NETANYAHU - USHTRIA T'I ZGJEROJË OPERACIONET NË RRIPIN E GAZËS
E Premte, 07.18.2014, 03:07pm (GMT+1)
Pamje e shpërthimit të raketës izraelite në Rripin e Gazës
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka urdhëruar ushtrinë që të përgatitet për zgjerimin e operacioneve tokësore kundër militantëve në Rripin e Gazës.
Gjatë një mbledhjeje të sotme të qeverisë, Netanyahu tha se vetëm sulmet ajrore nuk mund ta shkatërrojnë rrjetin e tunelëve të shfrytëzuar nga Hamasi, për të ndërmarrë sulme në pjesën jugore të Izraelit.
Ofensiva e kufizuar tokësore e ushtrisë izraelite filloi dje, ndërsa ushtria ka njoftuar se së paku 11 palestinezë dhe një ushtar izraelit janë vrarë.
Nga operacionet e ushtrisë së Izraelit në Rripin e Gazës janë vrarë gjithsej 264 palestinezë, shumica prej tyre civilë.
www.voal-online.ch
|