VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - SHBA - DHUNA PO RREZIKON ARMËPUSHIMIN NË UKRAINËN LINDORE

                                                                                      

E Premte, 04.26.2024, 02:56pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
SHBA - DHUNA PO RREZIKON ARMËPUSHIMIN NË UKRAINËN LINDORE

E Martë, 09.16.2014, 07:13am (GMT+1)



Zyrtarët në qytetin ukrainas të Donetskut thonë se bombardimet kanë vrarë gjashtë njerëz dhe kanë plagosur 15 të tjerë, ndërkohë që Shtetet e Bashkuara thonë se armëpushimi mes qeverisë së Kievit dhe rebelëve të mbështetur nga Rusia po "rrezikohet gjithnjë e më shumë".

Bombardime dhe të shtëna u dëgjuan rreth aeroportit të qytetit. Vëzhguesit e armëpushimit nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë thonë se predhat ranë rreth 200 metra larg tyre ndërkohë që ata po inspektonin një treg në Donetsk.

Zyrtarët ukrainas dhe separatistët pro-rusë fajësojnë njëri-tjetrin për dhunën.

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Marie Harf tha të hënën se armëpushimi në Ukrainë lindore është ende duke u respektuar, por ai po rrezikohet gjithnjë e më shumë. Ajo dënoi bombardimet dhe i bëri thirrje të dyja palëve që të përmbahen nga përdorimi i dhunës.

Kremlini thotë se presidenti rus Vladimir Putin dhe kancelarja gjermane Angela Merkel kanë biseduar me telefon të hënën dhe diskutuan mbi nevojën që të dyja palët të respektojnë armëpushimin.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MBRETËRESHA SKOCEZËVE - MENDONI ME KUJDES! (09.15.2014)
SOT - DITA NDËRKOMBËTARE E DEMOKRACISË (09.15.2014)
CAMERON ZOTOHET TË MPOSHTË SHTETIN ISLAMIK (09.14.2014)
PRESIDENTI OBAMA DËNON EKZEKUTIMIN E DAVID HAINES - ËSHTË VRASJE BARBARE (09.14.2014)
VIDEO - PARAQITET VRASJA E BRITANIKUT HAINES NGA MILITANTËT (09.14.2014)
BIE BORË NË SHTETET E BASHKUARA - NJË FENOMEN QË NUK NDODHTE QË NGA VITI 1888 (09.13.2014)
PAPA FRANÇESKU - PAK NGA PAK JEMI SI NË NJË LUFTË TË TRETË BOTËRORE (09.13.2014)
KLAUS-JÃœRGEN NAGEL - KATALONJA E FRYMËZUAR NGA SHEMBULLI SKOCEZ (Intervistë) (09.13.2014)
VATIKAN - PAPA FRANÇESKU VIZITË ZYRTARE NË TURQI (09.12.2014)
NË BARCELONË MANIFESTIM PËR PAVARËSINË - SIPAS ORGANIZATORËVE MORËN PJESË MBI 1,8 MILIONË VETA (09.12.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lartë]