VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Presidenti Obama shpreh shqetësim të thellë për zgjedhjet presidenciale në Iran

                                                                                      

E Shtunë, 05.04.2024, 09:41pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
Presidenti Obama shpreh shqetësim të thellë për zgjedhjet presidenciale në Iran
E Martë, 06.16.2009, 08:58pm (GMT+1)

 

 

 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, tha se është thellësisht i shqetësuar për zgjedhjet e kontestuara presidenciale të Iranit, madje ai mendon se edhe bota është po ashtu e shqetësuar.

 

Presidenti Obama foli në Shtëpinë e Bardhë sot, ndërkohë që mijëra njerëz kishin dalë përsëri në rrugët e Teheranit në dy mitingje rivale në mbështetje të Presidentit konservator, Mahmud Ahmadinexhad, dhe kandidatit reformist, Mir Hosein Musavi, i cili i humbi zgjedhjet.

Ndërkaq, Këshilli i Plotfuqishëm i Klerikëve tha sot se do të rinumërohen votat në disa zona të zgjedhjeve të kontestuara presidenciale të së premtes, që shkaktuan protestat më të mëdha nëpër rrugë në 30 vjetët e fundit dhe që treguan divergjencat e thella në Republikën Islamike të Iranit.

Në komentet që bëri në Shtëpinë e Bardhë, zoti Obama tha se mbështet fuqimisht parimin universal se zëri i popujve duhet të dëgjohet dhe jo të shtypet.

 

 

Ai tha se shpreson që populli Iranian do të hedhë hapa të drejtë me qëllim që të shprehë dëshirat dhe aspiratat e tij. Presidenti amerikan tha se "i përket popullit iranian të vendosë për rezultatin".

Qeveria iraniane tha sot se kishte ndaluar të gjithë gazetarët që punojnë në agjencitë e huaja të dilnin nga zyrat për të mbuluar demonstratat. Ajo anulloi gjithashtu edhe kredencialet e të gjitha mediave të huaja.

Televizioni shtetëror i Iranit bëri të ditur se të paktën 7 vetë u vranë dje, kur përkrahësit e zotit Musavi sulmuan zyrat e milicisë pro-qeveritare Basij.  Dëshmitarët thanë se milicët hapën zjarr kundër protestuesve. /ZA
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
7 të vdekur në protestat në Teheran (06.16.2009)
Toni Bler tërheq vëmendjen tek gjendja humanitare në Gaza (06.15.2009)
Netanjahu pranon një shtet palestinez i cili të mos ketë ushtri (06.14.2009)
BE e shqetësuar për gjendjen në Iran (06.14.2009)
Zyrtarët iranianë: Ahmadinaexhad drejt fitores së thellë (06.13.2009)
OBSH shpalli pandeminë (06.11.2009)
Publikohen filmime ku Rartko Mlladiç shihet nëpër Beograd (06.11.2009)
Iran: Reformisti Musavi sfida kryesore për Ahmadinexhadin (06.11.2009)
Franca i kthehet komandës së integruar në NATO (06.10.2009)
Ankaraja dhe Teherani nënshkruan marrëveshje ushtarake (06.10.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lartë]