VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - DUBLINI PRANON NDIHMËN E BE PËR SHPËTIMIN E BANKAVE

                                                                                      

E Martë, 04.30.2024, 10:48pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
DUBLINI PRANON NDIHMËN E BE PËR SHPËTIMIN E BANKAVE
E Hënë, 11.22.2010, 01:54pm (GMT+1)

Irlanda hyri nën ombrellën e shpëtimit të BE. Menjëherë pas fillimit të mbledhjes së qeverisë në Dublin, telefonuan ministrat e financave të BE-së. Sikur donin t'u thonin nuk ka asnjë alternativë ndaj këtij hapi

Partnerët do të mbështesin me ndihma miliardëshe Dublinin gjatë viteve të ardhshme. Për këtë ranë parimisht në ujdi ministrat e financave të BE-së.

Vëllimi i ndihmës akoma i papërcaktuar

Se çfarë vëllimi do të ketë saktësisht kjo ndihmë, mbetet edhe më tej e hapur, deklaroi ministri gjerman i Financave Wolfgang Schäuble. "Në këtë moment nuk mund të përmendim ende shifra konkrete. Jemi në mes të konsultimeve. Irlanda paraqiti kërkesën dhe tani do të punohet për këtë me intensitet."

Me miliardët e fondit të emergjencës nuk synohet vetëm shpëtimi i Irlandës nga falimentimi. Bëhet fjalë për stabilitetin financiar të të gjithë BE-së dhe të eurozonës në veçanti, thuhet në njoftimin e ministrave të financave. Kjo do të thotë: meqenëse rreziku i përhapjes është kaq i madh, ndërhyjnë partnerët në BE. Pasi krahas anëtarëve të eurozonës, kuptohet pa Greqinë e zhytur thellë në borxhe dhe vetë Irlandën, ndihmë financiare për të konsoliduar financat e Irlandës dhe bankat e saj japin edhe Britania e Madhe dhe Suedia.

Problem i sektorit bankar irlandez

ëBildunterschrift: Irlanda duhet t'i nënshtrohet rregulla strikte

Është para së gjithash një problem i sektorit bankar, që rëndon buxhetin publik të Irlandës, deklaroi komisioneri i BE-së për politikën monetare Olli Rehn, javën e shkuar. Irlanda do të humbasë vetëm një pjesë të autonomisë së saj, kontrolli i buxhetit do të kryhet në të ardhmen nga ekspertët e dërguar nga Brukseli dhe Uashingtoni, selia e Fondit Monetar Ndërkombëtar, pasi edhe FMN do t'i vijë në ndihmë Irlandës.

BE vë kushte

Ministri i Financave Schäuble foli për rregulla strikte, të cilave duhet t'u nënshtrohet qeveria në Dublin. Irlanda duhet të shtojë përpjekjet e saj për të kursyer. Deri në vitin 2014 duhet të kursehen rreth 15 miliardë euro. Veç kësaj pritet të shtohet trysnia e partnerëve nga BE-ja ndaj qeverisë irlandeze, për të rritur tatimin mbi bizneset, i cili është shumë më i ulët se sa mesatarja në BE. Ulje e shpenzimeve buxhetore dhe shtim i të ardhurave fiskale, këtë kurs jopopullor kursimesh duhet të ndjekë qeveria irlandeze.

Ndihma miliardëshe përmban edhe një zë të veçantë për bankat irlandeze të kërcënuara nga falimentimi. Me këto para institutet kredidhënëse duhet të përmirësojnë kuotat e kapitalit të vet dhe të vënë në rrugë ristrukturimin. Megjithatë pritet të kalojnë edhe dy deri tri javë, derisa Irlanda të përfitojë kreditë e para.

(http://www.dwelle.de)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
GEJTS: MOSRATIFIKIMI I TRAKTATIT START DO TË KETË PASOJA (11.22.2010)
TOKIO: MINISTRI DORËHIQET PËR NJË SHAKA (11.22.2010)
AMERIKANI 13 VJEÇAR PROTESTOI NË PEKIN (11.22.2010)
"New York Times": EKSPERTI KA PARË KAPACITETE TË REJA ATOMIKE TË KORESË VERIORE (11.21.2010)
"Der Spiegel": PLANIFIKOHET ATENTAT NDAJ NDËRTESËS SË PARLAMENTIT GJERMAN (11.20.2010)
AUSTRI: GJYKATA SYNON DËGJIMIN E KADIROVIT LIDHUR ME NJË VRASJE (11.19.2010)
NATO FORMËSON TË ARDHMEN NË LISBONË (11.19.2010)
PARALAJMËRIME SERIOZE PËR SULME TERRORISTE NË GJERMANI (11.18.2010)
"Wall Street Journal": TURQIA, PROBLEM I NATO-s (11.18.2010)
KINA PARAQET AVIONIN E PARË PËR PASAGJERË TË PRODHUAR NË VEND (11.17.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lartë]