TAJFUNI HAGUPIT ARRIN NË KRYEQYTETIN E FILIPINEVE
E Hënë, 12.08.2014, 03:35pm (GMT+1)
Tajfuni Hagupit është dobësuar pasi ka lëvizur drejt kryeqytetit të Filipineve, Manila.
Së paku tre njerëz kanë vdekur prejse stuhia ka zbarkuar më 6 dhjetor, ndërsa mbi një milion të tjerë janë larguar nga shtëpitë në provincat lindore dhe qendrore të Filipineve.
Në Manila, shkollat dhe zyrat qeveritare janë mbyllur.
Hagupit, me erëra deri në 150 kilometra në orë, ka shkaktuar dëme të mëdha në bregdetin lindor të Filipineve.
Në nëntor të 2013-ës, tajfuni Haiyan ka lënë më shumë se 7,300 njerëz të vdekur ose të zhdukur në Filipine.
www.voal-online.ch
|