VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - KISHA E ATEISTËVE PËRHAPET NË MBARË BOTËN

                                                                                      

E Hënë, 04.29.2024, 09:49pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
KISHA E ATEISTËVE PËRHAPET NË MBARË BOTËN

E Martë, 11.11.2014, 08:06pm (GMT+1)


Ateistët, sipas përkufizimit, nuk besojnë në Zot. Pra, ata duhet të mos kishin nevojë për një kishë. Por, dy vjet më parë, dy komedianë britanikë vendosën të krijonin një të tillë. Sanderson Jones dhe Pippa Evans i thanë BBC-së se ata parashikuan "diçka të ngjashme me një kishë, por pa Perëndi". Lëvizja e tyre "Kuvendi i së dielës" është rritur nga një grupim i vetëm në Londër në dhjetëra kisha në mbarë botën. Materiali në vazhdim na njeh me anëtarët e Asamblesë të së dielës që tashmë mblidhet rregullisht në Nashville, të shtetit Tenesi.

Është koha për Kuvendin ateist mujor, që mblidhet në këtë mëngjes të ngrohtë të diele në një park në qendër të Nashville. Tubimi vërtetë duket dhe të bën të ndihesh si në kishë. Ka këngë sot janë të gjitha melodi të Beatles lexime pjesësh, një mesazh, si dhe dhurime në fund të shërbimit. Anëtari nismëtar i Kuvendit të Nashville Landry Batler thotë se kisha ofron një model të mirë për krijimin e ndjenjës së komunitetit.

"Është një mënyrë e fuqishme për të bashkuar njerëzit rreth të mirës së përbashkët dhe për ta përdorur atë energji. Pra, ne u përpoqëm ta përdornim si një model. Sepse kjo është diçka që njerëzit këtu e njohin."

Kisha është veçanërisht e njohur në këtë rajon. Normat e pjesëmarrjes fetare në Tenesi janë nga më të lartat në vend. Për këtë arsye zoti Batler thotë se ai habitet gjithmonë se sa shumë njerëz vijnë në Kuvendin e ateizmit.

"Ata kthehen në kishat e tyre të zakonshme të dielat e tjera të muajit, dhe pastaj vijnë dhe rrinë me ne kur munden. Dhe kjo ka qenë një mënyrë e mirë për të lidhur këto dy grupe njerëzish."

Hapësira mes besimtarëve dhe ateistëve ka qenë gjithmonë e tensionuar dhe nganjëherë armiqësore, por Batler thotë se Kuvendi nuk është i interesuar në konflikt.

"Ka shumë ateistë që duan të kritikojnë njerëzit fetarë, por ne nuk jemi të tillë. Ne duam të jemi gjithëpërfshirës."

Një shembull i mirë i kësaj përfshirjeje tregohet rregullisht në një qendër lokale për të pastrehët. Vullnetarë nga Kuvendi i së dielës ndihmojnë vazhdimisht për të servirur ushqim në sallën e një mense të krishterë që i shërben të pastrehëve të Nashville. Grupi përgatit ushqimin, e shërben, dhe ndërvepron me burrat dhe gratë që vijnë për një vakt të ngrohtë. Elvis Wilson thotë se një prej vlerave thelbësore të Kuvendit të së dielës është "ndihmo shpesh."

"Si ateist, unë dua që njerëzit të dinë se unë kujdesem për të tjerët dhe se ne kemi vlera morale. Ne jetojmë në të tashmen. Ne duam të sigurohemi që njerëzit trajtohen me respekt dhe kujdesin e duhur."

Lëvizja Asambleja e së dielës ka përjetuar një rritje shumë të vrullshme. Në fund të shtatorit, më shumë se 30 kuvende të reja u mblodhën brenda një e diele të vetme.

Themeluesit humoristët britanikë Sanderson Jones dhe Pippa Evans janë tani duke mbledhur fonde për të financuar një faqe interneti që ata shpresojnë se do të ndërlidhë këtë lëvizje globale.za

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
TURQIA SHËNON PËRVJETORIN E 76-të TË VDEKJES SË ATATURKUT (11.10.2014)
1,6 MILION KATALONAS VOTUAN PRO NDARJES NGA SPANJA (11.10.2014)
SOT KATALONJA MBAN REFERENDUMIN PËR PAVARËSI (11.09.2014)
PRESIDENTI OBAMA IU BËN JEHONË MËSIMEVE TË MURIT TË BERLINIT (11.08.2014)
1500 TRUPA TË TJERA NË IRAK (11.08.2014)
SHBA HETON NJË ISH DIPLOMATE AMERIKANE (11.07.2014)
HAGA URDHËRON LIRIMIN E VOJISLLAV SHESHELIT (11.07.2014)
PRESIDENTI OBAMA KËRKON KOMPETENCA TË REJA TË LUFTËS (11.06.2014)
HAGË - SHQYRTOHET MUNDËSIA E LIRIMIT TË SHESHELIT TË SËMURË (11.06.2014)
FEDERICA MOGHERINI - BASHKIMI EVROPIAN DO TA NJOHË PALESTINËN (11.05.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lartë]