VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - PRESIDENTI OBAMA NË ASHENSOR ME NJË PERSON TË ARMATOSUR

                                                                                      

E Premte, 04.26.2024, 03:30pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
PRESIDENTI OBAMA NË ASHENSOR ME NJË PERSON TË ARMATOSUR

E Mërkurë, 10.01.2014, 01:55pm (GMT+1)



Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka hyrë në ashensor me një kontraktor të armatosur të sigurisë, i cili ka qenë i dënuar për sulm.

Kjo ka ndodhur më 16 shtator, kur Obama ka vizituar Qendrën për Kontroll dhe Parandalim të Sëmundjeve në Atlanta.

Incidenti është bërë publik të martën, disa orë pasi shefja e Shërbimit të Sigurisë është marrë në pyetje nga Kongresi, në lidhje me shkeljet e sigurisë në Shtëpinë e Bardhë.

Sipas protokollit, vetëm anëtarët e Shërbimit Serkret lejohen të mbajnë armë në prani të presidentit.

Arma është gjetur pasi personi është marrë në pyetje në lidhje me videon që ka incizuar në ashensor. Ai thuhet se është shkarkuar menjëherë nga punëdhënësi i tij.

Washington Post ka raportuar se ky person ka pasur tre dënime për sulm.

Në seancën dëgjimore, drejtorja e Shërbimit të Sigurisë, Julia Pierson, ka thënë se agjencia e saj ka dështuar të mbrojë Shtëpinë e Bardhë.

Deklarimet e saj janë bërë disa ditë pasi një veteran i luftës në Irak, i armatosur me thikë, ka hyrë në ndërtesë dhe ka vrapuar nëpër gjysmën e katit përdhesë, para se është kapur nga rojet.

Zëdhënësi i presidentit Barack Obama ka thënë se ai ka besim se Pierson do të bëjë reforma në siguri.rel
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
AGJENCIA RUSE E LAJMEVE RIKTHEN EMRIN SOVJETIK (10.01.2014)
RUSIA REKRUTON ÇEÇENË PAS 20 VJETËSH (10.01.2014)
PUTIN VIZITON SERBINË MË 16 TETOR (09.30.2014)
SHBA - THIRRJE KINËS TË TREGOJË PËRMBAJTJE NË HONG KONG (09.30.2014)
UKRAINË - U RRËZUA SHTATORJA E LENINIT (09.29.2014)
PRESIDENTI OBAMA - SHBA E 'NËNVLERËSUAN' FUQIZIMIN E GRUPIT 'SHTETI ISLAMIK' (09.29.2014)
JAPONI - DHJETRA ALPINISTË VRITEN NGA SHPËRTHIMI I VULLKANIT (09.29.2014)
FJALIMI I LAVROVIT NË OKB - TREGUES I KEQËSIMIT TË MARRËDHËNIEVE RUSI-PERËNDIM (09.28.2014)
KOALICIONI KRYEN SULME AJRORE NË SIRINË VERIORE (09.28.2014)
ROSNEFT ZBULON FUSHË TË RE TË NAFTËS (09.27.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lartë]