AMERIKANI 13 VJEÇAR PROTESTOI NË PEKIN
E Hënë, 11.22.2010, 11:35am (GMT+1)
Një djalosh amerikan, i cili bënte fushatë që zona e çmilitarizuar mes dy Koreve të shndërrohet në park të paqes është larguar nga policia kineze pas një proteste që zhvilloi në sheshin Tienamnen në Pekin.
Xhonatan Li, 13 vjeç, e shpalosi sot parullën e tij ku shkruante "traktat i paqes" dhe "pylli i paqes në zonën e çmilitarizuar" para Qytetit të Ndaluar në Pekin.
Raportohet se një oficer ia mori parullën më pak se një minutë më vonë.
(http://www.evropaelire.org)
www.voal-online.ch
|