VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - PRESIDENTI OBAMA IU BËN JEHONË MËSIMEVE TË MURIT TË BERLINIT

                                                                                      

E Mërkurë, 05.15.2024, 10:31am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
PRESIDENTI OBAMA IU BËN JEHONË MËSIMEVE TË MURIT TË BERLINIT

E Shtunë, 11.08.2014, 03:56pm (GMT+1)



Presidenti Barack Obama përshëndeti gjermanët me rastin e 25 vjetorit të rënies së Murit të Berlinit, duke thënë se triumfi i asaj nate nëntori ishte një nderim për të gjithë ata që kishin humbur jetën gjatë dekadave në përpjekje për të shkuar drejt lirisë.

Presidenti kujtoi sesi atë natë të 9 nëntorit, banorët e Berlinit Lindor dolën nëpër rrugë dhe rrëzuan murin që i kishte ndarë prej një kohe të gjatë nga të afërmit, miqtë dhe bota e lirë, duke thënë se nuk do t'i harronte kurrë ato pamje.

Ai tha se rënia e Murit ishte një testament për breza të tërë gjermano-perëndimorësh, amerikanësh dhe aleatëve të tyre që qëndruan krah për krah gjatë Luftës së Ftohtë.   

25 vjet më pas, vazhdon Presidenti Obama, Gjermania e Bashkuar luan një rol udhëheqës në Evropë dhe botë dhe Shtetet e Bashkuara "janë krenare që i kanë miqtë gjermanë, mes aleatëve më të fortë".

Ai shton se vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore kanë zënë vendin e tyre si demokraci dhe Evropa është më e integruar, më e begatë dhe më e sigurt.

"Por siç na kujtojnë veprimet e Rusisë kundër Ukrainës, kemi akoma punë për të bërë për të përmbushur plotësisht vizionin tonë të përbashkët për një Evropë të bashkuar, të lirë dhe në paqe",
  thotë Presidenti Obama në deklaratë.

Ai thotë se mësimet e Berlinit do të jenë udhërrëfyese në Evropë dhe kudo tjetër që qytetarët përpiqen të vendosin për fatin e tyre.

"Muret dhe regjimet shtypëse, mund të qëndrojnë për një farë kohe, por në fund të fundit ato nuk mund t'i rezistojnë dëshirës për liri dhe dinjitet njerëzor që e ka vatrën në çdo zemër njerëzore", përfundon deklarata.        

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
1500 TRUPA TË TJERA NË IRAK (11.08.2014)
SHBA HETON NJË ISH DIPLOMATE AMERIKANE (11.07.2014)
HAGA URDHËRON LIRIMIN E VOJISLLAV SHESHELIT (11.07.2014)
PRESIDENTI OBAMA KËRKON KOMPETENCA TË REJA TË LUFTËS (11.06.2014)
HAGË - SHQYRTOHET MUNDËSIA E LIRIMIT TË SHESHELIT TË SËMURË (11.06.2014)
FEDERICA MOGHERINI - BASHKIMI EVROPIAN DO TA NJOHË PALESTINËN (11.05.2014)
PIKTURA E VAN GOGHUT SHITET PËR 61,8 MILIONË DOLLARË (11.05.2014)
REPUBLIKANËT FITOJNË EDHE SENATIN - RUAJNË SHUMICËN NË DHOMËN E PËRFAQËSUESVE (11.05.2014)
FIFA PARALAJMËRON SE LOJTARËT ZEZAKË DO TË BOJKOTOJNË KUPËN BOTËRORE 2018 QË ZHVILLOHET NË RUSI (11.04.2014)
RUSIA SHËNON 'DITËN E UNITETIT' - NË MOSKË MBAHET MARSHI I NACIONALISTËVE RUSË (11.04.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lartë]