VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - IZRAELI KËRKON EVAKUIMIN E PALESTINEZËVE NGA RRIPI I GAZËS

                                                                                      

E Martë, 05.14.2024, 11:25pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
IZRAELI KËRKON EVAKUIMIN E PALESTINEZËVE NGA RRIPI I GAZËS

E Mërkurë, 07.16.2014, 10:17am (GMT+1)



Palestinezët afër një shtëpie për të cilën policia thotë se është shkatërruar nga sulmet ajrore izraelite më 8 korrik


Ushtria e Izraelit u ka tërhequr vërejtjen afro 100 mijë palestinezëve në pjesën lindore të Rripit të Gazës, që të evakuohen për shkak të vazhdimit të sulmeve ajrore.

Derisa janë hedhur bomba në vendbanimin Zeitun në pjesën juglindore të Qytetit të Gazës, banorët kanë marrë mesazhe telefonike për evakuim.

Në letrat e hedhura nga ajri, banorëve u është tërhequr  vërejtja që të mos kthehen në shtëpitë e tyre deri në njoftimin e ardhshëm.

Këto zhvillime u bënë sot ditën e nëntë të operacionit ushtarak izraelit me emrin Kufiri i Mbrojtur, me të cilin synohet ndalja e hedhjes së raketave nga Rripi i Gazës në territorin izraelit.

Sulmet u bënë në periudhën kur u shuan shpresat për armëpushim, meqë lëvizja islamiste Hamas, që e qeverisë Rripin e Gazës, dje e refuzoi armëpushimin e ndërmjetësuar nga Egjipti dhe Izraeli.

Gjatë kësaj kohe të shkurtër të armëpushimit, Izraeli i kishte pezulluar sulmet ajrore.

Më se 200 palestinezë janë vrarë nga sulmet e Izraelit, ndërsa nga raketat e Hamasit të hedhura brenda Izraelit, është vrarë një shtetas izraelit.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MOGHERINI DHE GEORGIEVA, KANDIDATE PER TA ZËVENDËSUAR ASHTONIN (07.16.2014)
KONFISKOHEN KËRMIJTË GJIGANTË NË AEROPORTIN E LOS ANXHELOSIT (07.15.2014)
ISIL-i DHE KËRCËNIMI BËRTHAMOR (07.15.2014)
WILLIAM HAGUE JEP DORËHEQJEN (07.15.2014)
RUSIA KËRCËNON UKRAINËN (07.14.2014)
RRIPI I GAZËS - PALESTINEZËT LARGOHEN, OFENSIVA IZRAELITE VAZHDON (07.14.2014)
PAPA - DO TË GJEJ ZGJIDHJE PËR CELIBATIN E PRIFTËRINJVE (07.13.2014)
NË BEOGRAD POSTERË TË MLADIQIT - E FALËNDEROJNË PËR MASAKRËN E SREBRENICËS (07.12.2014)
19 VJETORI I MASAKRËS SË SREBRENICËS (07.12.2014)
NETANYAHU - PRESIONI NDËRKOMBËTAR NUK KA PËR TA NDALUR OFENSIVËN (07.11.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lartë]