VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Netanjahu pranon një shtet palestinez i cili të mos ketë ushtri

                                                                                      

E Djelë, 05.05.2024, 08:30am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
Netanjahu pranon një shtet palestinez i cili të mos ketë ushtri
E Djelë, 06.14.2009, 06:45pm (GMT+1)

 

Voal-online Kryeministri Benjamin Netanyahu në fjalimin e së dielës do të pranojë një shtet palestinez nëse Izraeli merr garanci ndërkombëtare që shteti i ri nuk do të ketë ushtri, tha një zyrtar i lartë për agjencinë Reuters.

 

Netanyahu, i cili deri tani kish përkrahur qëllimin e Presidentit amerikan Barack Obama për shtetin palestinez, ka në plan të ndërrojë rrugë dhe të shfaqë një mospajtim të rrallë midis Azraelit dhe aleatit të tij më të ngushtë në fjalimin që mban aty nga ora 8 pasdite.

 

 

"Kryeministri do të shqiptojë sonte pranimin e një shteti të demilitarizuar palestinez. Bashkësia ndërkombëtare duhet të garantojë demilitarizimin e tij që Izraeli të pranojë parimin e shtetësisë," tha zyrtari që ka parë një kopje të fjalimit.

 

"Palestinezët, në çdo marrëveshje, duhet të pranojnë legjitimitetin e Izraelit si atdhe i hebrejve," tha zyrtari.

 

Nuk dihet nëse Netanyahu do të flasë për çështjen e vendbanimeve hebreje në Bregun Perëndimor të pushtuar.

 

Netanyahu e ka hedhur poshtë më parë ndalimin e ndërtimit të mëtejshëm të vendbanimeve, duke thënë se "rritja natyrale", të cilin Izraeli e përshkruan si ndërtim brenda enklavave ekzistuese për familjet në rritje, do të vazhdojë.

 

Presidenti palestinez Mahmoud Abbas, prej kohësh i papajtuar me Hamasin, tha se bisedimet me Izraelin nuk mund të rifillojnë derisa Netanyahu t'i ketë ndalur vendbanimet dhe të ketë pranuar zgjidhjen me dy shtete.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
BE e shqetësuar për gjendjen në Iran (06.14.2009)
Zyrtarët iranianë: Ahmadinaexhad drejt fitores së thellë (06.13.2009)
OBSH shpalli pandeminë (06.11.2009)
Publikohen filmime ku Rartko Mlladiç shihet nëpër Beograd (06.11.2009)
Iran: Reformisti Musavi sfida kryesore për Ahmadinexhadin (06.11.2009)
Franca i kthehet komandës së integruar në NATO (06.10.2009)
Ankaraja dhe Teherani nënshkruan marrëveshje ushtarake (06.10.2009)
Mandati i dytë i Hozè Manuel Barrozos (06.10.2009)
Netanjahu do ta pranojë zgjidhjen me dy shtete (06.10.2009)
SHBA kërkon lirimin e gazetareve të burgosura nga Koreja e Veriut (06.09.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lartë]