VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - NJË AVION MALAJZIAN ME 295 VETË RRËZOHET NË UKRAINËN LINDORE

                                                                                      

E Shtunë, 05.04.2024, 08:29am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
NJË AVION MALAJZIAN ME 295 VETË RRËZOHET NË UKRAINËN LINDORE

E Enjte, 07.17.2014, 07:52pm (GMT+1)



Media ruse thotë se një avion i malajzian që fluturonte nga Amsterdami në Kuala Lumpur është rrëzuar në Ukrainën lindore.

Kompania Malaysia Airlines njoftoi në Twitter se ajo kishte humbur kontakt me një avion të saj në hapësirës ajrore të Ukrainës. Avioni kishte 280 udhëtarë dhe 15 anëtarë të ekuipazhit.

Një zyrtar i ministrisë së brendshme ukrainase, Anton Gerashchenko, tha se avioni ishte goditur nga një raketë tokë-ajër.

Shtëpia e Bardhë tha se zyrtarët amerikanë janë në kontakt me zyrtarë të Ukrainës. Presidenti Obama e quajti një tragjedi të tmerrshme rrëzimin e avionit. Ai tha se SHBA do të ofrojnë çdo ndihmë që të munden për të përcaktuar se çfarë ndodhi dhe pse.

Presidenti ukrainas Petro Poroshenko bëri thirrje për krijimin e një komisioni shtetëror për të punuar me specialistë nga Organizata e Aviacionit Civil Ndërkombëtar dhe agjenci të tjera ndërkombëtare për të hetuar aksidentin.

Agjencia ruse e lajmeve Interfax citon "një burim në qarqet e aviacionit" të ketë thënë se avioni u rrëzua pranë qytetit lindor të Ukrainës, Snizhne, i cili gjendet pranë kufirit me Rusinë dhe ku janë zhvilluar luftime të ashpra ndërmjet forcave qeveritare të Ukrainës dhe separatistëve pro-rusë. Nga një sulm ajror këtë javë atje janë vrarë 11 vetë. Është e paqartë se kush e ndërmori sulmin, por separatistët ia kanë hedhur fajin forcës ajrore të Ukrainës.

Sot, rreth kohës kur u njoftuan lajmet e para për rrëzimin e avionit malajzian, separatistët thanë se kishin rrëzuar një aeroplan ushtarak ukrainas pranë qytetit Torez, i cili është më pak se 10 kilometra nga qyteti Snizhne. Të hënën, një avion ushtarak ukrainas tip An-26 u rrëzua në Luhansk të Ukrainës lindore.

Separatistët pro-rusë morën përgjegjësinë për goditjen dje me raketë të një avioni ukrainas Su-25 që fluturonte mbi Ukrainën lindore. Piloti arriti ta ulte pa probleme avionin. Po dje, ushtria ukrainase tha se një raketë e lëshuar nga një avion luftarak rus rrëzoi një avion ukrainas Su-25 që fluturonte mbi Ukrainën lindore, por se piloti arriti të hidhej me parashutë.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHBA DHE BE ME SANKSIONE TË REJA KUNDËR RUSISË (07.17.2014)
HOLANDA - PËRGJEGJËSE PËR DISA TË VRARË NË SREBRENICË (07.16.2014)
IZRAELI KËRKON EVAKUIMIN E PALESTINEZËVE NGA RRIPI I GAZËS (07.16.2014)
MOGHERINI DHE GEORGIEVA, KANDIDATE PER TA ZËVENDËSUAR ASHTONIN (07.16.2014)
KONFISKOHEN KËRMIJTË GJIGANTË NË AEROPORTIN E LOS ANXHELOSIT (07.15.2014)
ISIL-i DHE KËRCËNIMI BËRTHAMOR (07.15.2014)
WILLIAM HAGUE JEP DORËHEQJEN (07.15.2014)
RUSIA KËRCËNON UKRAINËN (07.14.2014)
RRIPI I GAZËS - PALESTINEZËT LARGOHEN, OFENSIVA IZRAELITE VAZHDON (07.14.2014)
PAPA - DO TË GJEJ ZGJIDHJE PËR CELIBATIN E PRIFTËRINJVE (07.13.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lartë]