VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Histori suksesi

                                                                                      

E Premte, 05.03.2024, 01:38pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
Histori suksesi
E Djelë, 05.24.2009, 09:07am (GMT+1)

RFGJ e bashkë me të edhe Kushtetuta e RFGJ-së mbushin 60 vjet. Rrethanat e themelimit të shtetit ishin nën ndikimin e përfundimit të Luftës së II Botërore. Ligji themeltar ofroi kuadrin për fillimin e ri.

 

Dokumenti origjinal i 23 majit 1949 i Kushtetutës së RFGJ, firmosur nga

kancelari Konrad Adenauer dhe personalitete të tjera

 

RFGJ - sot një demokraci e qëndrueshme, me një mirëqënie të pashembullt historikisht

 

RFGJ është sot një demokraci e qëndrueshme dhe funksionale; një anëtar i respektuar i bashkësisë ndërkombëtare; një fqinj, prej të cilit askush nuk ka pse të ketë frikë; një vend me një mirëqënie të pashembullt historikisht. Që  ndërkohë është për shumë shtete të tjera shembull.

 

23 maji i vitit 1949 nuk ishte për gjermanët një ditë gëzimi

 

Të gjitha këto as që mund të parashikoheshin para 60 vjetësh. Në vitin 1949 themelimi i RFGJ-së u krye në një vend të pushtuar me këmbënguljen dhe lejen e amerikanëve, britanikëve dhe të francezëve. Një shtet gjermano-perëndimor i pjesshëm dhe për këtë i pranuar prej politikanëve gjermanë vetëm si diçka provizore. 23 maji i vitit 1949 nuk ishte për gjermanët një ditë gëzimi. Në atë kohë ata kishin halle krejt të tjera: mungesa e strehimit në qytetet e bombarduara, shtatë milionë gjermanë të dëbuar prej territoreve të dikurshme gjermane në Lindje që ishin në kërkim të një strehe të re, mungesa e vendeve të punës, më tepër se një milionë burra gjermanë që konsideroheshin të humbur apo që vazhdonon të ishin robër lufte. Po ashtu në vitin 1949, për shkak të krimeve të pashembullta të nacionalsocialistëve, Gjermania ishte edhe vendi më i përbuzur i bashkësisë ndërkombëtare.

 

RFGJ u drejtua prej kancelarësh të shkëlqyeshëm

 

Çfarë e bëri të mundur këtë transformim, këtë sukses të themelimit të shtetit përpara 60 vjetësh? Në Perëndim ishin dy gjëra: RFGJ u drejtua prej kancelarësh të shkëlqyeshëm. Në mënyrë të veçantë duhen përmendur Konrad Adenauer, Willy Brandt dhe Helmut Kohl. Adenaueri, skeptik kundrejt popullit të vet, i cili e inkuadroi vendin në bashkësinë perëndimore duke penguar kështu çdo rrugë tjetër "të veçantë" dhe fatale të gjermanëve, që e kishin çuar Evropën në dy luftra botërore. Brandt-i, i cili u zgjati dorën e pajtimit fqinjëve lindorë përtej perdes së hekurt të ideologjisë. Dhe Helmut Kohl, i cili e formësoi bashkimin e Gjermanisë në mënyrë të tillë, që askund nuk i krijua ndonjë frikë prej një Gjermania të forcuar rishtazi.

 

Sukses ekonomik i RFGJ

 

Shkaku i dytë është pa dyshim suksesi ekonomik i RFGJ-së. Me rritjen e mirëqënies nga vitet 50-të u rrit me shpejtësi edhe besimi i gjermanëve në vlerat e demokracisë liberale. Partitë radikale - pavarësisht të majta apo të djathta - që prej atëhere nuk kanë pasur sukses në asjë nga zgjedhjet parlamentare. Dhe edhe i vetmi votim i lirë në historinë e RDGJ-së për zgjedhjen e parlamentit në pranverë të vitit 1990 nuk ishte vetëm votë për lirinë, por në radhë të parë votë për t'i hapur rrugë mirëqënies sipas modelit gjermano-perendimor. 

Këto bëjnë të qartë se edhe në vitin jubilar nuk po tregohet vetëkënaqësi. Një demokraci e qëndrueshme është një vlerë në vetvete - që i kapërcen edhe rastet e krizave ekonomike. Por në rast se çdo vit shtohet numri i gjermanëve, për të cilët siguria sociale dhe një ndjenjë e papërcaktuar nga afër "drejtësie" shoqërore janë më të rëndësishme se liria, kjo duhet të na alarmojë. Sepse "drejtësinë" e kishin shkruar vazhdimisht në flamujt e tyre edhe sistemet totalitare - por liri ka vetëm në demokraci. Për këtë liria nuk është një një gjendje e pandryshueshme, por diçka që në një demokraci të gjallë duhet siguruar rishtazi dhe për të cilën duhet luftuar çdo ditë. Nga qytetaret dhe qytetarët që janë bartës të kësaj demokracie dhe angazhohen në të. Për këtë, ligji themelor gjerman krijon edhe 60 vjet pas shpalljes një kornizë të mrekullueshme. DW
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Horst Köhler rizgjidhet president i Gjermanisë (05.23.2009)
Siria: Oferta e Izraelit për bisedime nuk ka vlerë pa tërheqjen nga Lartësitë Golan (05.23.2009)
Bajden: Bosnja nuk ka nevojë për një marrëveshje tjetër paqeje (05.22.2009)
Solana: Uashingtoni dhe Brukseli ia dhanë një tronditje elektrike Bosnjes (05.20.2009)
Washington Post: Garë vullnetesh në Lindjen e Mesme (05.19.2009)
Lituania fitoi gruan e parë presidente (05.18.2009)
Presidentët e Iranit, Pakistanit dhe Afganistanit mblidhen në takim të lartë rajonal (05.16.2009)
Shënim: Mesazhe të fuqishme në fundin e pelegrinazhit të Papë Benediktit XVI në Tokën e Shenjtë (05.15.2009)
Gazetarja Roksana Saberi largohet nga Irani (05.15.2009)
Aeroplani i Gruevskit bën ulje të detyruar (05.14.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lartë]