NË BARCELONË MANIFESTIM PËR PAVARËSINË - SIPAS ORGANIZATORËVE MORËN PJESË MBI 1,8 MILIONË VETA
E Premte, 09.12.2014, 09:21am (GMT+1)
Voal-online - MADRID - Mbi 1,8 milionë veta kanë zbritur në shesh të enjten në Barcelonë, sipas organizatorëve, për të kërkuar një referendum për pavarësinë e Katalonias, me rastin e festës kombëtare katalane të Diadas.
Sipas qeverisë spanjolle, numri i manifestuesve ishte shumë më i ulët, diku mes 470 e 520 mijëve. Autoritetet katalane duan të mbajnë një referendum për pavarësinë me 9 nëntor. Madridi e konsideron të paligjshëm referendumin.ansa
www.voal-online.ch
|