TOKIO: MINISTRI DORËHIQET PËR NJË SHAKA
E Hënë, 11.22.2010, 11:47am (GMT+1)
Ministri i Drejtësisë i Japonisë ka dhënë dorëheqje pasi kishte bërë një shaka.
Minoru Janagida i ka thënë parlamentit se si ministër i drejtësisë, atij i duhen t'i mbajë në mend vetëm dy fjali kur pyetet nga ligjvënësit.
Fjalia e parë që e shqiptoi ish ministri ishte "Nuk e komentoj rastin specifik", ndërsa fjalia e dytë "Ne po e trajtojmë çështjen në mënyrë të duhur bazuar në ligjin dhe provat".
Komentet e tij nxitën stuhi kritikash nga ligjvënësit, të cilët kërkuan të largohet nga posti.
(http://www.evropaelire.org)
www.voal-online.ch
|