PAPA - I KALOFSHI TË GËZUAR KRISHTLINDJET
E Hënë, 12.15.2014, 08:51am (GMT+1)
Papa Françesku u ka bërë thirrje besimtarëve që në prag të Krishtlindjeve të përpiqen të jenë sa më të gëzuar.
Rreth 50,000 njerëz janë mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit për të dëgjuar Papën gjatë paraqitjes së tij tradicionale në dritare, çdo të diel.
"Zemra e njeriut dëshiron gëzim. Çdo familje, çdo popull synon lumturinë", ka thënë kreu i Selisë së Shenjtë.
Krishtlindjet festohen në mesnatën e 24 dhjetorit.
www.voal-online.ch
|