E Premte, 05.03.2024, 04:38pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
EPIDEMIA E EBOLËS MË E PËRHAPUR SE MENDOHEJ

E Premte, 08.15.2014, 05:48pm (GMT+1)

Presidentja e organizatës ndërkombëtare Mjekët pa Kufij, Joanne Liu thotë se epidemia e Ebolës në Afrikën Perëndimore po përhapet më me shpejtësi nga ç'kanë mundësi punonjësit e ndihmave të përgjigjen.

Zonja Liu tha se vendet e prekura duket sikur janë në gjendje lufte, për shkak të frikës nga virusi. Ajo parashikon gjithashtu se do të duhen rreth 6 muaj për ta vënë epideminë nën kontroll.

Presidentja e organizatës Mjekët pa Kufij foli në Gjenevë sot, pas një udhëtimi 10 ditor në Afrikën Perëndimore dhe tha se  Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) duhet të luajë rol më të ndjeshëm në menaxhimin e Krizës. Dje, OBSH-ja paralajmëroi se përmasat e epidemisë së Ebolës në Afrikën Perëndimore janë nënvlerësuar jashtë mase.

Për t'u kujdesur për disa pacientë me Ebola në Liberinë e goditur rëndë nga sëmundja, organiazata Mjekët pa Kufij  po ndërton një qendër të re për trajtimin nga Ebola.

"Do të jetë struktura më e  madhe që kemi ndërtuar me një kapacitet prej 120 shtratesh. Ne po ngremë edhe një njësi në Foya të distriktit Lofa për të izoluar dhe për t'u kujdesur për pacientët. Sepse aktualisht, epidemia është krejtësisht jashtë kontrollit dhe ne duhet të gjejmë strategji të tjera për të përballuar situatën", thotë Lindis Hurum një koordinatore për Mjekët pa Kufij.

Përpjekjet e organizatës bamirëse po vlerësohen, por Martha Wesseh, një punonjëse sociale thotë se qeveria duhet t'i ndihmojë më shumë ata që janë goditur nga virusi.

"Dikush mund të deklarojë se ka virusin, por procesi i përkujdesjes për atë person është diçka tjetër. Prandaj qeveria duhet të marrë masa dhe komuniteti ndërkombëtar duhet të mendojë se çfarë t'u japë këtyre pacientëve".

Dy kuti me ilaçin e Ebolës Zmapp mbërritën në Liberi nga Shtetet e Bashkuara të mërkurën. Dy mjekë liberianë do të trajtohen me këto ilaçe.

Zyrtarët duhet të vendosin tani se  cilët persona të tjerë do t'i marrin  dozat e tjera të ilaçit, i cili është vështirë të sigurohet në sasi të mëdha.

OBSH-ja tha se parashikon që epidemia të vazhdojë "për një kohë të konsiderueshme". Nuk ka një kurë apo vaksinë deri tani për Ebolën.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
AUTORITETET NË FERGUSON PUBLIKOJNË EMRIN E POLICIT QË VRAU ADOLESHENTIN (08.15.2014)
UKRAINA NUK DO TË LEJOJË AUTOKOLONËN ME NDIHMA NGA RUSIA (08.12.2014)
OBAMA - IRAKIANËT TË BASHKOHEN NË LUFTËN KUNDËR MILITANTËVE ISLAMIKË (08.12.2014)
LIDERËT EVROPIANË I DËRGOJNË URIME ERDOGANITKancelarja gjermane, Angela Merkel, i ka uruar “sukes, qëndrueshmëri dhe fuqi” (08.11.2014)
VAZHDOJNË SULMET AMERIKANE NDAJ SHTETIT ISLAMIK (08.11.2014)
MILITANTËT E BRAKTISIN AL KAIDËN PËR SHTETIN ISLAMIK (08.11.2014)
PUTIN E FILLOI PROJEKTIN RUSO-AMERIKAN TË NAFTËS (08.10.2014)
TURQI - MBAHEN ZGJEDHJET HISTORIKE PRESIDENCIALE (08.10.2014)
PROTESTA KUNDËR DHUNËS NË GAZË (08.09.2014)
APROVIM NË BERLIN PËR MISIONIN E GAZËS (08.09.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lart]