlargta , shkrin e ajros kujtime të befta, kërkon t`i ikë pamundësisë e ngaqë nuk ndodh ,këtu buron një dhimbje filozofike. Poeti shprehet: "Kërciti duartrokitje përplasja e dy buzëve,/por s`ishte puthje tek bashkimi i dy rrugëve,/se ata mu në kryqëzim gati e lanë,/njëri iku"në atë anë,tjetri nëkëtë anë",/në mes të kryqëzimit puthjen e ndanë.."Ose: kur s`kish kohë për të pritur, ne te dashuria vamë,/sa shumë sakrifikuam, Edhe apokalips pranuam,/po dashurinë s`e lamë". Vargje të tilla, me vlerë të sentencës, shprehur me nerv energjik, gjen në vëllim dhe nuk mund t`i kalosh me një lexim , sepse ato kërkojnë vëmendje. Pesha e dashurisë nuk është një ngarkese lumturuese as torturuese tek ky poet, po një mbartje ku gjen mundësi të hapet shtegu për meditime dhe filozofime. Sepse dashuria është vetë jeta, natyrisht e konkretizuar përmes portretit të femrës, apo çasteve dhe gjetjeve të veçanta. Poeti dallohet për poezinë për Kinën, ku figura e Lishing , bëhet një imazh lidhës. Të gjitha poezitë e ciklit: Bohem përtej Himalaje, ngërthejnë pamje dhe strukturohen përmes së papriturave poetike. Edhe në një vend të largët poeti gjen të bukurën njerëzore, dashurinë mallin dhe brengën e të eturit në kërkim të bukurisë.

Mund të përmendim vargje të tëra, por do na pëlqente të citonim vargje të tilla ,si: "Kështu do i thërras në vend të huaj bukurisë,/me emra sheshesh, me emra lulesh,/me emra aeroportesh gjigante,/në pritje dashurishë..."Poeti na kumton se bukuria pushton gjithë botën, ajo i përket gjithë botës, nuk njeh kufij, rraca, shtete as pengesa. Mjafton poeti ta shetisë këtë botë dhe aq më i pasur do jetë ai, aq më tepër do fitojë bota prej tij, sepse poetët që pasurohen nga e bukura në një farë mënyre janë pasuruesit dhe shërbëtorët me të zellshëm të saj.Përveç përjetimeve ontologjike, ku dimensioni kohor bëhet një përmasë e zgjerimit të imazheve dhe ndërton kujtesën e lëvizjes së qenies, poeti Sinan Kërpaçi mbetet edhe një poet i vendlindjes duke e sjellë atë bukur jo vetëm në kujtime, por edhe si një peizazhist i kursyer dhe me domethënie shprehëse.

Vendlindja, jo vetëm është ngjizja e njëpoeti, por, nganjëherë ajo përcakton edhe përmasën e rritjes, ndonëse padashjen tonë, i kemi ikur shpesh dhe udhëtojmë hapësirave të tjera.Poeti përdor toponime të veçante, detaje; peizazhi sjell befasira të bukurive natyrore me një gjuhë të kursyer plot ekspresivitet.Ndihen në këtë poezi jonet dhe tonet e Jugut,deti, vala,streha fëminore,dhe kjo poezi kushtimore të rrëmben qetësisht sa në harominë e peizazhit,njerëzit,sendet e shtrenjta(tavolina e nënës), pamjeve të Borshit, Jugut,detit,etj etj.Qetësia rrëmbyese është një pamje e volitshme për të hetuar thellësitë e një ndjenje të fuqishme malli.

Poetika e Sinan Kërpaçit shtrihet në kufijtëe një hapësire origjinale, me kumbime të gjëra të metafizikës dhe në ngërthyerjen e ideve me një vokacion shprehës.Ai mbetet një zë në poezinë tonë të re, me një strukturë organizuese të poezisë, me shqetësimet e veta ,duke thurur një poezi të pamjeve realiste poetike, poedhe njëherit të meditimeve të veta. Poet i vargut të shtrirë jashtë metrave tradicionalë, pa rimë, kjo i krijon një shtrirje të gjërë mendimi dhe njëkohësisht i vjen në ndihmë të shpalosë imazhe e detaje interesante në shtjellimin e tyre.

