VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Iran: Reformisti Musavi sfida kryesore për Ahmadinexhadin

                                                                                      

E Martë, 04.30.2024, 02:58am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
Iran: Reformisti Musavi sfida kryesore për Ahmadinexhadin
E Enjte, 06.11.2009, 09:14am (GMT+1)

Mir Hossein Mousavi, ish-kryeministër, është tërhequr nga skena politike e Iranit për 2 dekada, por tani paraqet sfidën më serioze ndaj presidentit aktual Mahmud Ahmadinexhad. Tubimet për fushatë në mbështetje të zotit Mousavi kanë tërhequr mijëra vetë gjatë ditëve të fundit, dhe në një anketë të re 54 për qind e pjesëmarrësve thonë se do të votonin për të. Në vazhdim një portret i kandidatit reformist dhe politikave që ai ka premtuar të vërë në jetë nëse zgjidhet.

 

Mir Hossein Mousavi e ka mbështetur fushatën e tij mbi kritika ndaj presidentit aktual Mahmud Ahmadinexhad.

Ai thotë se qeveria e Iranit duhet t'i trajtojë me respekt të rinjtë, që përbëjnë shumicën e popullatës, dhe thekson se autoritetet nuk po e bëjnë këtë.

"Çfarë botëkuptimi kemi në drejtim të rinisë, universiteteve, brezave të ndryshëm? A duhet t'i konsiderojmë si të denjë për t'u besuar?"

Ai ka premtuar gjithashtu të ndalë zbatimin e kodeve strikte morale të Islamit nga policia fetare. "Kur të bëhem president, menjëherë do të ndal aktivitetin e Patrullës së Policisë së Moralit."

 

Bashkëshortja e zotit Mousavi, Zahra Rahnavard, ka luajtur një rol kyç në fushatën e të shoqit, diçka e paparë në Iran.

Që kur zoti Mousavi shpalli kandidaturën, e shoqja i ka qëndruar në krah dhe disa herë ka bërë fushatë vetëm, duke mbajtur fjalime në mbështetje të tij.

Zonja Rahnavard përqendrohet tek të drejtat e grave dhe disa e kanë quajtur "Mishel Obama e Iranit". Kësaj teme i ka bërë jehonë edhe i shoqi: "Gratë iraniane ndeshen me shumë probleme në familje dhe në shoqërinë iraniane."

Zoti Mousavi ka qenë aktiv në politikë prej dekadash. Në vitin 1979, Revolucioni Iranin rrëzoi Shahun, i cili u largua nga vendi. Pas kësaj u themelua Partia Republika Islamike. Zoti Moussavi ishte redaktor i gazetës së partisë deri kur mori postin e ministrit të jashtëm.

Më pas, kur Presidenti Mohamad Ali Raxhai u vra në vitin 1981 në një sulm me bombë, Ali Khamenei u bë president dhe zoti Moussavi u emërua kryeministër.

 

Ai qëndroi në këtë post gjatë 8 vjetëve të luftës Iran-Irak, duke u përpjekur të nxiste ekonominë, të luftonte inflacionin dhe të shtetëzonte një pjesë të mirë të sektorit privat.

Në vitin 1988, Irani pranoi marrëveshjen e ndërmjetësuar nga OKB-ja për paqe. Një vit më pas, Ajatollah Khomeini vdiq dhe vendin e tij e zuri presidenti Ali Khamenei, duke u bërë kështu Ajatollah Khamenei, Udhëheqës Suprem i Iranit. Pozita e presidentit dhe e kryeministrit u shkrinë në një të vetme dhe postin e mori Ali Akbar Hashemi Rafsanxhani. Zoti Moussavi u tërhoq nga politika.

Gjatë viteve, aktivistët politikë i kanë kërkuar të konkurojë në zgjedhjet presidenciale. Kur ish-presidenti Mohamad Khatami deklaroi se nuk do të konkuronte në zgjedhje, zoti Moussavi tha se do të shpallte kandidaturën. Tani ai paraqet sfidën kryesore për presidentin Ahmadinexhad. ZA
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Franca i kthehet komandës së integruar në NATO (06.10.2009)
Ankaraja dhe Teherani nënshkruan marrëveshje ushtarake (06.10.2009)
Mandati i dytë i Hozè Manuel Barrozos (06.10.2009)
Netanjahu do ta pranojë zgjidhjen me dy shtete (06.10.2009)
SHBA kërkon lirimin e gazetareve të burgosura nga Koreja e Veriut (06.09.2009)
Brazil: Deri tani 17 trupa të gjetur nga aksidenti ajror (06.08.2009)
Gjenden trupa nga avioni Air France (06.07.2009)
Klinton lëvdon Turqinë për bisedimet me Armeninë (06.06.2009)
Aeroplani francez ka dërguar 24 mesazhe (06.06.2009)
Franca dërgon nëndetëse që ta gjeë aeroplanin (06.06.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lartë]