E Hënë, 05.20.2024, 07:01pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
MUZG NË MALE
Poezi të reja nga QAZIM D. SHEHU

E Martë, 12.02.2014, 09:31am (GMT+1)



MUZG NË MALE

Shije e muzgut,
Flirt vegimesh,
Ngjyhet në ngjyrë gushe,
Gjakun e kaltër të ëndrrës
Shfryn.
Ku të shkosh në këtë muzg malesh,
Në këtë qiell të humbur,
Ku rrugët ,
Damarë të plakur,
S`thithin dot asgjë të bukur.
Me siguri do humbas këtu,
Nën këtë rëndesë muzgu,
Si pas një nuseje të rrëmbyer
Humbet krushku...


VEGIM

Derdhet ujëvara
Flokë- flokë,
Si koka e një vajze që dënes,
Dhe mëkatin s`e thotë...
Derdhet ujë,
Palë palë.
Mos në greminën e  zgjeruar,
Një vajzë është ende gjallë...

TRËNDAFILAT E DHUNUAR

...errësirë thithëse,
bora shtrihet e largët,
Sytë e errësirës
Shpojnë   dritaret,
Trëndafila të dhunuar,
Nga që s`munda
Ty,
Me t`i dhuruar...

FIJE BARI

Në jermin e pranverës
Ngritën kryet me hijeshi
Fije bari mes gurit.
Guri, stërgjysh i fortë,
Barin përkëdhel
Me grimca ngazëllyese,
Gjakun e ngrirë të moteve
Shpërthen
Për këto fje bari.
Gjersa me to  mbulohet
Me një harresë të marri...

 KTHETRAT

Kur ik koha e vjen paskoha
Dashuria merr kthetrat e shqiponjës,
Në forcë të vet i humbet loja
Grihet në dëshirë të plojës.

Si hijen e trupit që s`e shmang,
Mbeten këto kthetra,
Dhe sa më shumë ngjitesh lart,
Aq humb nga vetja.
Ç`gjah kap me to s`e di,
Pengun e parealizuar; mos,
Duke u ngjitur për dashuri,
Veten humb, veten sos?...

QAZIM D. SHEHU


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DËGJOVA NJË ZË NË ZËMËRCikël poetik nga PANO TAÇI (12.02.2014)
JAM FUNDOSUR NË ËNDRRËN TIMEADEM ZAPLLUZHA, Katër poezi nga libri “Mbi flokët e ullukëve" (12.01.2014)
VESHUR ME TRILLIN E POETIKËS SË VARGUTPër librin”Zhveshur” të Sinan KërpaçitNga QAZIM D.SHEHU (12.01.2014)
BEDRI TAHIRI DHE PENA QË PËRJETËSON LAVDINË E TRIMËRIVE TË BURRAVE TË DHEUT TË ARBËRITNga XHEMAIL PECI (12.01.2014)
HERONJTË LAHEN ME UJË FLORIRIPoemë nga FASLLI HALITI (11.29.2014)
Mëngjes në Kafe RostandSI HYRA NË AKADEMINË FRANCEZE ME REVOLVER NË XHEPRrëfim nga ISMAIL KADARE (11.28.2014)
'TI DO T'I MËSOSH TË GJITHA NGA PAK'Nga ALBANA MËLYSHI LIFSCHIN (11.27.2014)
'AI' DHE 'AJO'Refleksion, kushtuar grave të dhunuara, që duan të gjejnë veten... !Nga VILHELME VRANARI HAXHIRAJ (11.27.2014)
NJË TAKSI PËR MACEN TIMETregim nga ALEKO LIKAJ (11.27.2014)
SI THONI JUPërçmuesve të këngës sonëNga FASLLI HALITI (11.26.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lart]