VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - SONDA ROBOTIKE EVROPIANE ULET NË KOMETË

                                                                                      

E Hënë, 04.29.2024, 09:29pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
SONDA ROBOTIKE EVROPIANE ULET NË KOMETË

E Mërkurë, 11.12.2014, 10:25pm (GMT+1)



Agjencia Evropiane e Hapësirës uli një sondë robotike në një kometë në lëvizje, gjysmë milionë kilometra larg Tokës.  

Drejtori i Agjencisë, Thomas Reiter tha se kjo arritje historike është një përpjekje për t'iu përgjigjur pyetjeve për origjinën e universit.  

Sonda Philae u ul sot mbi kometën e njohur si 67P Churyumov-Gerasimenko, shtatë orë pasi u shkëput nga anija e hapësirës Rosetta, që e transportoi sondën deri skajet më të largëta të sistemit diellor.

Sonda do të kryejë një seri eksperimentesh shkencore për eksplorimin e përbërjes së kometës.

Kontrollorët në qendrën e operacioneve të Agjencisë Hapësinore Evropiane në Gjermani kishin konfirmuar se sonda Philae ishte shkëputur me sukses nga anija Rosetta sot paradite për të filluar zbritjen e saj në drejtim të sipërfaqes së Kometës 67P.

Me që kometa që udhëton më shumë se 400 milionë kilometra larg Tokës, u deshën disa orë para se kontrollorët të merrnin konfirmim se sonda u ul.

Anija Rosetta 1.7 miliardë dollarëshe bëri takimin e parë me kometën në gusht. Rosetta do të shoqërojë  Kometën 67P deri vitin e ardhshëm dhe do ta vëzhgojë atë ndërsa i drejtohet diellit.

Fotografitë e dërguara në Tokë nga Rosetta tregojnë shkëmbinj të thepisur dhe shtresa akulli në sipërfaqen e kometës.

Shkencëtarët shpresojnë se Rosetta e emëruar pas gurit që ndihmoi në kuptimin e gjuhës heroglife të egjiptianëve të lashtë do të ofrojë më shumë të dhëna për mbetjet shkëmbore dhe të grira nga krijimi i sistemit diellor.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
TAKIME OBAMA-PUTIN NË PEKIN (11.12.2014)
KISHA E ATEISTËVE PËRHAPET NË MBARË BOTËN (11.11.2014)
TURQIA SHËNON PËRVJETORIN E 76-të TË VDEKJES SË ATATURKUT (11.10.2014)
1,6 MILION KATALONAS VOTUAN PRO NDARJES NGA SPANJA (11.10.2014)
SOT KATALONJA MBAN REFERENDUMIN PËR PAVARËSI (11.09.2014)
PRESIDENTI OBAMA IU BËN JEHONË MËSIMEVE TË MURIT TË BERLINIT (11.08.2014)
1500 TRUPA TË TJERA NË IRAK (11.08.2014)
SHBA HETON NJË ISH DIPLOMATE AMERIKANE (11.07.2014)
HAGA URDHËRON LIRIMIN E VOJISLLAV SHESHELIT (11.07.2014)
PRESIDENTI OBAMA KËRKON KOMPETENCA TË REJA TË LUFTËS (11.06.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lartë]