VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Times, BARACK OBAMA DHE DAVID CAMERON - NUK FRIKËSOHEMI NGA VRASËSIT BARBARË!

                                                                                      

E Mërkurë, 05.15.2024, 06:22pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
Times, BARACK OBAMA DHE DAVID CAMERON - NUK FRIKËSOHEMI NGA VRASËSIT BARBARË!

E Enjte, 09.04.2014, 12:01pm (GMT+1)


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama(djathtas), dhe kryeministri britanik, David Cameron.
Presidenti i SHBA-së, Barack Obama(djathtas), dhe kryeministri britanik, David Cameron.

Kur NATO ishte mbledhur për herë të fundit në Britani, më 1990, Lufta e Ftohtë kishte përfunduar. Derisa Margaret Thatcher dhe George Bush zotoheshin se do të vazhdojnë të qëndrojnë së bashku, shumë mund të kenë menduar se epoka e re e paqes dhe prosperitetit do ta bëjë këtë aleancë të madhe të sigurisë më pak të rëndësishme. Por, NATO sot është jetik për të ardhmen tonë si kurrë më parë, shkruajnë në një shkrim të përbashkët për gazetën Times presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, dhe kryeministri britanik, David Cameron.

Dy liderët thonë se NATO tani mblidhet në kohën kur bota përballet me sfida të rrezikshme. Në lindje, Rusia ka grabitur dhe ka aneksuar Krimenë, si dhe ka dërguar trupa në tokën e Ukrainës duke kërcënuar sovranitetin e këtij shteti. Në jug, ka një hark të jostabilitetit nga Afrika veriore dhe Saheli deri në Lindjen e Mesme.

Forcimi i teknologjisë dhe globalizmit, me gjithë përfitimet dhe mundësitë që ofron, u ka dhënë fuqi individëve, duke rritur kapacitetin e terroristëve për të bërë dëm, shkruajnë Obama dhe Cameron. Sipas tyre, vrasjet e neveritshme të dy gazetarëve amerikanë nga militantët e Shtetit Islamik, janë dëshmia e fundit e një ekstremizmi brutal dhe helmues.

Obama dhe Cameron thonë se NATO-ja nuk është vetëm një aleancë e miqve që i vijnë në ndihmë njëri-tjetrit në kohë nevoje. Është një aleancë që bazohet në vetë interesin kombëtar, thonë ata.

Nëse agresioni rajonal kalon pa u kontrolluar dhe nëse luftëtarët e huaj kthehen nga Iraku dhe Siria në vendet tona, këto probleme do të kërcënojnë popullin britanik dhe amerikan, si dhe botën gjerë, paralajmërojnë Obama dhe Cameron.

Dy liderët thonë se kanë interes të madh për të siguruar një botë ku vajzat që shkojnë në shkollë, nuk rrëmbehen, gratë nuk përdhunohen në konflikte dhe familjet nuk masakrohen për shkak të besimit fetar apo politik. Kjo thonë se është edhe arsyeja përse kanë asgjësuar bazën e Al Kaidës dhe kanë mbështetur popullin në Afganistan dhe përse nuk do të tërhiqen nga lufta kundër militantëve të Shtetit Islamik.

Nëse terroristët mendojnë se ne do të jemi të dobët përballë kërcënimeve të tyre, ata do të jenë shumë gabim; vendet si Britania dhe Amerika nuk do të frikësohen nga vrasësit barbarë; do të jemi më të hapur në mbrojtjen e vlerave tona, zotohen Obama dhe Cameron.

Ata, po ashtu, thonë se duhet të mbështesin të drejtën e Ukrainës për të përcaktuar të ardhmen e saj demokratike. Ne duhet të përdorim ushtrinë tonë për të siguruar një prani të vazhdueshme në lindje të Evropës dhe për t'ia bërë të qartë Rusisë se do të mbështesim gjithmonë Nenin 5 për vetëmbrojtje koletive, shkruajnë Obama dhe Cameron.

Sipas tyre, kjo ide duhet të mbështetet me trupa shumëkombëshe, të përbëra nga forca tokësore, ajrore dhe detare. E gjithë kjo po ashtu do të kërkojë investime nga vendet e NATO-s.

Duke punuar së bashku, ne jemi më të fortë, qoftë për t'iu kundërvënë Rusisë apo për t'u përballur me militantët e Shtetit Islamik; me më shumë se 60 vende të përfaqësuara në samitin e NATO-s (në Uells), ne mund ta bëjmë këtë aleancë një rrjet më të efektshëm të sigurisë që nxit stabilitet në gjithë botën, shkruajnë Obama dhe Cameron në gazetën Times.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PRESIDENTI OBAMA NË BRITANI PËR TAKIMIN E NATO-s (09.04.2014)
NATO HAP SAMITIN ME TEMËN PËR UKRAINËN LINDORE (09.04.2014)
LIGJVËNËSIT AMERIKANË KËRKOJNË VEPRIME URGJENTE KUNDËR ISIS-it (09.03.2014)
PRESIDENTI OBAMA FILLON VIZITËN NË ESTONI (09.03.2014)
PRESIDENTI OBAMA NIS VIZITËN NË EVROPË (09.02.2014)
NATO KRIJON NJË FORCË TË REAGIMIT TË SHPEJTË NË PËRGJIGJE TË KRIZËSNË UKRAINË (09.02.2014)
PËRLESHJE NË RRAFSHNALTËN E GOLANIT (09.01.2014)
IZRAELI DO TË MARRË 400 HEKTARË TOKË PRANË BETLEHEMIT (09.01.2014)
PUTIN JEP ULTIMATUM - UKRAINA JUGLINDORE SHTET ME OSE PA BISEDIME (08.31.2014)
BE - THIRRJE RUSISË 'T'I THËRRESË ARSYES' PËR UKRAINËN (08.31.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lartë]