VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - MYSLIMANËT NË DITËN E TRETË TË HAXHILLËKUT NË ARABINË SAUDITE

                                                                                      

E Martë, 05.21.2024, 10:50am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
MYSLIMANËT NË DITËN E TRETË TË HAXHILLËKUT NË ARABINË SAUDITE
E Martë, 11.16.2010, 08:38pm (GMT+1)

Sistem i ri hekurudhor në Mekë për transportimin e besimtarëve

Sot, në ditën e tretë të haxhillëkut, besimtarët myslimanë kryen ritualin e zakonshëm, duke goditur me gurë tri shtyllat në Mina të Arabisë Saudite.

Besimtarët e veshur me të bardha e kaluan natën në Lëndinën Muxalifa, ku mblodhën gurët me të cilët, sipas traditës, qëlluan djallin, simbol i së keqes.

Ky ritual pasohet me therjen e një kafshe, që shënon edhe fillimin e festës myslimane të Kurban Bajramit, apo siç njihet ndryshe "Festa e Sakrificës".

Dje, më tepër se 2 milionë besimtarë u ngjitën në Malin Arafat, vendi ku profeti Muhamet mbajti predikimin e tij të fundit, 14 shekuj më parë.

Kleriku më i lartë i Arabisë Saudite, Muftiu i Madh Abdul Aziz al Sheik, u bëri thirrje myslimanëve dje në predikimin e tij, të shmangin dhunën, luftën sektare dhe të jenë të mirë me të tjerët.

Një sistem i ri hekurudhor në Mekë do të përdoret për transportimin e pelegrinëve mes qendrave të shenjta për të parandaluar bllokimin e trafikut gjatë Haxhillëkut. Zyrtarët thonë se sistemi u kursen bersimtarëve kohë.

Tradicionalisht myslimanët udhëtojnë në këmbë, me autobus ose me makinat e tyre private për pelegrinazhin e tyre të përvitshëm 5-ditor në Mekë. Por këtë vit, disa prej 2.5 milion pelegrinëve, që do të bëjnë rrugën që ndoqi profeti Muhamet, do të mund të udhëtojnë me tren, ndërkohë që Arabia Saudite hap për herë të parë sistemin e metrosë në Mekë. Autoritetet shpresojnë që ky sistem të ndihmojë në zbutje e trafikut, duke zëvëndësuar deri në 53 mijë autobuzë që janë përdorur deri tani gjatë periudhës së Haxhillëkut. Pelegrinët kanë shprehur kënaqësi për këtë sistem.

"Është me të vërtet një sistem i mirë i Arabisë Saudite dhe u kursen njerzve shumë kohë. Ai funksionon tani vetëm me 30 për qind të kapacitetit, por me ndihmën e Zotit, do të jetë më i avancuar vitin e ardhshëm dhe do të bëhet një shërbim i mirë për pelegrinët".

Dhe në fakt, zyrtarët sauditë presin që, duke filluar nga viti i ardhëm, trenat të funksionojnë me kapacitet të plotë.

"Shpresojmë që vitin e ardhshëm të bëjmë të mundur transportin e rreth 500 deri në 600 mijë pelegrinëve për gjithë këtë udhëtim. Madje do të jemi në shërbim për rreth 1 milion njerëz, duke i transportuar ata nga stacionet e trenit deri në nivelin e pestë të urës Xhamaraat".

Treni tani funksionon vetëm për banorët e Arabisë Saudite dhe vendeve të tjera arabe të Gjirit Persik, por vitin e ardhshëm do të jetë i hapur edhe për myslimanë të kombësive të tjera.

(http://www.voanews.com/albanian)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KARZAI KËRKON TËRHEQJEN E TRUPAVE NGA AFGANISTANI (11.16.2010)
HOLBROOKE: TAKIMI I NATO-s NË LISBONË NJË "PIKË KTHESE" PËR AFGANISTANIN (11.16.2010)
DISA SHTETE HEZITOJNË TË SHKOJNË NË CEREMONINË E NOBELIT (11.16.2010)
"Financial Times": SHFAQJA SERBE PËR BRAMERZIN (11.15.2010)
KINA KRYESON ME KOMPJUTERIN MË TË SHPEJTË (11.15.2010)
PËRFUNDOI TAKIMI I FORUMIT EKONOMIK TË AZI-PAQËSORIT (11.15.2010)
BERLUSCONI NËN PRESION PREJ TË GJITHA PALËVE (11.14.2010)
LIRIMI I AUNG SU KISË U JEP SHKAS FESTIMEVE POR EDHE PARALAJMËRIMEVE (11.14.2010)
SAN KJI KËRKON UNITET, OBAMA E QUAN HEROINË (11.13.2010)
MIANMAR: LIROHET AKTIVISTJA SAN SU KJI (11.13.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lartë]