"Der Spiegel": PLANIFIKOHET ATENTAT NDAJ NDËRTESËS SË PARLAMENTIT GJERMAN
E Shtunë, 11.20.2010, 01:25pm (GMT+1)
Ekstremistët e rrjetit terrorist El Kaida dhe grupime aleate me ta, sipas një artikulli të revistës informative "Der Spiegel", planifikojnë një atentat kundër ndërtesës së parlamentit gjerman në Berlin. Revista, e cila i referohet informacioneve të autoriteteve gjermane të sigurisë, njofton se ekstremistët planifikojnë marrjen e pengjeve dhe gjakderdhje. Informacionet mbi planet e terroristëve vijnë nga një xhihadist, i cili ndodhet jashtë Gjermanisë dhe i është drejtuar disa herë me telefon Zyrës gjermane të Kriminalistikës, thuhet më tej në artikullin e Spiegel-it. Atentatet janë planifikuar të kryhen në shkurt, ose mars. Këto informacione kanë qenë arsyeja e paralajmërimeve publike të ministrit të Brendshëm gjerman Thomas de Maiziere për sulme terroriste.
(http://www.dwelle.de)
www.voal-online.ch
|