VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Washington Post: Ky është realitet

                                                                                      

E Djelë, 05.05.2024, 07:13am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
Washington Post: Ky është realitet
E Shtunë, 06.20.2009, 05:49pm (GMT+1)

Ajo që po ndodh në rrugët e Teheranit është mësim që bën histori: nuk janë armët apo policia sekrete, në fund të fundit, por gatishmëria e qindra mijëra njerëzve që ta rrezikojnë jetën e tyre për ta protestuar padrejtësinë.

Kjo është ajo që e përmbysi shahun e Iranit në vitin 1979 dhe tash po i lëkund klerikët.

Kjo është politika e gjallë: populli i paarmatosur, duke mos i përfillur ushtarët me armë dhe është përbërës nga i cili janë bërë revolucionet.

A do të ketë sukses në Iran, është e pamundur të parashikohet, por tashmë kjo lëvizje e ka hedhur në litar regjimin me vetëbesim.

Për të kuptuar se përse regjimi është i frikësuar, duhet të shtrohet kjo pyetje: sa shumë nga demonstruesit në paradën në rrugët e Teheranit ishin shkencëtarë bërthamorë, ose motra e vëllezër apo kushërinj të tyre?

Lexuam se vajza më e madhe e kandidatit opozitar presidencial, Musavi, është fizikane bërthamore, e sa të tjerë? Sa shumë të pakënaqur janë në Gardën Revolucionare dhe ndër veteranët e luftës?

Përgjigjen në këtë pyetje nuk e di askush dhe kjo është pika kryesore: regjimi duhet të jetë i frikësuar nga forcat që vetë i ka ngritur. Sa më shumë që e sulmon popullin e vet, aq më i lëndueshëm bëhet.

Nëse ktheheni një hap prapa, mund të shihni procese të ngjashme në mbarë botën myslimane këto ditë.

Partitë myslimane dhe aleatët e tyre kanë përjetuar pengesa zgjedhore gjatë disa viteve të kaluara në Algjeri, Irak, Jordani, pastaj në Kuvajt, Liban, Marok dhe Pakistan. Grupi më ekstremist, Al-Kaida, i ka armiqësuar ish-mbështetësit gjithkah ku është përpjekur t'i lëshojë rrënjët.

Shkaqet për këto pengesa politike ndryshojnë nga vendi në vend. Në disa, radikalët myslimanë janë përpjekur të arrijnë më tepër sesa që munden dhe kanë shkaktuar reagim të ashpër; në disa të tjera, ata janë parë të korruptuar.

Por, gjithnjë ekziston tema e përbashkët: "Partitë myslimane kanë dështuar ta bindin publikun se ato kanë më tepër përgjigje se çdokush tjetër", thotë Marina Otavej, nga Programi për Lindjen e Mesme në Institutin Karnegi.

Presidenti Barak Obama kishte të drejtë që të flasë me kujdes lidhur me zhvillimet në Iran, gjatë javës së parë të protestave. Por, është koha që ai të shprehë solidaritet me iranianët, që me shumë guxim po dalin në rrugë çdo ditë.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Kongresi amerikan dënon shtypjen e protestave në Iran (06.20.2009)
Khamenei paralajmëron opozitën t'iu japë fund protestave (06.20.2009)
Robert Gejts: Masa mbrojtëse ndaj një rakete koreanoveriore (06.19.2009)
Pheniani kërcënon Uashingtonin (06.17.2009)
Qeveria iraniane ka efekte të mëdha në ekonominë botërore (06.17.2009)
Valesa: Pa Vojtilën as Solidarnost as çlirim të Polonisë (06.17.2009)
Presidenti Obama shpreh shqetësim të thellë për zgjedhjet presidenciale në Iran (06.16.2009)
7 të vdekur në protestat në Teheran (06.16.2009)
Toni Bler tërheq vëmendjen tek gjendja humanitare në Gaza (06.15.2009)
Netanjahu pranon një shtet palestinez i cili të mos ketë ushtri (06.14.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lartë]