E Hënë, 05.20.2024, 09:14pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
JAM FUNDOSUR NË ËNDRRËN TIME
ADEM ZAPLLUZHA, Katër poezi nga libri “Mbi flokët e ullukëve"

E Hënë, 12.01.2014, 10:17am (GMT+1)



IK TË LUTEM

Në vend se të kthehesh te unë
Moj mike
Ik diku tjetër
Mos je e verbër vallë
Nuk je duke parë zgërbonjën       
Në shpirtin tim

Shko ku të duash
Vetëm në dyert e mia të thyera
Mos trokit
Se i frikon zogjtë e vonuar të stinës

Ik të lutem
Largohu si vitet e mia
Çfarë mund të të jam unë
Në këtë moshë të shtyrë
Ti nuk je adhuruese e poezisë

Ik nga kjo natë të lutem
Ti as që vëren se sa jam thyer
Po të mos i kisha pasur këto poezi
Do të vdisja nga uria




DËNESIN SI PEMËT


Oh ta kisha guximin e Migjenit
E t'i mëshoja një grusht
Këtij mali mitik
Do i shkulja
Edhe rropullitë e liqenit
Që po i përpinë
Peshkatarët e popullit tim antik

Këtu varkat si fëmijët qajnë
Kur ankorohen
Në kujtesën e gjetheve
Kurse gratë e peshkatarëve
Dënesin si pemët
Duke i pritur burrat

Nata dënes
Si sirenat e vetmuara
Rënkojnë  lulet e fishkura
Nëpër kopshtet
E shkundura të mollëve
Zbrazen shpirtrat

TË LUTEM ZGJATMA DORËN

Jam fundosur në ëndrrën time
Të lutem
Zgjatma dorën
Kjo rrugë e gjatë kah jam duke ecur
I ka mbyllur të gjitha dyert

Ti sonte po i përngjan merimangës së blertë
Deri në mëngjes
Je duke thurur rrjetin e mëndafshtë
Kurse në mbrëmje
I përtyp
Të gjitha speciet e krimbave

Të lutem zgjatma dorën
Kam të ftohtë
Mes këtyre kallkanëve
Po pjalmon një furtunë e zezë

Një pjalm i bardhë bore
Po ngrihet
Nën qerpikët ë lisave të murrmë
Po mërdhinë
Duart e zhveshura të pemëve

Të lutem mos më lërë sonte
Me këtë ëndërr të shthurur


PO MBINË DO LASTARË TË RINJ

Kanë vdekur drurët
pemët ecin kokulur si në procesion
Nëpër baladat e trishtuara kalojnë nuset
Pa duvak të bardhë

Asnjë gjethe nuk frymon
Lisat veshur në këmisha të zeza
Përzihen me brengat e pleqve
Ecja e të cilëve
U përngjan rrapeve kokëfortë

Pas kësaj vdekjeje të natyrshme
Nëpër sytë e malit
Po mbinë do lastarë të rinj
Në magjen e kujtesës
Duart e bardha të nuseve krenare
Gatuajnë bukën me pjalm dashurie

ADEM ZAPLLUZHA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
VESHUR ME TRILLIN E POETIKËS SË VARGUTPër librin”Zhveshur” të Sinan KërpaçitNga QAZIM D.SHEHU (12.01.2014)
BEDRI TAHIRI DHE PENA QË PËRJETËSON LAVDINË E TRIMËRIVE TË BURRAVE TË DHEUT TË ARBËRITNga XHEMAIL PECI (12.01.2014)
HERONJTË LAHEN ME UJË FLORIRIPoemë nga FASLLI HALITI (11.29.2014)
Mëngjes në Kafe RostandSI HYRA NË AKADEMINË FRANCEZE ME REVOLVER NË XHEPRrëfim nga ISMAIL KADARE (11.28.2014)
'TI DO T'I MËSOSH TË GJITHA NGA PAK'Nga ALBANA MËLYSHI LIFSCHIN (11.27.2014)
'AI' DHE 'AJO'Refleksion, kushtuar grave të dhunuara, që duan të gjejnë veten... !Nga VILHELME VRANARI HAXHIRAJ (11.27.2014)
NJË TAKSI PËR MACEN TIMETregim nga ALEKO LIKAJ (11.27.2014)
SI THONI JUPërçmuesve të këngës sonëNga FASLLI HALITI (11.26.2014)
POEMË PËR ISA BOLETININ(KUSHTUAR GJENERALIT ME PLIS TË BARDHË)Nga XHEMAIL PECI (11.26.2014)
KUKULLAPortreti i nënësNga ISMAIL KADARE (11.25.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lart]