ME 97 PËR QIND TË VOTAVE, ANGELA MERKEL ZGJIDHET PËR HERË TË TETË LIDERE E BASHKIMIT KRISTIAN-DEMOKRAT
E Mërkurë, 12.10.2014, 08:12am (GMT+1)
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, është konfirmuar në drejtimin e partisë së Bashkimit Kristian-Demokrat me 96.72% të votave, gjatë kongresit federal të mbajtur në Këln. Kjo është hera e tetë që Merkel zgjidhet lidere e presidencës së partisë konservatore. Në vitin 2012, kishte fituar rreth 98% të votave, rezultati më i mirë i të gjitha kohërave. Ndërkohë, nga tribuna e kongresit, Angela Merkel, ka deklaruar se vendet e BE-së duhet të respektojnë rregullat që u vendosën mbi paktin e stabilitetit.
www.voal-online.ch
|