Sintaksa poetike e Sinanit është e veçantë, ajo e ngre gjithnjë kurthin e shprehes eliptike , prandaj duhet lexuar me kujdes, ashtu siç na ndodh rëndom me çdo poezi të mirë. Kjo sintaksëi mbart vetiu elementë të modernitetit duke sjellë edhe një inkurs të lirikës deradiane. Kështu , poeti përmes sintaksës dhe motiveve qëi bën të vetat, arrin të fitojë origjinalitet, çka është e rëndësishme për një poet të mirë. Fjala në këtë sintaksë fiton shkathtësinë e verbit shqetësues përmes një emocioni të kontrolluar dhe të infiltruar nga një meditacion ikulturuar. Kjo nuk i përjashton edhe ndjesitë e fshehura fluide që përsillen nga ndjenjat e autorit. Masa e figurës peshon aq satë mos humbasë mendimi; ndryshe nga disa poetë të tjerë ,ky poet nuk e ka metaforën qëllim,as zbukurim dhe pozë,por e thërret atë nëçastin e natyrshëm kur ajo duhet të zërë vend vetiu në strukturën e sintagmës apo togfjalëshit poetik.

Vëllimi "Zhveshur" me redaktor poetin e shquar Skënder Buçpapaj, vjen si një prurje e re në hullinë e veprave të mëparshme, si një ekzigjencë e një poeti serioz në qëmtimin e detajit, po njëkohësisht me përgjegjësinë e fjalës së bukur. Trilli poetik shkrihet si ind në pamjet dhe vizatimet estetike të tyre, ose si një gjendje e mirë fryme për t`i marrë ato e për t`i vërtitur me ngjyrat e fantazisë së jetës drej vështrimeve tona. Si poet i fantazive për të bukurën duke e sjellë atë me fuqinë e vet imagjinative, poeti kërkon ta zhveshë atë nga çdo mistifikim, për ta bërë sa më reale, tokësore, të afërt , si një materie të ajërt, për të treguarpoetikisht se jeta është e bukur dhe ne mund ta veshim atë vetëm me trillin e artit.
QAZIM D. SHEHU


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
BEDRI TAHIRI DHE PENA QË PËRJETËSON LAVDINË E TRIMËRIVE TË BURRAVE TË DHEUT TË ARBËRITNga XHEMAIL PECI (12.01.2014)
HERONJTË LAHEN ME UJË FLORIRIPoemë nga FASLLI HALITI (11.29.2014)
Mëngjes në Kafe RostandSI HYRA NË AKADEMINË FRANCEZE ME REVOLVER NË XHEPRrëfim nga ISMAIL KADARE (11.28.2014)
'TI DO T'I MËSOSH TË GJITHA NGA PAK'Nga ALBANA MËLYSHI LIFSCHIN (11.27.2014)
'AI' DHE 'AJO'Refleksion, kushtuar grave të dhunuara, që duan të gjejnë veten... !Nga VILHELME VRANARI HAXHIRAJ (11.27.2014)
NJË TAKSI PËR MACEN TIMETregim nga ALEKO LIKAJ (11.27.2014)
SI THONI JUPërçmuesve të këngës sonëNga FASLLI HALITI (11.26.2014)
POEMË PËR ISA BOLETININ(KUSHTUAR GJENERALIT ME PLIS TË BARDHË)Nga XHEMAIL PECI (11.26.2014)
KUKULLAPortreti i nënësNga ISMAIL KADARE (11.25.2014)
GJITHË KU PREK NDJENJACikël poetik nga VASIL TABAKU (11.24.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lart]