VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - LIGJVËNËSIT AMERIKANË KËRKOJNË VEPRIME URGJENTE KUNDËR ISIS-it

                                                                                      

E Enjte, 05.16.2024, 01:25am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
LIGJVËNËSIT AMERIKANË KËRKOJNË VEPRIME URGJENTE KUNDËR ISIS-it

E Mërkurë, 09.03.2014, 09:03am (GMT+1)

Disa ligjvënës amerikanë po bëjnë thirrje për veprime urgjente nga Shtetet e Bashkuara kundër Shtetit Islamik, pas njoftimeve për ekzekutimin e gazetarit amerikan Steven Sotloff nga grupi militant.

Dy udhëheqës të kongresit dje folën në një telekonferencë të planifikuar më parë nga Jeruzalemi rreth vizitës së tyre në Izrael, pak kohë pas publikimit të videos së fundit të Shtetit Islamik.

Kryetari i Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Marrëdhëniet me Jashtë, Ed Royce tha se ai është i "tmerruar" nga ajo që duket të jetë vrasja e një gazetari amerikan nga grupi ekstremist. Ai dhe ligjvënësi Eliot Engel thanë se i shprehin ngushëllime nënës së Steven Sotloff, e cila kohët e fundit publikoi një video ku kërkonte lirimin e djalit të saj.

Ligjvënësi republikan Ed Royce theksoi se ISIS ka ekzekutuar me prerje kokash, ka kryqëzuar dhe ka vrarë në mënyra të ndryshme mijëra njerëz të pafajshëm në Irak dhe në Siri, dhe tani është duke përdorur videot në përpjekje për të krijuar një kalifat virtual në internet.

"Ajo që është unike në lidhje me strategjinë e ISIS-it është publikimi i këtij informacioni, mënyrën në të cilën ky grup mburret me kapacitetin e tij për të vrarë dhe për të terrorizuar".

Ligjvënësit Royce dhe Engel ranë dakord se Shtetet e Bashkuara duhet të drejtojnë një koalicion ndërkombëtar për të mposhtur Shtetin Islamik, përmes sulmeve ajrore dhe sulmeve me avionë pa pilot, dhe duke ndihmuar luftëtarët kurdë dhe të tjerët që luftojnë kundër ISIS-it në terren. Ligjvënësi Royce tha se Shtetet e Bashkuara duhet të godasin kampet e trajnimit të Shtetit Islamik. Ligjvënësi demokrat, Eliot Engel tha se grupi militant është një kërcënim për botën e qytetëruar.

"Tani ISIS kontrollon një pjesë të madhe të territorit në Irak dhe në Siri. Ky është një nga grupet e para terroriste që vërtetë kontrollon një shtet për herë të parë, dhe në qoftë se ne nuk i shkatërrojmë dhe nuk i mundim këta militantë, ata do të sulmojnë vendet në mbarë botën".

Ligjvënësi Ed Royce tha se komisioni i tij do të mbajë një seancë dëgjimore për kërcënimin që vjen nga Shteti Islamik pasi Kongresit të kthehet nga pushimet javën e ardhshme. Ligjvënësi Engel tha se pas skadimit të 60 ditëve në bazë të Aktit të Luftës, Presidenti Barack Obama duhet të shkojë në Kongres për të kërkuar më shumë kompetenca për intensifikimin e sulmeve ajrore kundër Shtetit Islamik në Irak.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PRESIDENTI OBAMA FILLON VIZITËN NË ESTONI (09.03.2014)
PRESIDENTI OBAMA NIS VIZITËN NË EVROPË (09.02.2014)
NATO KRIJON NJË FORCË TË REAGIMIT TË SHPEJTË NË PËRGJIGJE TË KRIZËSNË UKRAINË (09.02.2014)
PËRLESHJE NË RRAFSHNALTËN E GOLANIT (09.01.2014)
IZRAELI DO TË MARRË 400 HEKTARË TOKË PRANË BETLEHEMIT (09.01.2014)
PUTIN JEP ULTIMATUM - UKRAINA JUGLINDORE SHTET ME OSE PA BISEDIME (08.31.2014)
BE - THIRRJE RUSISË 'T'I THËRRESË ARSYES' PËR UKRAINËN (08.31.2014)
SEKRETARI KERRY - THIRRJE PËR KOALICION GLOBAL KUNDËR SHTETI ISLAMIK (08.30.2014)
UKRAINA KËRKON ANËTARËSIM NË NATO (08.30.2014)
YATSENUK - UKRAINA TË KËRKOJË ANËTARËSIMIN NË NATO (08.29.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lartë]