VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - RROFTË EVA! RROFTË EVA! RROFTË EVA!NGA VEHBI SKËNDERI

                                                                                      

E Djelë, 05.05.2024, 09:46am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
RROFTË EVA! RROFTË EVA! RROFTË EVA!
NGA VEHBI SKËNDERI


E Mërkurë, 10.06.2010, 10:31am (GMT+1)





Vërtet Eva kreu Faj, me mollën e ndaluar.
Dhe e dënoi Mëkati. Po si nuk i doli kush zot:
"Të mjerën në greminë e shtyu Lugati!" Përkundrazi: E nëmin edhe sot.
E fyejnë gjer në asht! "Po të mos kishe kryer Ti (Rrospi) atë Mëkat,
Do të jetonim mot e jetë në Parajsë.
Nuk do të plakej asnjeri. Nuk do të rrudhej. Nuk do të vdiste kush."
Dhe dënesin me gulç:
"S'do të na mungonin kurrë: buka, vera e mjalti."
E, pa kurrfarë mërie e inati,
veshur si perandorët në mëndafsh,
njerëzit do të tundeshin e do të shkundeshin si për Dasmë.
Askush s'do të djersinte. Nuk do të çante tunele në Lamansh.
Nuk do të mbillte hiç. Nuk do të mblidhte grurë e kajzë.
S'do të pushonte kurrë Gostia në Parajsë!
Po Eva ktheu përmbys gjithçka. (Rrospia!) "Mallkuar qoftë Eva!"
Dh' askush s'guxon ta shajë fare pak Adamin, që nuk e mbrojti hiç brinjën e vet.
(Se Eva, siç thotë Bibla, është krijuar prej brinjës së tij.)
"Adam o lumëzi!
Si e le gruan tënde në kthetrat e Satanit?"
Jo! Asnjeri nuk del dot kundër: Mirë Eva, po themi, kreu mëkat,
Po ç'faj kanë të gjitha gratë e ngrata?
"Të gjitha janë Eva!" përgjigjen tym-me-tym disa "kryeshkërdhata".
(Siç thotë Dritëroi.) Dhe nuk guxon asnjë të ngrejë zërin lart:
"Hej Solomon Zuzar! Kurvar e Maskara!
Pse mban Ti në Pallat, gjoja se me kurorë, mbi katër mijë (4 000) gra!"
 
Disa bëjnë moral: "Xhadia!" Disa bëjnë trysni: "Zotni, mos harro!
Eva e Keqja vetë!
Fara e të Keqes! Ferra e të Keqes! "Hija" e të Keqes! Vetë Hija!
Eva! Eva! Rrospia!"
Çirren pronarët e bordeleve dhe hoteleve farfuritëse.
Nëpër Paradat shkrepëtitëse të topmodeleve: "Eva: Mavrija!
Pangopësia. Babëzia! (Me fytyrë gruaje) Pabesia!
Eva! Eva! Eva!"...
 
E tërë fanatikët, uriahipët, heretikët, sheikët, klerikët e cinikët e kohërave antike e moderne
çjerrin faqet me thonj në PRESS-Konferenca. Podiume. Tendera. Kuvende.
Duma e Laguna: "Eva! Zotërinj! Ja ku na pruri mendjelehtësia e pangopësia e saj.
Na u helmua Jeta e na u nxi katran:
Eva! Eva! Eva! Eva!" Thirrrjet s'kanë të mehur.
 
"Zotërinj! Boll keni lehur
e keni ulurirë. Ka mijëra vjet që i shqeva veshët e mi dhe i çapëleva
nga anatemat: "Eva! Eva! Eva!"
E ku nuk iu kam parë! Zagarë të zgjebur. Boll keni lehur e boll keni sharë.
Boll iu kam dëgjuar. Qepeni. Mbylleni gojën!
 
Eva është Martirja e Parë! Kryengritësja e parë e Qiellit.
Rroftë Eva! Bija e vëretë e Tokës dhe e Diellit.
(Ngjizur prej ciflave të baltës e rrezeve të Agimit.)
Rroftë Eva! Rroftë Eva! Rroftë Hyjnorja Eva!
Martirja e Parë e Njerëzimit.
 
Rroftë Eva! Rroftë Eva! Rroftë Eva!

VEHBI SKËNDERI


Rating (Votes: )   
    Comments (2)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NË MUNDSHPoezi nga RUDYARD KIPLING (Çmimi Nobel 1907) (10.03.2010)
TË MENDOSH PËR KOHËN - POEMË NGA WALT WHITMAN (Uollt Uitman, 1819-1892)Shqipëruar dhe pajisur me pasthënie nga UKË ZENEL BUÇPAPAJ (09.28.2010)
ROMANI "DRITËHIJET E MEDALJES ENIGMË", NJË ARRITJE E SUKSESSHME E SHKRIMTARES VILHELME VRANARI - HAXHIRAJNga MEXHIT HAXHIU, Mjeshtër i Madh i Sportit (09.27.2010)
MAGJIA E NJË ZËRITregim nga ALBANA LIFSCHIN (09.18.2010)
GRUAJA QË UNË E DUAPoezi nga HAFIZ SHIRAZI (1326-1390) (09.07.2010)
JAM SHI NË TIRANËNGA ELIDA BUÇPAPAJ (09.03.2010)
QYTETIT TIM!Poezi nga PIERRE-PANDELI SIMSIA (08.26.2010)
RËRA E PLAZHEVENga Elida Buçpapaj (08.20.2010)
MALLI I ATDHEUT Tregim nga ALEKO LIKAJ (08.20.2010)
ZVERDHJA E GUSHTIT - PËRKUSHTIM DHIMBORSkicë- Elegji nga RAIMONDA MOISIU (08.12.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]