VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - 2014 - VITI MË I NXEHTË I REGJISTRUAR NDONJËHERË

                                                                                      

E Djelë, 04.28.2024, 10:54pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
2014 - VITI MË I NXEHTË I REGJISTRUAR NDONJËHERË

E Djelë, 12.14.2014, 04:38pm (GMT+1)



Organizata Botërore Meteorologjike thotë se 2014 mund të jetë viti më i nxehtë ndonjëherë. Agjencia e Kombeve të Bashkuara thotë se temperaturat në tokë dhe oqeane në mbarë botën i tejkaluan temperaturat mesatare nga muaji janar deri në tetor dhe duket se kjo prirje do të vazhdojë.
Organizata Botërore Meteorologjike njofton se temperaturat e larta rekord janë kryeisht rezultat i rritjes së temperaturës së sipërfaqeve ujore globale, që duket se do të vazhdojnë të jenë mbi normalen edhe gjatë vitit që po vjen.

Organizata thekson se temperaturat e regjistruara që nga janari ndodhën në mungesë të formimit të plotë të stuhisë El Nino, fenomen ky që ngroh ujin e Oqeanit Paqësor dhe shkakton nxehjehn e atmosferës. Në vitet kur vërehet fenomeni El Nino temperaturat janë zakonisht më të larta.

Shefi i agjencisë ndërkombëtare për motin, Michel Jarraud, thotë se të dhënat paraprake për 2014 tregojnë se 14 nga 15 vitet më të nxehta te regjistruara ndonjëherë kanë ndodhur në shekullin 21. Ai thotë se temperaturat po rriten si rezultat i koncentrimit më të lartë të gazeve që krijojnë efektin serrë në atmosferë, të shkatuara nga njeriu.

"Lajmi shqetësues është se rritja e temperaturave nuk po ngadalësohet por po përshpejtohet. Është lajm tejet shqetësues, sepse nëse nuk ndërmerren masa, jeta do të vështirësohet së tepërmi."

Shkencëtarët pajtohen se temperaturat nuk duhet të lejohet rritja me deri në 2 gradë celsius përtej niveleve paraindustriale, në mënyrë që të shmangen ndryshime të rrezikshme klimatike.  Për të qendruar brenda limitit prej dy gradësh, thonë ata, ndotjet duhet të ulen dramatikisht gjatë 50 viteve të ardhëshme.

Deklarata paraprake mbi gjendjen klimatike të globit gjatë vitit 2014 koincidon me negociatat ndërkombëtare për ndryshimet klimatike që po zhvillohen në Lima të Perusë.

Raporti tregon se temperaturat e oqeaneve këtë vit ishin më të lartat të regjistruara ndonjëherë. Shefi i organizatës ndërkombëtare për motin, Jarraud, i tha Zërit të Amerikës se oqeanet thithin rreth një të katërtën e dioksidit të karbonit që prodhojnë njerëzit.  

"Pa oqeanet, dioksidi i karbonit do të mbetej në atmosferë. Ndaj koncentrimi do të ishte i lartë dhe ngrohja do të ishte edhe më e lartë si pasojë. Por kemi të bëjmë edhe me diçka tjetër. Si rezultat i ngrohjes globale, oqeanet zgjerohen dhe rritet niveli i detit. Ndikimi tjetër është shkrirja e akullnajave si ato në Antarktidë dhe Groenlandë."  

Raporti bën lidhjen e një numri të madh zhvillimesh atmosferike me ndryshimet klimatike. Raporti detajon shirat e mëdha rekord dhe përmbytjet në vende si Britania, Rusia dhe vende të tjera evropiane po ashtu në Azi, Amerikën Latine dhe Amerikën e Veriut.

Në të njëtën  kohë, një thatësirë e madhe ka përfshirë Kinën verilindore, pjesë të Amerikës Qendore, perëndimin e Shteteve të Bashkuara dhe Australinë. Agjencia ndërkombëtare për motin regjistroi 72 stuhi tropikale deri në mesin e nëntorit duke lënë të hapur mundësinë për stuhi të tjera para fundit të vitit.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHBA - SHQETËSIME PËR RAPORTET SE LIDERI I KRIMESË ËSHTË ME PUTININ NË INDI (12.12.2014)
DREJTORI I CIAs BRENNAN MERR NË MBROJTJE AGJENCINË (12.11.2014)
ISH NËNPRESIDENTI CHENEY NË MBROJTJE TË CIAs (12.11.2014)
MONAKO - LINDIN BINJAKËT MBRETËRORË (12.10.2014)
RAPORTI PËR CIA-n NXIT THIRRJE PËR NDJEKJE PENALE (12.10.2014)
ME 97 PËR QIND TË VOTAVE, ANGELA MERKEL ZGJIDHET PËR HERË TË TETË LIDERE E BASHKIMIT KRISTIAN-DEMOKRAT (12.10.2014)
PRITET RAPORTI I CIA-s, SHTOHET SIGURIA NË INSTITUCIONET AMERIKANE (12.09.2014)
TAJFUNI HAGUPIT ARRIN NË KRYEQYTETIN E FILIPINEVE (12.08.2014)
MERKEL - RUSIA PO I NDËSHKON VENDET ME ASPIRATA EVROPIANE (12.07.2014)
BIDEN - NUK KA NEVOJË PËR MË TEPËR SANKSIONE KUNDËR IRANIT (12.07.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lartë]