VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Khamenei paralajmëron opozitën t'iu japë fund protestave

                                                                                      

E Shtunë, 05.04.2024, 11:56pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
Khamenei paralajmëron opozitën t'iu japë fund protestave
E Shtunë, 06.20.2009, 08:33am (GMT+1)

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei,  paralajmëroi veprimtarët e opozitës t'u japin fund  protestave në rrugë lidhur me zgjedhjet presidenciale të javës së kaluar.

Në fjalimin e tij të parë drejtuar vendit pas votimeve të 12 qershorit, Ajatollah Khamenei mbështeti Presidentin Mahmoud Ahmadinexhad si fituesin e padiskutueshëm të zgjedhjeve. Ai u tha udhëheqësve të opozitës se po nuk u dhanë fund protestave do të jenë përgjegjës për çdo veprim dhune.

Përkrahësit e kandidatit presidencial, Mir Hosin Musavi, kanë zhvilluar demonstrata të përditëshme kundër rezultatit të votimeve, për të cilin thanë se ishte i manipuluar në favor të zotit Ahmadinexhad.

Ajatollah Khamenei mbrojti legjitimitetin e votimit në fjalimin që mbajti gjatë lutjeve të sotme, kur tha se fitorja me një diferencë prej 11 milionë votash është tepër e madhe për t'u manipuluar.  Udhëheqësi suprem i Iranit dënoi gjithashtu ndërhyrjet e huaja, siç u shpreh ai, që kanë vënë në diskutim rezultatin e zgjedhjeve.

Ajatollah Khamenei foli sot në Universitetin e Teheranit, ku mijëra njerëzit që ishin mbledhur atje dhe në rrugët përreth thërrisnin "vdekje Amerikës" dhe "vdekje Britanisë".
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Robert Gejts: Masa mbrojtëse ndaj një rakete koreanoveriore (06.19.2009)
Pheniani kërcënon Uashingtonin (06.17.2009)
Qeveria iraniane ka efekte të mëdha në ekonominë botërore (06.17.2009)
Valesa: Pa Vojtilën as Solidarnost as çlirim të Polonisë (06.17.2009)
Presidenti Obama shpreh shqetësim të thellë për zgjedhjet presidenciale në Iran (06.16.2009)
7 të vdekur në protestat në Teheran (06.16.2009)
Toni Bler tërheq vëmendjen tek gjendja humanitare në Gaza (06.15.2009)
Netanjahu pranon një shtet palestinez i cili të mos ketë ushtri (06.14.2009)
BE e shqetësuar për gjendjen në Iran (06.14.2009)
Zyrtarët iranianë: Ahmadinaexhad drejt fitores së thellë (06.13.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lartë]