KOKA E SHQIPTARIT Cikël me poezi nga PËRPARIM HYSI
E Premte, 01.30.2015, 07:48am (GMT+1)
"KOKA E SHQIPTARIT"
"Koka e Shqiptarit" është në Mbrostar-Urë Ky emër i ka mbetur,sa larg ka qëkur Lavdia në breza ka ardhur gojë më gojë Në shkruaj këta rreshta, për të do t'ju tregoj.
E rrethuan mbrostarakun,- thonë,- tek kjo kodër Dhe u bë goxha luftë (tregojnë: nuk qe e vogël) - Dorëzohu,-i thërrisnin. Je shpallur fermanli! Po tërr s'ia bëri syu. - S'dorëzohem,- thosh ai.
U nis kohorta që ta zinte atë gjallë S'dorëzohem,- thosh ai,-se jam në Mbrostar. U vra atje (mes tymit e zjarrit) Pa mbeti nofka:"Koka e Shqiptarit"
MU TE "KOKA E SHQIPTARIT"
Mu te "Koka e Shqiptarit" në një kodër dominuese Vështroj fushat e Mbrostarit të qendisur me dorënuse "Dorë e nuses" janë fshatarët që punojnë tokat e tyre Nuk presin nga "shtetarët nga një ndihmë prej "mrekullie"
Zë më ngopet mua syri, tek shoh fushat gjelbërim Lezetohet krejt "sehiri", zë e rihet shpirti im. Janë punëtorë bashkëfshatarët, nuk presin kocka nga qielli Ka ndonjë që është "dorëtharë" (për ata më mbyt helmi)
E kanë lënë tokën ndjerrë, e kanë kthyer në shkretëtirë Zënë e ngrohen në diell, tek i shoh, nuk ndjehem mirë Është një tokë aq pjellore, sa të nxjerrë me faqe të bardhë Por janë me "gishtadore" ( është e kotë, më tej ta zgjat)
Kodrat mbushur me ullinj ( nën ullinj mbushur me vila) Unë ngazëllej si fëmijë ( mu në shpirt këndojnë bilbila) Dinë të rrojnë bashkëfshatarët (shkoni i shihnI: si në Zvicër!) Nuk hyj tek gënjeshtarët; Në Mbrostar nuk ka më dimër.
DHE NË ANËN TJETËR ËSHTË PETOVA
Nga perëndimi është Petova, fshati ku më ka rënë koka Kur hedh sytë, u hutova: m'u duk e madhe sa bota Nuk ka ikur kush nga fshati, por janë shtuar plot shtëpi Pa më shtohet mua malli, pak "lotojnë" sytë mi.
Me sy fshatin e pushtoj e më mbetin sytë larg Çfarë më para të kujtoj (vijnë kutjimet varg e varg) Nuk kam lënë arë pa shkelur dhe kam bërë plot zarare Ngashërehem si i "velur" nga ca mbresa miturare.
Plot shtëpi janë bërë të reja dhe moderne si Evropë Me kujtime plot "hejbeja", zemra dridhet si një zog Dridhet zemra nga gëzimi, shpirti më bëhet behar Kur më sheh kaq mirë syri, unë rinohem, bëhem djalë.
* Koka e Shqiptarit është kodër domnuese në Mbrostar-Ura të Fierit Tiranë, 28 janar 2015
PËRPARIM HYSI
|